Author: Hamdi Kumanova

“Ende jemi duke bërë analiza, hapat e nxituar janë veprim i keq”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e një gazetari lidhur me letrën që ishte paralajmëruar t’i dërgohet BE-së me propozim-zgjidhje për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane. “Po kërkoj pak durim. Hapat e nxituar janë gjithmonë një lëvizje e keqe do të thosha, ndoshta duhet t’i tresin pak gjërat që të flemë me kokë të ftohtë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Gjithçka është në qarkullim. Unë do të udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një eventi në Salzburg, më pas do të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira e miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë. “Operacioni sulmues i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen…

Lexo më Shumë

Dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha. Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët. Duhet të jemi të bashkuar kunder kesaj qeverie, ishte mesazhi i tyre. Me këtë lëvizje, grupi i Lulzim Bashës mbetet në këshillin bashkiak të Shkodres me vetëm 3 këshilltarë duke…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës. “Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën një sasi lënde kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje./vizionplus.tv

Lexo më Shumë

Më pak aksidente me fatal dhe aksidente në përgjithësi janë shënuar në shtator të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kanë ndërmarrë veprime me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Dorëshlirë ky institucion është treguar edhe në shqiptimin e gjobave, pasi nga 58 mijë gjoba që janë shqiptuar vitin e kaluar, kësaj here ky numër ka shkuar në 65 151. “Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%,…

Lexo më Shumë

Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani është një vlerësim i SHBA për rolin e Gjermanisë në Evropë dhe në botë. Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania i kujtoi të gjithë pse është kaq e rëndësishme aleanca e Natos, tha Biden. Në Berlin, Bideni e cilësoi Gjermaninë “më të ngushtin dhe më të rëndësishmin nga aleatët” e SHBA. Presidenti amerikan solli me vete vlerësime të larta për mikpritësit gjermanë. Para takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Joe Bideni theksoi se nën drejtimin e Scholzit Gjermania u ngrit në këmbë dhe u përball me momentin. Kancelarin Scholz, Bideni…

Lexo më Shumë

Ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dorëzuar edhe një kallëzim penal nga DPB Strugë, për shkak të emërimeve të paligjshme që i ka bërë në shkollat e strugës. Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. “Me datë 17.01.2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhjen dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i një shkolle në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se kandidatja të cilën e emëroi nuk…

Lexo më Shumë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon me nismën “Investor Support Day,” dhe këtë radhë bashkoi investitorë italianë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë me të cilat ata ndeshen në Shqipëri. Në takim, ku morën pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zëvendësministri i MEKI-t, Sokol Duma, zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, drejtori i AKPA, Klevis Hysa dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Stefano Salmaso, u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, të cilat zënë sot vendin e dytë. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëbisedimi me investitorët, ku ata patën mundësinë të sugjeronin…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtypin në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, gjatë të cilit është diskutuar edhe për operacionin e aleancës në Kosovë. “Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 22-vjeçare nga Firence, të dy të akuzuar për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike, u arrestuan nga policia italiane mbrëmjen e së enjtes. Operacioni u zhvillua gjatë një shërbimi që synonte goditjen e krimeve të lidhura me drogën. Efektivët ndaluan të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimesh. Pas kontrollit, burri ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur efektivët me bërryla të forta. Me gjithë rezistencën, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vazhdojnë operacionin, duke shkuar më pas në shtëpinë e të riut, ku gjetën edhe shoqja…

Lexo më Shumë

Në një inspektim të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në restorante, tregje dhe mishtore në Kumanovë janë asgjësuar rreth 100 kilogramë mish dhe përgatitje të tjera nga mishi të pasigurta. Për parregullsitë e konstatuara, shitje të çorbës së ngrirë, vendosjen në treg të përgatitjeve të ngrira të mishit, shitja e mishit pa deklarim si dhe për vlefshmërinë e kaluar të kartave sanitare të punonjësve tek operatorët ushqimorë dhe mungesë të dokumentacionit, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë prej 100 deri në 1000 euro. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Inspektime në Kumanovë janë përfshirë…

Lexo më Shumë