Temperatura më e madhe në Maqedoni sot është regjistruar në Kodrën e Diellit me -4 gradë celsius, kurse temperatura më e madhe në Gjevgjeli me 6 gradë celsius. Në Shkup temperatura në mëngjes ishte -3 gradë celsius, më pas Tetova dhe Mavrova me -2, në Shtip dhe Berovë -1 gradë celsius, dhe 0 në Shkup, Kumanovë, Demir Kapi, Kavadar dhe Krushevë. Temperatura mbi 1 gradë celsius ka në Kriva Pallanka, Prilep, Strumicë, Veles, Ohër, Manastir dhe Vinicë. Po ashtu bora më e madhe sot në mëngjes është regjistruar në Kodrën e Diellit me 25 centimetra borë kurse…
Author: Hamdi Kumanova
Një 34-vjeçar nga Gostivari ka rënë viktimë e një mashtrimi përmes SMS-ve, njofton Tetovasot duke u thirrur në informacionet e SPB Gostivar. Sipas policisë, qytetari ka pranuar një mesazh me link të rremë për një dërgesë të supozuar nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Pasi ka futur të dhënat e kartelës debitore në faqen e rreme, nga llogaria e tij janë kryer disa transaksione të paautorizuara në vlerë totale prej 89.106 denarë, drejt një marrësi jashtë shtetit. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Policia ka kryer bastisje në një objekt në fshatin Vojnik, Komuna e Staro Nagoriçanit, ku janë gjetur armë dhe pajisje të dyshimta, ndërsa një person është arrestuar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se bastisja është realizuar më 16 janar 2026, në orët e pasdites, nga zyrtarë të SPB Kumanovë, në bazë të urdhrit gjyqësor. “Gjatë kontrollit në një shtëpi pushimi, pronë e K.B. (26) nga Kumanova, janë gjetur një pistoletë e tipit ‘Zastava’, kalibër 6.35 mm, një elektroshok, një peshore digjitale dhe sende të tjera,” njofton MPB. Sipas autoriteteve, i dyshuari është privuar nga liria dhe…
Ilir Hasani: Si traumatolog dhe si deputet Kryeministri deklaroi se në nivel koordinues mes grupeve parlamentare, janë sqaruar të gjitha dilemat dhe se Ligji për Kundërvajtje pritet të miratohet në seancën e ardhshme, me zbatim nga 1 shkurti. Megjithatë, nga BDI ka pasur vërejtje gjatë periudhës testuese të projektit Safe City. A janë adresuar realisht kërkesat tuaja, dhe cilat jane ato kerkesa? Dhe A do ta mbështesë BDI ligjin në këtë formë? BDI ka qenë dhe mbetet konstruktive në mbështetjen e projektit Safe City dhe ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, sepse bëhet fjalë për një projekt që lidhet drejtpërdrejt me…
Siç njoftojnë nga MPB, sot është arrestuar 67 vjeçari nga Tetova i cili për një periudhë të gjatë ka shqetësuar 18 vjeçaren. Siaps raportit policor, ai ka ndjekur atë dhe ka incizuar me telefon mobil. “Pardje rreth orës 12:10, në rrugën ‘Jadranska’, zyrtarët policorë kanë arrestuar E.I (57), pas denoncimit të mëhershëm. Në denoncim është theksuar se 57 vjeçari vazhdimisht ka ndjekur vajzën pa lejen e saj”, thuhet në raportin e policisë. Nga SPB Tetovë njotojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet denoncim.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk ka ndryshime në marrëdhëniet me SHBA-në pavarësisht vendimit për pezullimin e përkohshëm të procedurave për lëshimin e vizave emigruese për 75 vende, midis të cilave është edhe Maqedonia. “Sigurisht që nuk ka. Kjo është politika kombëtare amerikane dhe SHBA-ja me shumë gjasa nuk izolon 75 vende”, tha mbrëmë Siljanovska Davkova, e ftuar në TV Sitel. Për mua, shtoi ajo, ishte një masë e pritur për shkak të politikës kufizuese të imigracionit. “Është logjike që nëse e ndërmerrni atë hap të parë, tani do t’i shikoni edhe ata që mund të vijnë ligjërisht, por…
Nga LSDM thonë se vendimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i suspendojnë vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por paralajmërim. “Po bëhemi vend i botës së tretë. Maqedonia sot po e paguan çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit që çojnë në izolim dhe humbje besimi te partnerët strategjik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Sipas tyre, kjo qeveri po bën aktivitete anti-amerikane me bashkëpunëtorët e Mickoskit siç është Stoilkoviqi, i cili ka lidhje direkte me Moskën. “Po ashtu jemi dëshmitarë të fushatës kundër BE-së. Në vend të reformave, me qëllim provokohen kundërshtimet e Greqinë dhe Bullgarinë,…
Më 16.01.2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Jordan Zlatanoski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.L. (39) nga Tetova. Ai ishte në kërkim me fletarrest sipas urdhrit gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, për veprën penale “prodhim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal. B.L. është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Një shoqëri financiare në territorin e komunës së Karposhit është grabitur, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Siç thuhet në buletinin policor, mbrëmë (16.01.2026) në orën 03:35, në SPB Shkup është raportuar se në ambientet e një shoqërie financiare, të vendosura në një qendër tregtare në zonën e Karposhit, është hyrë me përdorimin e forcës dhe janë marrë para.
Garda Kombëtare e Iowas ka njoftuar për pritjen që i kanë bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari dhe rreshterit Bedri Zuka. Në këtë njoftim, Garda e Iowas ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, drejtuesit e FSK-së kanë pasur mundësinë të marrin informacione për aftësitë e Gardës amerikane. Gjithashtu drejtuesit e FSK-së kanë parë nga afër trajnimet në kampin Dodge. Garda e Iowas thotë se kjo ndikon në përforcimin e mëtejshëm shtetëror në mes të Kosovës dhe Iowas.
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person derisa ishin në stacionin policor në Kaçanik. Njëri nga ta pasi kishte marrë fillimisht tretman mjekësor në QKMF u dërgua në emergjencën e Ferizajt. Ndërkaq, i dyshuari u dërgua në mbajtje. “Stacion policor Kaçanik 16.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e Kosovës në mënyrë që të kryhen shumë punë të cilat nuk u kryen si shkak i mungesës së tyre. Ai ka thënë se është e rëndësishme që të formohet një qeveri stabile, qoftë e vetme apo edhe e koalicionit. “Nëse flasim për situatën parlamentare, mund të argumentohet se vrulli është humbur prej kohësh. Por le të fokusohemi te viti 2026-të. Zgjedhjet janë mbajtur, së shpejti do të kemi një qeveri të re dhe ka shumë çështje që duhen zgjidhur, veçanërisht…

