Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Evropian (BE) po përgatit kufizime të reja kundër Iranit në përgjigje të shtypjes në shkallë të gjerë dhe brutale të protestave në Iran. Kjo u deklarua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaya Kallas, gjatë seancave dëgjimore mbi Iranin në parlament në Strasburg. Kallas theksoi se BE-ja ka vendosur tashmë sanksione të gjera ndaj Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut, aktivitete bërthamore dhe mbështetje për Rusinë në luftën kundër Ukrainës. BE-ja aktualisht po propozon kufizime shtesë në eksportin e komponentëve që mund të përdoren në prodhimin e dronëve dhe…

Lexo më Shumë

Mark Guehi është bërë lojtari më i ri i Man. Sitit, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore. Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon. Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime, që kur Pep-i arriti nga Bajern Munihu më 1 korrik 2016. Xhek Grilish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e Pep Guardiolës. Gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​Bajern Munihu dhe Mançester Siti, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të mos marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, raportojnë mediat ndërkombëtare. Megjithatë theksohet se mundësia që presidenti ukrainas të shkojë në qytetin zviceran mbetet e hapur vetëm nëse është planifikuar një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kjo me synimin për të nënshkruar një marrëveshjeje mbi Ukrainën e pasluftës. Deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka planifikuar një takim dypalësh midis Trump dhe Zelensky në Davos ku do të jenë të pranishëm udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave informon se janë zbuluar disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme dhe disa tentativa për trafik të shumave të mëdha të parave, përcjell TV21. Mes tjerash, tek dy shtetas grekë, të cilët u paraqitën për dalje nga vendi në pikën kufitare “Tabanoc”, u gjetën 13.900 euro të pa deklaruara, tre monedha ari dhe një pllakë ari rreth 90 gramë. “Gjatë kontrollit personal të personave, tek xhepi i xhaketës së shoferit u gjetën 23.900 euro, ndërsa në portofolin e tij dhe në xhepin e përparëm të pantallonave të tij u gjetën tre monedha ari, secila me…

Lexo më Shumë

Gjykatësi Gjoko Ristov nuk është në arrati dhe sot është intervistuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Pas intervistimit, prokurorja ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak. “Sot prokurori kompetent e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i dorëzoi provat e mbledhura, mbi të cilat bazohet dyshimi i bazuar se ka kryer veprat për të cilat akuzohet. Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për vendosjen e një mase për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë, prokurori paraqiti për gjykatësin tek gjykatësi paraprak të Gjykatës…

Lexo më Shumë

Universiteti ynë mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Komuna e Bujanocit, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, z. Arbër Pajaziti. Në delegacion morën pjesë edhe z. Selami Mustafa, Shef i Administratës Komunale, si dhe z. Kastriot Jakupi, Drejtor i Drejtorisë. Delegacioni u prit nga Rektori i universitetit, Prof. Lütfi Sunar, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme, Prof. Asoc. Seyhan Murtezan Ibrahimi, dhe Prorektorin, Prof. Asist. Ahmet Lökçe. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për mundësitë konkrete të realizimit të projekteve të përbashkëta në përputhje me nevojat e komunitetit dhe prioritetet e ndërsjella.…

Lexo më Shumë

Dje në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G. (37) nga Shkupi. “Nëpunësit policorë në bul. “Boris Trajkovski” ndaluan një automjet udhëtarësh “Shkoda” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.G. dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me dy krehra me 41 fishekë”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj komuniteteve jo-shumicë informon Tetovasot. Sipas Llogës, në këtë institucion nuk ka asnjë përfaqësues nga radhët e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve apo egjiptianëve në pozita udhëheqëse, pavarësisht strukturës së gjerë organizative. “Mbi 50 pozita udhëheqëse – zero. Tre sektorë – zero. 21 njësi – zero. 27 zyra rajonale – zero. Regjistri Qendror është një nga institucionet që ka alergji ndaj udhëheqësve nga komunitetet jo-shumicë”, ka shkruar Lloga. Ai thekson se kjo gjendje nuk është rastësore, por pasojë…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në thuajse një shekull, ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën shqipe, një ngjarje me një domethënie të thellë, jo vetëm fetare, por edhe kulturore dhe njerëzore. Liturgjia e kënduar nga At Nikoll Kedhi, që u dëgjua përgjatë kreshtave të Rekës së Epërme, ishte një thirrje për shtigjet e humbura dhe për bijtë e harruar, një kujtesë që nuk kërkonte leje nga koha, por që ia kthente ndërgjegjes gurin, ujërat dhe malet. Ky bekim i ujërave, që përshkonte jo vetëm ujin, por edhe kujtesën kolektive, ishte një moment simbolik që shënonte shndërrimin dhe hapjen, duke sjellë…

Lexo më Shumë

Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë Celsius. Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë. Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra. Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta, ndërsa në disa lugina…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit, transmeton Portalb.mk. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. “Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën…

Lexo më Shumë