Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë një të mitur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës. Po ashtu ka nisur procedimi për djalin e tyre 39-vjeçar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues…

Lexo më Shumë

Nga Policia Financiare kanë dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro. Nga Policia Financiare njoftojnë se objekti në Negotinë është pronë e prindërve të gjykatësit Gjoko Ristov. “Në kuadër të një hetimi të gjerë dhe kompleks që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë fundjavës së kaluar ka realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë. Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Këshillit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEİK) u mbajt me pjesëmarrje të gjerë, duke forcuar rolin e botës së biznesit turk në përfaqësimin global dhe vizionin e diplomacisë tregtare. Si rezultat i zgjedhjeve, Kryetari i Bordit Drejtues të Grupit Spitalor Sante Plus, Dr. Bilal Kara, u rizgjodh Kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut. Duke folur për periudhën e re, Bilal Kara theksoi se kjo zgjedhje nuk është vetëm vazhdim i një detyre, por edhe shprehje e vendosmërisë për ta çuar bashkëpunimin ekonomik mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut në një nivel më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, nga dita e nesërme do të marrë pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që mbahet në Davos të Zvicrës informon Tetovasot. Forumi i sivjetshëm, i cili zhvillohet nën moton “Në frymën e dialogut”, mbledh mbi 65 krerë shtetesh dhe qeverish, me synim gjetjen e zgjidhjeve për sfidat më të mëdha globale. Gjatë qëndrimit në Davos, kryeministri Mickoski do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të korporatave kryesore botërore dhe institucioneve financiare, ku do të…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Kodrën e Diellit me -12 gradë Celsius, ndërsa në Berovë ka qenë -10, dhe në Kriva Palankë -9 gradë. Në Gjurishtë, matjet e mëngjesit treguan -8 gradë, dhe -7 në Shkup-Petrovec, Kumanovë dhe Mavrovi Anovi. Sipas të dhënave, deri në orën 7 të mëngjesit, në Kodrën e Diellit kishte mbulesë bore në tre lokacione: 24 centimetra, 7 centimetra në Mavrovi Anovi dhe 4 centimetra në Krushevë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe të ftohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga…

Lexo më Shumë

Universiteti Ballkanik mirëpriti një delegacion zyrtar nga Komuna e Preshevës, i udhëhequr nga Kryetarja e Komunës, znj. Ardita Sinani. Në delegacion morën pjesë edhe z. Ragmi Mustafa, Nënkryetar i Komunës së Preshevës, z. Armend Aliu, Nënkryetar i Kuvendit Komunal, si dhe z. Gazmend Idrizi, Shef i Marrëdhënieve me Publikun i Kryetares së Komunës. Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit, Prof. Lütfi Sunar, dhe Zëvendësrektori, Prof. i Asoc. Ahmet Lökçe. Gjatë takimit zyrtar u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive konkrete për projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit…

Lexo më Shumë

Aktiviteti rreth centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa ka arritur kulmin: punëtorët heqin dheun për të zgjeruar gjerësinë e një rruge kryesore, ndërsa kamionët mbërrijnë në hyrjen e tij të ruajtur rreptësisht. Një gardh i gjatë është i mbuluar me tela me gjemba, dhe në një vendpushim, një makinë patrulle policie monitoron vizitorët e plazhit, një nga vendet e pakta me pamje të qartë të reaktorëve, të kornizuar nga mali i mbuluar me borë, Yoneyama. Kur të shtatë reaktorët e tij janë në funksion, Kashiwazaki-Kariwa prodhon 8.2 gigavat energji elektrike, mjaftueshëm për të furnizuar miliona familje. Duke zënë 4.2 km katrorë…

Lexo më Shumë

Luftimet në Ukrainë vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, përfshirë rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa konfliktualiteti hyn në vitin e tij të katërt. Sulmet ruse gjatë natës midis së shtunës e të dielës kanë vrarë të paktën dy persona dhe plagosur disa të tjerë, duke targetuar sistemet e energjisë dhe zona të banuara nëpër rajone kryesore të vendit, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se sulmet, që përfshinë mbi 200 dronë dhe 30 goditje në 15 lokacione, prekën rajone si Sumy, Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia, Khmelnytskyi dhe Odesa, dhe se riparimi i sistemit energjetik…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut njoftoi të dielën se ka gjetur 350.000 euro të fshehura në një mur gjatë kontrolleve në shtëpinë e prindërve të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit, si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion të nivelit të lartë. Sipas prokurorisë, hetimi lidhet me gjyqtarin e Apelit në Shkup, Gjoko Ristov, dhe është zgjeruar pas veprimeve intensive hetimore që kanë nisur në mesin e dhjetorit. Çështja fillimisht u hap më 14 dhjetor, kur një avokat u vu nën dyshim për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në konsultim me prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Popullsia e Kinës ka shënuar rënie për të katërtin vit radhazi në vitin 2025, ndërsa normat e lindjeve kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për t’i rritur ato. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, popullsia e vendit u tkurr me 3.39 milionë banorë, duke arritur në rreth 1.4 miliardë deri në fund të vitit 2025. Rënia është më e shpejta krahasuar me një vit më parë. Shkalla e lindjeve ra në 5.63 për 1,000 banorë, niveli më i ulët që nga viti 1949, kur Partia Komuniste mori pushtetin. Ndërkohë, shkalla…

Lexo më Shumë