Raporti I fundit I Transparency International nxjerr në pah një sërë parregullsishë dhe keqpërodrime që kanë të bëjnë me korrupsionin në RMV sa i takon muajt që lam pas. Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me korrupsionin, duke shënuar një muaj tjetër të mbushur me hetime dhe skandale. Sipas raportit të Transparency International – Maqedoni, në kuadër të aktivitetit Pastër- Turbullt, muaji shkurt 2025 ka qenë një tjetër periudhë e mbushur me hetime dhe skandale korrupsioni. Për këtë muaj radhitet hetimi që ka filluar ndaJ Pece Mirçeskit, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme, për dyshime për dhënie ryshfeti dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Departamenti për Punë të Brendshme Strugë ka bërë kallëzim penal kundër V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, transmeton Portalb.mk. I denoncuari, drejtor i një shkolle fillore në fshatin Podgorcë të Strugës, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial në shtetin fqinj dhe e ka përdorur atë krahas dokumenteve për zgjedhjen e drejtorit. Pas kontrolleve të kryera, është marrë përgjigje se personi nuk është i regjistruar në bazën e të dhënave dhe evidencat e filialës.
Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht. “Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë…
Ish-ambasadori Vasko Naumovski thotë se bashkëpunimi i afërt me Hungarinë dhe Serbinë nuk nënkupton zgjerim të bllokut euroskeptik në rajon, pasi që sipas tij, për euroskepticizmin fajtore është vetë Bashkimi Evropian. Naumovski për “Alsat” tha se përqindja e qytetarëve që mbështesin anëtarësimin e vendit në BE është ende e lartë, megjithatë ka një trend rritës qytetarëve skeptik, që vlerësojnë se Maqedonia nuk është e gatshme që të bëjë kompromise pasi që deri më tani, nuk kanë sjellë avancim në procesin euorintegrues. “Vlerësoj se më meritor për zgjerimin e euroskepticizmit në Ballkan janë vetë anëtaret e Bashkimit Evropian dhe institucionet e…
Dha dorëheqje anëtari i LSDM-së në Komisionin për ndryshimin e emrave të Komunën e Tetovës. Socialdemokratët akuzojnë kreun e Tetovës Bilall Kasamin, se nuk i përfill, shkruan Alsat. Por, ky i fundit e cilëson si të shpejtuar vendimin e LSDM-së dhe thotë se procesi po zhvillohet në mënyrë demokratike. “…priten propozime nga qytetarët që do shqyrtohen nga komisioni e më pas ai raport i komisionit shqyrtohet nga këshilli komunal dhe i njëjti do sjell vendim. Unë mendoj se është forma më demokratike e emërtimit të rrugëve konform ligjit dhe nëse këshilli që përbëhet nga gjitha përbërjet politike dhe etnike sjell…
Policia ka arrestuar mbrëmë një 42-vjeçar nga Çergani, ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest. Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në orën 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë arrestuar 42-vjeçarin me iniciale B.N. Policia tha se kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 386 të Kodit Penal. Ky nen i referohet dhunës së rëndë që krijon ndjenjë pasigurie, kërcënim ose frikë te një person tjetër dhe parashikon dënim me burg nga tre muaj…
SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës. “Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës. Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar…
Shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike, qytetarët kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre me protestë. Sipas thirrjes që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e enjte, me fillim nga ora 13:00, para zyrës së EVN-së në Butel. “Koha për të ngritur zërin ka ardhur! Nuk mund të qëndrojmë më të heshtur përballë faturave të larta të energjisë elektrike, të cilat janë bërë të papërballueshme për familjet tona. Manipulimet dhe padrejtësitë që po na bëhen si shqiptarë nga EVN Maqedoni nuk mund të tolerohen më! Ju ftojmë të gjithë që të enjten, më 6…
LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE që të përkrah propozim ligjin për rritjen e pagave të punëtorëve “Kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje, ndërsa pagat mbeten të ulëta, punëtorët mbeten vetëm, shumë po mendojnë të largohen nga vendi në kërkim të kushteve më të mira. Ky është realiteti me të cilin përballen çdo ditë familjet maqedonase. Punëdhënësit janë të etur për të rritur pagat për të mbajtur punëtorët, por kontributet e larta janë pengesa kryesore. Në vend që ato para të përfundojnë në xhepat e punëtorëve, ato shpenzohen për taksa të mëdha. Prandaj, LSDM-ja propozon një zgjidhje ligjore që do…
MPB njofton se me datë 03.03.2025, ora 23:30, në DPB Gostivar vetë janë paraqitur A.O. dhe vajza e saj A.O., të dyja nga Gostivari. Më herët, ata ishin raportuar nga nusja e tyre 41-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Të nderuar prindër dhe të dashur nxënës! Sa herë që afrohen festat e 7 dhe 8 marsit, nxënësit nisin përpjekjet për të vlerë ndonjë dhuratë në kohën kur kriza ekonomike në familjet tona gjithnjë e më tepër po thellohet. Çmimet e larta, shpenzimet bazë e bëjnë të pamundur lluksin e dhuratave sidomos vë në siklet shumë prindër të cilët edhe ashtu në këtë muaj të shenjtë kanë shpenzime të mëdha. Dhurata më e mirë do të ishte suksesi i nxënësve dhe suksesi I shkollës që do të gëzonte jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Andaj Fluent i ka thënë STOP…
Bujar Osmani nga BDI deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje parlamentare, por edhe pa rikthimin e Balancerit, Badenterit dhe garancisë së Ligjit për Gjuhët. “Nuk mund të ketë zgjedhje në një situatë ku shqiptarët degradohen në këtë nivel. Do të krijohet një krizë e thellë politike. Shqiptarët nuk do të lejojnë që dita të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kjo është një detyrim moral, kombëtar dhe njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Dhe tani të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur?” – tha Osmani për “Daily Click” në TV21. Ai…

