Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni, aksident për të cilin i fajësojnë autoritetet. Protesta u organizua dhe u drejtua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin. Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serbe (SNS) në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm. Presidenti serb dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat. Studentët e universitetit shtetëror në Beograd, Kragujevc dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Më shumë vende po i bashkohen “pikës së kthesës” kur bëhet fjalë për shitjen e automjeteve elektrike (EV). Çfarë do të thotë kjo? Një “pikë kthese” ndodh kur një teknologji e re fiton vrull të mjaftueshëm për të zhvendosur paraardhësin e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe për këtë theksohet se ka disa arsye: Në nëntor, India uli taksën për EV në 5 për qind, nga 12 për qind. Arabia Saudite, ndërkohë, njoftoi një mandat që kërkon që 5 për qind e hapësirave të parkimit të caktohen për automjetet elektrike. Në Norvegji, gati 90 për qind e automjeteve…
Në qytetin e Kumanovës, ndotja e ajrit ka arritur nivele të larta, duke shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve. Për të dytën herë brenda tetë ditëve, institucionet përkatëse kanë lëshuar një paralajmërim për ndotjen e ajrit dhe kanë rekomanduar masa për uljen e ndotjes në Kumanovë. Sipas matjeve të bëra më 6 dhe 7 janar, janë regjistruar nivele të larta të PM10 me përqendrimet mesatare ditore që kanë kaluar 100 g/m3, duke i kaluar kështu kufijtë e informimit për cilësinë e ajrit. Ndërkohë, Komuna e Kumanovës ka reaguar në lidhje me këtë situatë, duke lëshuar një njoftim për qytetarët, duke…
Dy agjencitë kyçe të sigurisë së Maqedonisë së Veriut, Agjencia për Zbulim dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, për momentin janë pa drejtues shqiptar. Kur u bënë emërimet në Agjencinë e Zbulimit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zgjodhi dy maqedonase etnike për t’i vendosur në pozitën e drejtoreshës dhe zëvendësdrejtoreshës, duke e lënë këtë institucion pa asnjë shqiptar në pozitë drejtuese, siç kishte qenë praktikë më parë. Politika nuk pati fuqi ta ndryshojë këtë, duke qenë se këtu emërimet ishin në dorë të presidentes. Koalicioni shqiptar në Qeveri, VLEN, kur u pyet për këtë, qetësoi duke thënë se “kanë zëvendësdrejtor në Agjencinë për…
Përderisa në Maqedoninë e Veriut po zgjasin debatet për rritjen eventuale edhe më të madhe se 24 mijë denarë të pagës minimale ne muajin mars, shtetet e rajonit gjithashtu rrisin pagën minimale kush më shumë e kush më pak. Rritjen më të madhe e ka regjistruar Federata e Bosnje e Hercegovinës. Paga minimale mujore për vitin 2025 në Federatën e BeH do të jetë 511 euro (1000 marka), që paraqet një rritje prej 60 për qind krahasuar me pagën minimale që kanë marrë punëtorët deri më tani. Ky vendim, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2025, është marrë…
SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht thirrjes së SHBA “Guri i Shtrenjtë” dhe SHBA “Vjosa” nga Shtima, Republika e Kosovës, për të marrë pjesë në ecjen tradicionale në shënim të përvjetorit të 26 të Masakrës së Reçakut. Edhe këtë vit, shoqata të shumta nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova, dhe të gjitha trojet shqiptare morën pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarje të tmerrshme që tronditi Gadishullin Ballkanik në shekullin e kaluar dhe fillimshekullin e ri. Shtegu prej 12 km ishte i lehtë për të ecur, ndërsa koha ishte e mirë për të krijuar shoqëri dhe njoftësi të reja. Masakra e…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë. Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut. Nga…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa. Borë bie në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, Gostivar-Strazhë, Dellçevë dhe Stracin. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 metra vërehet në Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar. NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore është e përfshirë në pastrimin e rrugëve. NP “Rrugët Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë konform kushteve në rrugë.
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) i përkujton të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët deri në dhjetor të vitit 2024, kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 2.000.000 denarë nga kryerja e qarkullimit të të mirave dhe shërbimeve, se kanë për detyrë që të parashtrojnë Formular për regjistrim për qëllim të tatimit të vlerës së shtuar (formulari TVSH-01). Nëse si person fizik merrni me qira hapësirë afariste në vend, ofroni shërbime menaxheriale, juridike, ekonomike, inxhinierike, artizanale, jepni orë private për nxënës dhe studentë, realizoni të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore ose kryeni qarkullim tjetër dhe…
Anija ORIKU P-132 zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijet e SNMG2 Taskunit 01 në ujërat e Detit Egje. Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s. Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar.
“As deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e udhëheqjes së partisë. Askush nuk u beson më fjalëve boshe të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Blerim Bexhetit. Votimi i djeshëm për interpelancën kundër Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitit, është një dëshmi e qartë se BDI-ja nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. Vetëm tre deputetë arritën të votojnë “pro” interpelancës, gjë që tregon një mosfunksionim serioz të BDI-së, një përçarje të thellë dhe një shpërbërje të shpejtë politike të kësaj partie. Mesazhet e BDI-së nuk arrijnë te askush në komunitetin ndërkombëtar, partia…
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se, asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar në lidhje me lirimin me kusht të personit të dënuar Sasho Mijallkov dhe as për të drejtën e tij për t’u larguar nga vendi, raporton Portalb.mk. “Prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me kusht të të dënuarit Sasho Mijalkov ka dhënë mendim negativ. Pas marrjes së vendimit për shkarkimin e tij, prokurori ka bërë ankesë, por është refuzuar si e papranueshme, pasi ndërkohë, me ndryshimet në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve të botuara në Gazetën Zyrtare më 02.04.2024, dispozita…

