Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat. “Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.
Data 22.07.2026
Aktuale
- Gjorgjievski: Komunat do të formojnë komisione për raportimin e dëmeve nga moti i keq
- Macja kapet duke transportuar dr*gë në një burg në Rusi, pamjet virale
- VIDEOLAJM/ Studentet në protestë, imitojnë politikanët: Luajnë poker dhe ndajnë Shqipërinë!
- “Na ka vajtur thika në palcë”- Qytetari nga sheshi i protestës: Ky është uragan që djeg, është sheshi i i halleve të shqiptarëve!
- Sherr me leva në Tiranë/ Përplasen fizikisht shoferi i autobusit dhe drejtuesi i një automjeti, arrestohen të dy nga policia
- FOTOLAJM/ “Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë!”- Pankartat e qytetarëve në protestën e 53-të kundër Ramës: Kryeministri poston etiketa, populli kërkon drejtësi!
- Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërron jetë në spital një prej të plagosurve
- Për herë të parë vendoset flamuri shtetëror në zyrën e Ali Ahmetit: Jam për shtet unitar, ishte edhe sugjerim i ambasadorëve


