Author: Hamdi Kumanova

Nxënësit kthehen në bankat e tyre. Gjysmëvjetori i dytë filloi sot, pavarësisht numrit në rritje të rasteve me grip, autoritetet kanë vendosur që mësimi të vazhdojë rregullisht. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve që të sigurohen që nxënësit të ndjekin shkollën rregullisht dhe të mungojnë sa më pak të jetë e mundur, përveç rasteve kur shfaqin simptoma të gripit. Në pjesën e dytë të vitit shkollor, do të vazhdojë procesi i futjes së mësimdhënies me një turn të vetëm, i cili deri më tani ka përfshirë rreth 200 shkolla. Mësuesit duhet të marrin një rritje page në…

Lexo më Shumë

Autoritetet kanë vendosur masa sigurie ndaj 5 oficerëve të Policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe një efektiv i forcave speciale RENEA, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të basteve sportive. Gazetarja Klodiana Lala raporton se 3 prej oficerëve janë vënë në masën e arrestit në shtëpi, ndërsa për 2 oficerët e tjerë, si edhe për një shtetas tjetër të implikuar në këtë çështje, është caktuar masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Mësohet se hetimet janë kryer për llogari të Prokurorisë së Elbasanit. Ende nuk dihet identiteti i efektivëve të ndaluar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Lexo më Shumë

Pas triumfit të Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës, i cili erdhi në fund të një finaleje të zgjatur kundër Marokut, fshihet një histori që mund të kishte ndryshuar historinë e turneut. Sadio Mané e zbuloi këtë. I intervistuar nga Sport Afrique, numri 10 kujtoi ato minuta të tensionuara të kohës shtesë, kur gjyqtari dha një penallti të kontestuar ashpër për marokenët (që më vonë u humb nga Brahim Diaz) dhe skuadra senegaleze u largua nga fusha në shenjë proteste. Rrëfimi: “Të gjithë donin të largoheshin” Mané konfirmoi se skuadra ishte në prag të humbjes së ndeshjes, një vendim…

Lexo më Shumë

I pranishëm në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën midis Senegalit dhe Marokut (1-0 pas kohës shtesë) për Canal+Afrique, Claude Le Roy u pa në stol duke i dhënë këshilla Sadio Mané gjatë ndërprerjes kaotike. Duhet thënë se ish-trajneri i Senegalit (1988-1992) është një figurë e shquar midis “Luanëve të Terangas” dhe në futbollin afrikan në përgjithësi. Në një intervistë me Le Figaro të hënën, tekniku 77-vjeçar kritikoi ashpër qëndrimin e presidentit Donald Trump, “i cili po dëmton Afrikën duke vrarë të gjitha OJQ-të. Kjo është tragjedia e këtij kontinenti”. Claude Le Roy madje bën thirrje për…

Lexo më Shumë

Forcat ruse nisën një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev , gjatë natës së të hënës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në orët e para të së martës . Sipas mediave të huaja, Klitschko tha se një sulm në bregun lindor të lumit Dniepër,i cili rrjedh përmes qytetit, kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Një ndërtesë u godit dhe një person u plagos, tha ai. Llogari jozyrtare në të njëjtën rrjet social postuan foto të ndërtesave të apartamenteve të…

Lexo më Shumë

Pas gati një jave në Azi, Giorgia Meloni u kthye mbrëmë në Romë, por telefoni i saj nuk ka pushuar. Edhe gjatë fluturimit nga Koreja, kryeministrja italiane ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët evropianë, në një moment delikat për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe BE-së, me Groenlandën në qendër të përplasjes. Meloni është plotësisht e rreshtuar me Ursula von der Leyen: objektivi është i qartë, të shmanget çdo përshkallëzim që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme. Madje, ajo ka marrë edhe vlerësime, të drejtpërdrejta dhe indirekte, si nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, për një veprim që…

Lexo më Shumë

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh. Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka premtuar se autoritetet do të zbardhin plotësisht shkaqet e aksidentit tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku të paktën 40 persona humbën jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë. Pas vizitës në vendin e ngjarjes, Sánchez njoftoi gjithashtu shpalljen e tri ditëve zie kombëtare në nderim të viktimave, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënojat e trenave. Më shumë se 120 persona janë plagosur pasi një tren që po udhëtonte drejt Madridit doli nga shinat dhe kaloi në linjën kundër, duke u përplasur me një tren tjetër që po vinte…

Lexo më Shumë

Në shpatin e një mali në Davos është shfaqur një mesazh i shkruar mbi borë: “No Imperialism”. Një paralajmërim simbolik, në prag të mbërritjes së Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror, për herë të parë pas gjashtë vitesh. Ironikisht, bora këtë vit është e pakët dhe temperaturat janë mbi zero, pikërisht në një vit kur temat e ngrohjes globale dhe energjive të rinovueshme kanë kaluar në plan të dytë. Forumi i këtij viti është ndryshe nga të tjerët, jo vetëm për shkak të klimës, por edhe për ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike. Ky është Davosi i parë pa themeluesin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiq. Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në rajonin e Vushtrrisë në mars të vitit 1998, transmeton Klankosova.tv. “E dëmtuara në pamundësi që të lërë gjyshen e saj, e cila ishte në moshë të shtyrë, ka qëndruar me gjyshen në këtë shtëpi dhe gjatë kohës sa ka qenë në këtë shtëpi kanë ardhur tre policë serbë të armatosur dhe me uniforma të policisë, në mesin e tyre i pandehuri Cvetko Kostiq, i cili e kishte urdhëruar të dëmtuarën F1 që të hynte brenda në…

Lexo më Shumë

Më 18.01.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria A.R. (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë periudhës së kaluar, nga shtatë automjete udhëtarësh në Kumanovë vodhi disa sende . Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

BDI në një kumtesë për media thotë e tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në Komunën e Çairit asnjë nga premtimet e Izet Mexhitit nuk është realizuar, madje nuk ka nisur as edhe një punë e vetme konkrete në terren. “Para zgjedhjeve, qytetarëve të Çairit iu premtua zhvillim, investime, projekte infrastrukturore, arsim i mirëfilltë, pastërti, përmirësim i jetës së përditshme e çka jo. Sot, pas tre muajsh qeverisjeje lokale, realiteti është krejtësisht i kundërt: premtime boshe, mashtrim elektoral dhe mungesë totale veprimi”. “Sot, asnjë shkollë nuk është renovuar, nuk ka asnjë investim të dukshëm në terren, Çairi vazhdon të…

Lexo më Shumë