Policia ka arrestuar mbrëmë një 42-vjeçar nga Çergani, ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest. Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në orën 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë arrestuar 42-vjeçarin me iniciale B.N. Policia tha se kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 386 të Kodit Penal. Ky nen i referohet dhunës së rëndë që krijon ndjenjë pasigurie, kërcënim ose frikë te një person tjetër dhe parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në tre vjet. I arrestuari mbrëmë është dërguar në Institucionin korrektues-përmirësues në Idrizovë për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk
Data 15.11.2026
Aktuale
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj



