Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme dhe
mbrëmjes së kaluar ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub
mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit.
Sërish është intervenuar në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e
Plastikave) ku për një periudhë të gjatë kohore është vërejtur hedhje e
vazhdueshme e mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipëfaqet publike dhe
të trafikut. Gjatë kohës së aktiviteteve të djeshme të NP Higjiena
Komunale -Shkup, në këtë lokacion janë ngritur 40 metra kub mbetje
komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në këndin me rrugën
Maksut Sadik, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë.
Në komunën Çair kanë filluar edhe aktivitetet për largimin e deponisë së
madhe të egër në rrugën Vukovarska, ku pastrimi do të vazhdojë edhe
gjatë ditës së sotme.
Njëkohësisht, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup ngritën edhe 20
metra kub mbetje komunale të përziera të hedhura në sipërfaqet me bar në
afërsi të Qendrës Kulturore Rinore.
Data 05.10.2026
Aktuale
- Zhegrova impresionon italianët, mediumi i njohur i thur elozhe numrit 10
- Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
- Ukraina po krijon “Starlink”-un e saj, Zelensky zbulon projektin: Po zhvillojmë edhe raketa të vogla
- Google shpall “luftë” ndaj profileve të rreme dhe përmbajtjeve me AI, ja çfarë ndryshon në kërkime
- “Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90
- Spanjë/ Mijëra qytetarë protestojnë për të drejtën e strehimit, thirrje për grevë të përgjithshme
- Shtypi i ditës, e hënë, 5 Tetor 2026
- Aurora shumë e lumtur që e ka zgjedhur Kushtrimin për burrë, këto janë fjalët e zemrën që i tha për të



