Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë. Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme, kur reshjet…
Author: Hamdi Kumanova
Një shtetase e Sllovakisë është arrestuar të dielën në Sllakoc të Gjilanit. Në raportin e Policisë, thuhet se ajo dyshohet për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa identifikimi dhe arrestimi i saj ka ndodhur pas tre muajsh. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e së dielës në Leposaviq. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, tashmë rasti është duke u hetuar. “Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit mbrëmjen e të dielës, në Vushtrri ka pranuar fajësinë. Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për Dukagjinin, kanë konfirmuar se i pandehuri e pranoi fajësinë gjatë marrjes së deklaratës, ndërsa me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë. “Një i dyshuar është arrestuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe me vendim të prokurorit është vendosur në ndalim 48 orësh. Gjatë hetimeve, është sekuestruar arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja. Policia dhe prokuroria janë duke mbledhur prova relevante për rastin”, thuhet nga prokuroria. Ai ka shtuar se prokuroria do të…
Shoqata e Inxhinierëve të Maqedonisë së Veriut njoftoi se sot do të mbajë një takim me presidentin e Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimovski, për të paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me, siç e quajnë ata, praktikat e dëmshme në faturimin e energjisë elektrike. Ata do të kërkojnë largimin e rregullave që mundësojnë faturimin bazuar në konsumin e vlerësuar dhe do të propozojnë një sistem më të drejtë dhe transparent të faturimit. Reagimi i Shoqatës është nxitur nga shumë ankesave nga qytetarët për faturat shumë të larta të energjisë elektrike. Ata kanë analizuar aktet ligjore dhe nënligjore dhe…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Vjedhje nga neni 235 paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç njoftoi PPRMV, i dyshuari, më 20 mars, ka marrë para në vlerë të përgjithshme prej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arhiepiskop Angelarij”. E ka shfrytëzuar momentin kur i punësuari në këmbimore, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga…
Kryetari i ASH-së dhe njëherit ministër i shëndetësisë deklaroi sot se është i fokusuar në gjendjen dhe shërimin e pacientëve dhe se nuk planifikon të tërhiqet nga koalicioni VLEN. “Këto tema për mua janë i-relevante dhe të parëndësishme, unë jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmasimin gjendjes së tyre, për koalicione dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar kemi kohë, për dorëheqje as që planifikoj raportet midis parterëve të koalicionit janë shumë të mira. Kështu që vazhdoj të jem ministër i shëndetësisë. Ndërkohë nëse është takuar apo jo me Ali Ahmetin, tha se ka pasur…
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale -Shkup. Në seancën e kaluar u mor në pyetje Velibor Manev, njëri prej të akuzuarve. Ai tha se për grabitjen i ka koordinuar Ljupço Palevski Pallço dhe se ka menduar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe se është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen. Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit që është paraparë të përfundojë sot me pyetjet nga Gjykata, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Palevski. Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski,…
Mbështetja financiare nga donacionet e grumbulluara nga sot përmes Kryqit të Kuq do të paguhet për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan, në vlerë prej 150.000 denarë. Përmes Kryqit të Kuq deri më 22 mars janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Në spitalet e Maqedonisë të 55…
BDI përmes një komunikate të publikuar sot ka reaguar lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku humbën jetën 59 veta, ndërsa mbi 200 përfunduan të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu nga fishekëzjarret në një diskotekë. Komunikata e plotë e BDI-së: Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti – ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve të reja që u shuan në mënyrë tragjike, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar. Si Bashkim Demokratik për Integrim, vendosëm të heshtim – nga respekti. Respekt për viktimat, për familjet…
Sot në mëngjes fshati Vollkovë-Shkup u zgjua në gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e qetë kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, mëson Plusinfo. Sipas burimeve, menjëherë pas të shtënave, vrasësi i ka marrë jetën me një plumb në kokë. Banorët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve – trupi i pronarit ishte…
Gjendja e të 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë shtruar në spitalin e Bullgarisë, është stabile, tha mbrëmë për “BTV” ministri bullgare e Shëndetësisë Silvi Kirilov. Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit. “Kemi dy pacientë të eksubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile”, tha Kirilov.\ Ministri Kirilov tha se në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv janë pranuar gjithsej…

