Author: Hamdi Kumanova

Më 02.03.2025, rreth orës 14:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar G.P. (25) nga Republika e Shqipërisë. Ai dyshohet se më herët ka vjedhur një telefon celular dhe para nga B.T. (29), nga fshati Banjicë e Poshtme, Gostivar. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa G.P. është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot do të mbajnë protestë të re para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për shkak të, siç thonë, ekzistimit të dyshimeve se konkursi për zgjedhje të drejtorit të këtij institucioni po bëhet në mënyrë joligjore. Protestë kanë mbajtur edhe para një jave, me ç’rast kanë marrë premtim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov se konkursi do të zbatohet në mënyrë ligjore dhe se do të zgjedhet kandidati më i mirë, i cili do t’i plotësojë kushtet. “Para saktë një jave kemi marrë premtim nga ministri Zoran Lutkov se konkursi për zgjedhje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i ftuar në edicionin e djeshëm të magazinës javore Detektor në TV Sitel, foli për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe se sa është e njohur ministria nga qytetarët. Ai tha se në këta 9 muaj ka 100 shërbime të reja dhe 25000 përdorues të rinj portal, qasje më të lehtë në portal për personat me aftësi të kufizuara si dhe 2 Qendra të reja Shërbimi. Në vitin aktual sipas tij janë planifikuar të hapen edhe 10 Qendra të reja shërbimi, transmeton Portalb.mk. “Krahasuar me vitin e kaluar numri i shërbimeve të përdorura në qendra…

Lexo më Shumë

Venko Filipçe dhe LSDM heshtin dhe nuk distancohen nga krimineli Filip Andov Sokol, i cili shpërndante të burgosur me mjete shtetërore. Filipçe duhet t’i tregojë opinionit pse hesht dhe nuk e shkarkon anëtarin e KQ dhe këshilltarin e Zaevit, kriminelin Sokol, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Çfarë ka bërë krimineli Sokol, LSD dhe Filipçe në atë masë që nuk po distancohen prej tij. Filipçe dhe LSD a e mbështesin Sokolin dhe i mbrojnë kriminelët? Nga se ka frikë Filipçe që e mban të heshtur? Populli e sheh se çfarë kriminelë të LSD-së e udhëhoqën shtetin, ata vetë për arsye fitimprurëse e varfëruan…

Lexo më Shumë

Një punonjës policie ka mbetur pa pistoletën e shërbimit me një kornizë me 13 plumba nga një dollap metalik. Pistoleta e shërbimit, siç ka bërë të ditur punonjësi i policisë, i është marrë nga hapësira që ka përdorur për të ruajtur pajisjet dhe armët. “Me datë 01.03.2025 në ora 08.00 në Repartin e Policisë Krushevë M. H. (38) nga Krusheva, i punësuar si punonjës policie në Sektorin e Punëve të Brendshme Krushevë, ka raportuar se në periudhën prej datës 31.10.2024 deri më 01.03.2025, një autor i panjohur i ka marrë pistoletën e shërbimit me kornizë me 13 fishekë nga kabineti…

Lexo më Shumë

Çështja e rritjes së pagës minimale mbetet e hapur. Paga minimale duhet të harmonizohet këtë muaj dhe sipas llogaritjeve, rritja do të ishte rreth 1.800 denarë. Sindikatat kërkojnë që paga minimale të jetë 500 euro, ndërsa kontributet e dallimit të lartësisë së pagës minimale deri 30.000 denarë t’i subvencionojë shteti. Nga Qeveria lënë që të merren vesh sindikatat dhe punëdhënësit, duke shtuar se nuk kanë asgjë kundër nëse punëdhënësit mund të paguajnë pagë minimale më të lartë se ajo ligjore, por se subvencionimi i kontributeve nuk është në agjendën e Qeverisë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot pritet që…

Lexo më Shumë

Një diskutim i veçantë në panelin “Ballkani Perëndimor në një Peizazh Global të Trazuar: Perspektiva Gjeopolitike dhe Gjeoekonomike” do të mbahet në Davis Center for Russian and Eurasian Studies në Universitetin e Harvardit më 5 mars, nga ora 18:00 deri në 20:00. Ky diskutim i rëndësishëm do të analizojë dinamikat e ndryshueshme gjeopolitike dhe gjeoekonomike të Ballkanit Perëndimor, duke shqyrtuar ndarjet kombëtare, aleancat në ndryshim dhe sfidat e rajonit përballë pasigurive globale. Panelistët do të diskutojnë lidhjet e Ballkanit Perëndimor me fuqitë perëndimore, luftën hibride të Rusisë dhe ndikimin e investimeve ruse dhe kineze në skenën politike dhe ekonomike të…

Lexo më Shumë

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë eskaluar. Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme i shtyjnë ata që të përshihen në përleshje të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Leposaviq, ku janë rrahur dy vëllezër pas një konflikti verbal. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht dy të dyshuarit, të moshave 32 dhe 38-vjeçar janë rrahur me njëri – tjetrin, ku si pasojë e sulmit fizik kanë pësuar edhe lëndime trupore. Rasti është denoncuar menjëherë dhe si rezultat, ka intervenuar një njësi…

Lexo më Shumë

Volodymyr Zelensky i Ukrainës ka deklaruar se beson se mund ta shpëtojë marrëdhënien e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump pas takimit të tyre me tension në Zyrën Ovale, por se bisedimet duhej të vazhdonin me dyer të mbyllura. Zelensky përsëriti se Ukraina nuk do t’i lëshojë asnjë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Ai tha se ishte ende i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për mineralet me SHBA-në dhe përshkroi një diskutim me liderët evropianë për të dërguar një plan paqeje në SHBA si një zhvillim kyç. Në një takim të jashtëzakonshëm që u transmetua drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Anne Haferkorn dhe Georg Stein po kërkojnë urgjentisht një apartament të lirë. Ata kanë edhe dy fëmijë dhe punojnë nga shtëpia, ndaj kanë edhe nevojë urgjente për një apartament me të paktën katër dhoma në Speyer (Rheinland-Pfalz) ose në zonën përreth. Ata mund të përballonin rreth 1.600 euro në muaj për qira totale. “Ne kemi vendosur kërkesa në shtëpi pleqsh dhe kopshte, kemi shpërndarë ato dhe kemi folur me njerëz në rrugë ose në kafene, kemi vendosur reklama në gazeta. Konkurrenca është thjesht shumë e madhe”, thotë Georg Stein, i cili nuk ka akoma kurfarë përgjigje për krëkesën e tij…

Lexo më Shumë

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë. Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është planifikuar takim kokë më kokë i Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas një seancë e përbashkët e dy qeverive.

Lexo më Shumë