Nga LSDM thonë se vendimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i suspendojnë vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por paralajmërim.
“Po bëhemi vend i botës së tretë. Maqedonia sot po e paguan çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit që çojnë në izolim dhe humbje besimi te partnerët strategjik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Sipas tyre, kjo qeveri po bën aktivitete anti-amerikane me bashkëpunëtorët e Mickoskit siç është Stoilkoviqi, i cili ka lidhje direkte me Moskën.
“Po ashtu jemi dëshmitarë të fushatës kundër BE-së. Në vend të reformave, me qëllim provokohen kundërshtimet e Greqinë dhe Bullgarinë, sërish hapen çështjet me të vetmin qëllim të arsyetohet izolimi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/
Data 08.09.2026
Aktuale
- Klodiana Lala: SPAK të hetojë dëbimin e News24 dhe gazetarëve nga Kayo. Kompania dyshohet e përfshirë në skemën e trafikut të armëve
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut shënon 35 vjetorin e pavarësisë
- Velkovski: Kryeministri u bë kryetar i komunës së gjithë Maqedonisë!
- Pavarësia krijon shtet, ndërgjegjja krijon shtetësi
- (VIDEO) Toshkovski: Njëri nga të akuzuarit e vrasjes është i burgosur
- (VIDEO) Nafta i kushton 4 herë më shumë qytetarit të RMV-së sesa zviceranit
- Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë
- Dje u dënua nga gjykata, sot Gjesti shfaqet i qetë në plazh: “Calm”



