Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e së dielës në Leposaviq.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, tashmë rasti është duke u hetuar.
“Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.