Author: Hamdi Kumanova

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Honor do të shpenzojë 10 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për zhvillimin e AI për pajisjet e tij. Kompania me bazë në Shenzhen synon të zgjerohet nga të qenit kryesisht një kompani smartfonësh dhe të zhvillojë një sistem kompjuterësh, tabletash dhe pajisjesh të pajisura me inteligjencë artificiale. Në dhjetor, Honor tha se kishte përfunduar një ristrukturim të aksionerëve që e çoi atë më pranë një oferte fillestare publike, megjithëse nuk ishte shpallur asnjë afat kohor, shkruajnë mediat e huaja. Njoftimi i Honor vjen në mes të një bumi në investimet kineze në AI,…

Lexo më Shumë

Shitjet e automjeteve elektrike në Evropë u rritën me 37 për qind muajin e kaluar, me Volkswagen që mori fronin nga Tesla dhe Modeli Y. Veturat elektrike po pushtojnë Evropën, me shitjet e rritura me 37 për qind muajin e kaluar. Sipas të dhënave nga Jato Dynamics, 165,473 automjete plotësisht elektrike u dorëzuan në 28 vende evropiane (duke përfshirë 25 anëtarë të BE-së, Britaninë e Madhe, Norvegjinë dhe Zvicrën). Megjithatë, edhe vetura elektrike më e shitur nuk arriti të hynte në 25 e veturave të reja më të shitura në Evropë. Në janar, Volkswagen ID.4 u bë vetura elektrike më…

Lexo më Shumë

Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas. Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari…

Lexo më Shumë

Në fund të viteve 1950, beteja në hapësirën automobilistike amerikane ishte më e ashpër se kurrë më parë. Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi kryesisht kur Chevrolet rinovoi linjën e modeleve me të cilën mundi Fordin e madh. Modele si Bel Air dhe Impala e sollën markën General Motors në krye të listave në Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1950. Kjo ishte e papranueshme për Ford-in, pasi ishte vetëm në vendin e dytë. Kështu, Galaxie, ishte një nga shembujt që u përpoq të rivendoste pozicionin drejtues të Fordit. Dhe duke qenë se është një Skyliner, është…

Lexo më Shumë

Të premten, më 28 shkurt, Jelena Gjukanoviq u arrestua në rajonin e Mitrovicës. Ajo dyshohet se ka kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n. Sot, asaj iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Nga mediat u raportua se Gjukanoviq ishte punonjëse e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe misioni i kësaj të fundit në Kosovë. OSBE në reagim thotë se janë në dijeni për raportimet e mediave dhe se janë në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor. Tutje, në reagim thuhet se ky mision nuk mund të komentojë më tej për…

Lexo më Shumë

Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland, raporton KosovaPress. Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë. Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se…

Lexo më Shumë

Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedës së tensionuar me Presidentin Donald Trump. Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy. Zyrtarë në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane. Mbështetje dhe pikëpyetje nga…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është tani në një situatë që duhet të shfrytëzohet, në rrethana të ndryshme gjeopolitike që e ngrenë çështjen e zgjerimit më lart në agjendën e disa institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian, jo vetëm në Parlamentin Evropian, tha eurodeputeti Karlo Resler, i cili së bashku me Ivanka Vasilevskan janë bashkëkryesues të Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Maqedonisë në BE. Resler, i cili dy ditët e fundit ka qenë në Shkup së bashku me kolegët e tij të PE-së, anëtarë të Komisionit të Përbashkët Parlamentar, tha se janë të bindur në përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna dy punëtorë, inicialet e të cilëve janë G.M. dhe A.T. sepse kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. Bëhet e ditur se punëtori G.M. ka shkaktuar disa pasoja për “Trepçën”, duke filluar nga dëmtim i cilësisë së prodhimit, rritje e kostove operative, humbje financiare, keqmenaxhim i resurseve, dëmtim i besueshmërisë në treg dhe rrezik për stabilitetin operacional. Sipas njoftimit, thuhet se “Trepça” mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore. “Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore dhe transparencën në menaxhimin e ndërmarrjes, duke…

Lexo më Shumë

“Edhe këtë muaj nuk do të ketë rritje të pagës minimale, qeveria po i zhgënjen qytetarët për çdo ditë”, kështu deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo tha se nëse qeveria ka dëshirë të bëjë diqka mund ta gjejë edhe mënyrën pasi që siç thotë ajo në kohën kur LSDM ishte në pushtet paga minimale është rritur katër herë. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Zhgënjim i përditshëm nga qeveria e VMRO DPMNE-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga kjo qeveri për të përballuar kostot…

Lexo më Shumë

Ekipet e Inspektoratit të Tregut kanë konstatuar disa parregullsi gjatë kontrolleve në markete te tregtarët me pakicë, ndërsa mund të ketë dënime si mbyllje e marketeve, deklaroi sot në Prilep zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. “Në terren ndodhen rreth 50 ekipe të Inspektoratit të Tregut. Po kontrollohen marketet, farmacitë, kudo ku shitet me pakicë. Janë konstatuar disa parregullsi. Ka parregullsi në etiketimin e produkteve me zbritje, në përcaktimin e marzheve, çmimeve, në evidencën kontabël… Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba për më të padisiplinuarit dhe nuk përjashtohet mbyllja e disa marketeve, që është një nga masat e…

Lexo më Shumë

Teatri i Tetovës kritikon Ministrinë e Kulturës për buxhetin e vogël që ka ndarë për këtë institucion kulturor, shkruan Alsat. Drejtori Hasim Memishi thotë se vetëm me 4 milionë denarë duhet të përgatisin 3 shfaqje dhe të organizojë edicionin jubilar, të dhjetë me radhë të Festivalit të Teatrove. “Me mjetet që lëshon Ministria dhe me kushtet me të cilat ne punojmë nuk e di a mund të llogaritemi si punëtorë të thjeshtë e jo si artistë. Është shumë keq sidomos për Tetovën, që ka publik më shumë se gjithë qytetet tjera të vendit. Kurdo që bëjmë shfaqje e kemi sallën…

Lexo më Shumë