Author: Hamdi Kumanova

Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të. Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi. Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”. “Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump. Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se arritjet e…

Lexo më Shumë

Rreth 50 000 njerëz në Evropë vuajnë nga mukoviscidoza, mbi 60% e tyre janë fëmijë. Mukoviscidoza është një sëmundje e rrallë gjenetike që prek mushkëritë, sistemin tretës dhe organet e tjera duke shkaktuar akumulimin e sekrecioneve të trasha dhe ngjitëse që shkakton infeksione kronike, probleme me frymëmarrjen dhe vështirësi në përthithjen e lëndëve ushqyese. Pacientët shpesh vuajnë nga kollitja, gulçimi dhe inflamacioni i mushkërive që kërkojnë kujdes intensiv mjekësor. Sëmundja kërkon terapi intensive, duke përfshirë inhalimet ditore, të cilat mund të arrijnë deri në 10 në ditë. Një inhalator cilësor është çelësi i efektivitetit të trajtimit. Ai e dërgon…

Lexo më Shumë

Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’i shesë aksionet e saj një grupi biznesi, ku përfshihet edhe firma amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin. Në dokumentet e paraqitura autoriteteve, konglomerati “CK Hutchison Holding” tha të martën se do të shesë të gjitha aksionet e dy njësive të saj, “Hutchison Port Holdings” dhe “Hutchison Port Group Holdings”. Të dy njësitë përbëjnë 80% të grupit “Hutchison Ports”…

Lexo më Shumë

Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) do të mbahet sot. Seanca mbahen në Pallatin e Drejtësisë në ora 13:15. Prokuroria Speciale e Kosovës në shkurt të 2025-së ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për veprën penale – spiunazh. Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës. Po ashtu…

Lexo më Shumë

2 muaj pasi në opinion doli një fotografi ku ai pozon me një ari të vrarë, Sasho Drango është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të “Rrugët e Maqedonisë”. Në vend të tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja. Më 2 janar, organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” publikoi një fotografi ku Drango pozon me një ari të vrarë. Në fotografi, e cila mendohet të jetë nga dhjetori i vitit 2024, Drango mban një pushkë me teleskop, gjë për të cilën organizata e akuzoi se ai e kishte qëlluar arin, një specie e mbrojtur. Drango, i cili është…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”. Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, më 4 mars, Trump tha se ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. “Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e…

Lexo më Shumë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës…

Lexo më Shumë

Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale (AI) DeepSeek reflekton rritjen e kompanive kineze në këtë fushë, tha një zyrtar i parlamentit kinez, Lu Cinijan. Lu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përparimin e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale, tha se ajo që ka arritur ekipi i ri i start-up-it kinez të AI DeepSeek “është për t’u lavdëruar”, raportoi reuters. Ai shtoi se DeepSeek ndjek një qasje me kod të hapur dhe promovon përdorimin e gjerë të teknologjisë AI në nivel…

Lexo më Shumë

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë janë në proces të numërimit të votave me kusht. Në ueb-faqen e KQZ, ku përditësimi i fundit është i orës 23:02 të së martës bëhet e ditur se tashmë janë numëruar 78.57 për qind e fletëvotimeve. Deri tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, Lista Serbe me 11.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.21 për qind dhe Koalicioni për Familje me…

Lexo më Shumë

Ligji për komunikime elektronike përplasi deputetët e Frontit Evropian dhe të VMRO-DPMNE-së. Sali Murat kishte 20 amendamente ndaj propozim ligjit, i cili parashikon bllokimin e faqeve të internetit për lojërat e fatit. Mes tjerash deputeti Murat kërkoi që bllokimi i përmbajtjeve në internet të mund të bëhet vetëm me vendim gjyqësorë. “E para futje e kontrollit gjyqësor gjatë bllokimit të përmbajtjeve të internetit. Këtë e kam thënë edhe herën e kaluar, këtu kam disa amendamente për këtë problematikë. E dyta vendosje e regjistrit publik për faqe të bllokuara. Komponenta e tretë është definimi i procedurave për mbrojtje ligjore, sepse me…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një automjet, ndërsa nga pjesa e pasme e tij varet një mace. Videoja po shpërndahet nga qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët e dënojnë aktin e torturimit të kafshës. Nga Sektori për Punë të Brendshme sot njoftuan se po punojnë për të sqaruar rastin. Pasi në rrjetet sociale u shfaq videoja me automjetin, oficerët e policisë nga SPB Shtip po marrin masa dhe aktivitete për të gjetur autorin dhe për të sqaruar rastin, thuhet në përgjigjen e shkruar nga SPB-Shtip. Nga nisma qytetare “Ne për mirëqenien e kafshëve/We for…

Lexo më Shumë