“Mendoj se gjëja kryesore sa herë që duhet të hapet tema e njësive zgjedhore, përveç njësive zgjedhore duhet të jetë edhe diaspora. Diaspora duhet të votojë këtu dhe për këtu dhe me të drejtë të votojë me postë, pak a shumë shembulli i Kosovës është shembull i pëlqyeshëm që duhet të votojë me postë, por edhe Shqipëria që e implementoi të njëjtën. Mendoj që diaspora dhe në këtë periudhë kur bota është bërë e vogël, kur nuk është më ajo periudha e gurbeteve klasike, kur gurbetqarët tanë, prindërit tanë vishin një herë në vit. Tani i shohim dhe shyqir Zotit…
Author: Hamdi Kumanova
Më 18.01.2026 në orën 22:15, në shtëpinë e tij në fshatin Skudrinjë të Gostivarit është gjetur i vdekur Sh.Sh. (55). Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion.TS
Pronari i klinikës private mbrëmë në emisionin “Show i mbrëmjes” në TV Alfa konfirmoi se ka pasur interesim dhe përpjekje nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, për të marrë pronësinë e “Zhan Mitrev”. “Po, ka pasur kontakte të tilla reale. Edhe me shkrim, jo vetëm verbalisht”, ishte përgjigjja pohuese e Zhan Mitrevit. Menjëherë pas këtyre pretendimeve, kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku reagoi ashpër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë të vazhdueshme të zezë dhe linçim publik” të drejtuar kundër tij. Ai i hodhi poshtë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit…
Më 18.01.2026 rreth orës 16:00, në një shtëpi familjare në fshatin Jegunoc është gjetur e vdekur S.S. (76). Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.TS
T.C. (68) nga fshati Volkovi i Tetovës ka denoncuar se më 17.01.2026 rreth orës 23:30 është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij A.K. (59). Pas bisedës zyrtare me të dyshuarin, policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi përkatëse.TS
Më 18.01.2026 në ora 23:36 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek hyrja e fshatit Bellovisht, zjarri ka përfshirë një automjet të udhëtarëve „BMW X5“ me targa kombëtare daneze, pronë e V.Z.(34) nga fshati Dobrosht, që ishte në lëvizje. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Një i mitur 15-vjeçar ka denoncuar se më 18.01.2026, para një objekti hotelier në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga disa persona, mes të cilëve edhe dy të mitur që i njihte. Njëri nga sulmuesit e ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Policia po punon në zbardhjen e rastit.TS
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e festës Epifania – Uji i bekuar, në të cilën porosit që të bashkuar të bëjmë përpjekje të kontribuojmë për të tanishme të lumtur dhe të mirë dhe të ardhme të bekuar dhe të begatë. Në urimin e saj drejtuar kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar, si dhe besimtarëve ortodoksë, presidentja uron që festa të sjellë gëzim në zemër, dritë në shpirt dhe paqe në mendje. “Unë besoj se…
Më 18.01.2026 në ora 13:10 në Stacionin Policor Kodra e Diellit, A.D. nga Shkupi ka denoncuar se në pistën e skijimit, vajza e tij e mitur dhe shoqja e saj janë përplasur me një slitë metalike, të drejtuar nga një fëmijë tjetër, i cili ka qenë në shoqërim të prindit. Në përplasje lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura J.E., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë Groenlandën, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e sovranitetit danez mbi ishullin strategjik, mes një debati gjithnjë e më të ashpër për sigurinë në Arktik. Sky News shkruan se Trump i është drejtuar me një letër presidentit të Norvegjisë, ku shpreh hapur qëndrimin e tij për Groenlandën dhe rolin e SHBA-së në rajon. “Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina dhe pse ata kanë një ‘të drejtë pronësie’ gjithsesi?”, shkruan Trump në letër. Presidenti amerikan vë në dyshim bazën historike…
MPB njofton se më datë 19.01.2026 në ora 00:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M.(61) nga rrethina e Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij 35-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër kryerësit do të dorëzohet padi përkatëse.

