Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është në Koalicion me Frontin Evropian, Ziadin Sela thotë se subjekti i tij nuk do të pranoj që të heq dorë Ilire Dauti dhe se ajo do të jetë kryetare e komisionit për politikë sociale Pas votimit të interpelancës në qoftë se duhet ne përsëri të propozojmë kandidat për në atë komision, ajo do të jetë Ilire Dauti ka thënë Sela.“Ne nuk heqim dorë prej njerëzit që I zgjedhim. S`kemi hequr dorë prej Albanit në Bogovinë dhe prej shume njerëzve tjerë. Ilire Dautin e ka zgjedhur aty vota juaj, vota e shqiptarëve, Aleanca për…

Lexo më Shumë

Me datë 12.01.2025 në ora 02.10 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarët policorë të NjP-Gallatë, kanë privuar nga liria D.G (26) nga Republika e Shqipërisë, me banim në fshatin Bërvenicë të Tetovës, e cila është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare. Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Nga BDI përmes një kumtese thonë se VLEN po mashtron për Ballkanin e Hapur, ato nga “projekt antikombëtar” në partneritet strategjik të Shkupit me Beogradin, me Stoiljkoviqin në krye të Qeverisë! “Deri sa ishin në opozitë, partitë e koalicionit vlen bënë betimin e madh: Ditën e parë në pushtet, do ta tërheqim Maqedoninë e Veriut nga Open Balkan! Me këtë premtim mashtruan votuesit, e përdorën si armë politike për të sulmuar qeverinë e mëparshme, organizuan një fushatë të egër duke e etiketuar këtë iniciativë si të dëmshme për vendin dhe si një projekt antikombëtar sipas kahjeve të Albin Kurtit. Por…

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë ka kryer kontroll në një objekt hotelerie në fshatin Dobridol të Gostivarit, ku janë gjetur shtatë shtetase të huaja të cilët kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik në vend. Vajzat ishin të moshës nga 22 deri në 34 vjeç, duke përfshirë pesë nga Brazili dhe nga një nga Kolumbia dhe Venezuela. Nga MPB bëjnë të ditur se shtetaset e huaj janë ndaluar dhe janë mbajtur në komisariat për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se këtë javë në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Lajçaku ka ndarë detaje nga angazhimet e tij të para për këtë vit, duke theksuar se ka nisur misionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan. “Misioni im i parë i vitit më çoi në…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme, Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Plot 6 plumba u qëlluan në drejtim të 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i një biznesi mobilerie. Raportohet se Nasufi u ekzekutua teksa ndodhej në automjetin e tij, pranë banesës. Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja arme zjarri. Autori ka zbritur nga një motor të zi kur ka hapur zjarr, ndërsa mësohet se ka qenë i maskuar. Ai është larguar më pas në drejtim të Saukut. Plagët e marra në trup kanë…

Lexo më Shumë

Law do të luajë një rol mbështetës në një film të ri të regjisorit francez Olivier Assayas që do të portretizojë Putinin në fillim të karrierës së tij politike. “Unë nuk kam filluar të punoj ende për atë film,” tha Law për Deadline, përpara se të sqaronte, “domethënë, kam filluar, por tani më duket sikur Everesti të ngjitet, dhe unë jam në fund, duke kërkuar lart dhe Unë jam duke menduar: “O Zot, pse u pajtova me këtë?” “Unë shpesh ndihem kështu kur pranoj një film,” shtoi ai, shkruan People . “Mendova, ‘O Zot, si do ta zgjidh këtë?’ Por më…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisioni për Çështje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni Juridik-Ligjvënës. Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, në lexim të parë. Ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji janë në rend dite edhe të Komisionit për Financim dhe Buxhet, në të cilën gjithashtu në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme, të Ligjit për punën devizore, të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, të Ligjit për bankat,…

Lexo më Shumë

Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e borës është 57 cm, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM. Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe…

Lexo më Shumë

Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronews. Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi matin gjithashtu nivele të larta ndotjeje. Ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2021, ndërsa 48,000 njerëz vdiqën si rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit, sipas raporteve nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Hulumtimi i “Njuvenhajsen” nxjerr në pah sfidat e ndryshme me të cilat përballen pjesë të ndryshme të…

Lexo më Shumë