Author: Hamdi Kumanova

Përplasja mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara zhvendoset nga sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Alpet zvicerane, ku liderët evropianë do të takohen ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump. Në tryezë janë disa çështje kyçe: paqja në Ukrainë, pretendimet për Groenlandën dhe rindërtimi i Gazës. Rezultati i bisedimeve konsiderohet i paparashikueshëm, aq sa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur tashmë për të enjten në mbrëmje një samit të jashtëzakonshëm, ku liderët e BE-së do të jenë gati të marrin vendimet e nevojshme në varësi të ecurisë së takimeve në Zvicër. Rreziku më i…

Lexo më Shumë

Situata ndërkombëtare rreth Groenlandës dhe raportet mes SHBA-ve, Evropës dhe Rusisë po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka folur nga Varshava për një skenar që, sipas tij, “të frikëson”, duke mos përjashtuar megjithatë mundësinë e një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump. Sikorski ka nisur deklaratat e tij për Corriere della Sera duke akuzuar Rusinë për propagandë. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës pretendon se po “çliron vëllezërit ukrainas”, ndërkohë që në realitet i lë ata në të ftohtë dhe në errësirë, pikërisht gjatë dimrit më të…

Lexo më Shumë

Rendi dhe qetësia publike janë prishur në oborrin e një shtëpie në fshatin Inxhikovë të Shkupit, ku ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave, njofton Tetovasot. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë tre persona nga njëra anë dhe dy nga ana tjetër, ndërsa janë përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë masa ligjore.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një burri dhe një gruaje të cilët, si bashkëpunëtorë, kanë ndihmuar 18-vjeçarin, i cili më 9 janar të këtij viti me automobil “folksvagen pasat” përplasi një grua në Kapishtec, të largohet nga vendi. Të pandehurit, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së një veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365, paragrafi 2 i Kodit Penal, më 9 janar, së bashku me paramendim, ndihmuan të arratiset Saitov Saiti (18), person i dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik,…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë ka vazhduar aksioni për largimin e objekteve dhe paisjeve të përkohshme  hotelerike, të vendosura ilegalisht në sipërfaqet publike në qytet. Bëhet fjalë për aktivitet të filluar para festave të fundvitit në zonën qendrore të Kumanovës, e që nën mbykqyrjen e organeve kompetente komunale ka vazhduar këtë muaj. “Aktualisht, pronarët po largojnë teracën verore të objektit të hotelerisë “La Vita”. Por vendime për largimin e paisjeve të këtilla kanë marrë pronarët e objekteve në sheshin e qytetit dhe në ish-kazermën në Bedinjë. Të gjitha objektet e hotelerisë që zënë zonat e trafikut publik dhe nuk kanë leje për instalimin…

Lexo më Shumë

34-vjeçari nga Gostivari është mashtruar dhe ju morën rreth 90 mijë denarë kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Gostivarasi dha të dhënat e kartelës bankare në një faqe të rreme interneti dhe iu morën paratë nga një pranues jashtë shtetit. “Më 16.01.2026 në orën 13:00 në SP Gostivar S.A. (34) nga Gostivari denoncoi se ka marrë një njoftim dhe një link përmes një porosie në SMS për kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Pasi i kishte futur të dhënat e kartës së tij debitore në faqen e rreme të internetit,…

Lexo më Shumë

Deklaratat e Arben Taravarit dhe bashkëpartiakut të tij, Isen Shabanit, për dështimin e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht janë hipokrizi e pastër dhe tentativë për të fshehur fajtorin e vërtetë, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, Ali Ahmetin. Të flasësh sot për “lista të papastruara” dhe për “5–6 mijë të vdekur në lista zgjedhore”, ndërkohë që BDI për 20 vite ka fituar zgjedhje pikërisht me këto lista, është mashtrim i qëllimshëm i opinionit. Nëse listat janë problem, atëherë fajin ta kërkojnë te partneri i tyre politik, BDI-ja, e cila kurrë nuk kishte interes t’i pastronte. Por problemi është…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova. Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi sot se një komunë nuk matet vetëm me investime infrastrukturore, por edhe me përkujdesjen ndaj njerëzve dhe solidaritetin që ndërtohet çdo ditë. Në këtë frymë, ai priti udhëheqësit e organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, që operon në Shkup. Gjatë takimit u diskutua mbi ndihmën që kjo organizatë u ofron familjeve në nevojë dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të kthyer solidaritetin në veprim konkret dhe mbështetje për qytetarët më të ndjeshëm. “Kryesia e komunës mbetet e hapur për të gjitha iniciativat që promovojnë humanitetin dhe përgjegjësinë shoqërore,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova. Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Sh.M. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe…

Lexo më Shumë