Një person në Pejë është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij. Rasti ka ndodhur të premten në Pejë rreth orës 19:15. Siç njofton Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”. Njofton PK.
Author: Hamdi Kumanova
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë sot, në ora 15:00, nis ciklin e ri të kualifikimeve për Botërorin 2026, ku do të ndeshet me Lihtenshtajnin. Ndeshja do të zhvillohet në Vaduz, në stadiumin “Reinpark”, që ka një kapacitet prej rreth 7.500 shikuesish. Trajneri Milievski do të zbresë në fushë me ekipin më të fortë që ka në dispozicion aktualisht. Në formacionin startues do të jenë: Dimitrievski (portier), Zajkov (mbrojtje), Musliu (mbrojtje), Serafimov (mbrojtje), Alioski (mbrojtje), Alimi (mesfushë), Bardhi (mesfushë), Churlinov (mesfushë), Elmas (mesfushë), Trajkovski (sulm), Miovski (sulm). Në grupin tonë janë gjithashtu favoritët Belgjika, si dhe Uellsi dhe Kazakistani. Sipas njoftimit…
Zjarri në deponinë e Drisllës vazhdon të jetë aktiv, ndërkohë që janë vënë nën kontroll 27 zjarret e tjera që shpërthyen në ambient të hapur në 24 orët e fundit. Më serioz ishte zjarri në rajonin e Strumicës, i cili iu afrua vendbanimeve. Zjarri u vendos nën kontroll pas mobilizimit të plotë të zjarrfikësve vendorë, ndërsa në ndihmë u erdhën edhe ata nga qytetet e tjera. Kreu i Strumicës bën thirrje për ndërgjegjësim, thotë se me zjarrin nuk ka lojë. “Arritëm për kohë të shpejtë ta neutralizojmë përkatësisht ta lokalizojmë zjarrin, pa pasur shtëpi të djegura apo mos dashtë Zoti…
Nën ndikimin e masave të lagështa ajrore nga jugu, prej nesër pason periudha e motit të ndryshueshëm jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohen me bubullima dhe erë të fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë. DPHM sot paralajmëroi se procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur vende-vende do të ketë sasi më të madhe të shiut prej mbi 20 litrave në metër katror për 24 orë. Në Shkup, prej nesër moti do të jetë…
Për veprën penale “Vepra të rënda për sigurinë e përgjithshme sipas nenit 292, e cila u ngarkohet 27 personave të dyshuar për rastin e djegies së kabaresë në Koçan ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan, në 10 vitet e fundit në Gjykatën Penale të Shkupit, e cila është gjykata më e madhe në vend, janë miratuar aktgjykime për gjithsej 105 persona. Paralajmërimet nga Prokuroria janë se të akuzuarit do të dënohen me burg deri në 20 vjet, megjithatë praktika e deritanishme tregon se në fakt, gjykatësit kanë qenë të kursyer kur kanë vendosur për…
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi siç tha, brenda javës ka pasur 7 raste të zjarreve me rrezikshmëri të lartë, shkruan TV21. Dehari tha se situata është alarmante. “Brenda vetëm një jave kemi pasur më shumë se 7 raste të zjarreve me rrezikshmëri të lartë në komunen tonë. Kjo situatë është alarmante, veçanërisht duke qenë ende në fillim të sezonit pranveror. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të tregoni kujdes maksimal dhe të shmangni ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, si dhe…
Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituat familjen e shoferit të ambulancës që ndërroi jetë një ditë pas tragjedisë në Koçan. Mickoski shkruan: Sot vizitova familjen dhe bashkëshorten e Ile Gocevskit – shoferit të ambulancës, i cili me sakrifica e kaloi tërë natën duke i ndihmuar të lënduarit nga tragjedia e Koçanit. Në një kohë kur trishtimi nuk mbaron kurrë, bëma e tij na kujton se guximi dhe humanizmi jetojnë në popullin tonë. Këta janë heronjtë tanë! Ile u largua i qetë, por la pas një shembull që nuk do…
Prokuroria Publike e Koçanit dje ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizik dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëpunëtorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike. Zinxhiri i lëshimeve dhe veprimeve të jashtëligjshme të personave përgjegjës dhe zyrtarëve, siç informoi sot në një konferencë shtypi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski, ka sjellë përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë koncertit të grupit “ADN” në klubin “Puls” në Koçan, duke shkaktuar zjarrin në të cilin humbën jetën 59 persona, prej të cilëve 6 fëmijë, prej të cilëve 627 të lënduar. “Të gjithë…
Nisma “Kush e ka radhën?”, përmes rrjeteve sociale, për të hënën, ka paralajmëruar protestë apo sic thonë “marsh për përgjegjësi dhe siguri”, pas tragjedisë në Koçanë që mori 59 viktima. Marshi me moton “Mjaft ishim ne, tani radhën e ka sistemi” do të mbahet të hënën më 24 mars simbolikisht në orën 18:59 dhe do të nis nga Sheshi “Maqedonia” i Shkupit. “Deri të dielën do të heshtim. Por, nga e Hëna, heshtja përfundon. Nga e Hëna shihemi nëpër rrugë, të zëshëm, të pakompromis dhe të bashkuar. Që të mos harrohen dhe të mos ketë jetë të humbura për shkak…
Gjykatësi Jordan Vellkovski i cili ishte në krye të rigjykimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është tërhequr nga lënda. Nga Gjykata e Tetovës thonë se kjo ka ndodhur me kërkesë të tij për shkaqe shëndetësore, megjithatë në kalendarin e seancave të gjykatës, Vellkovski ka plot seanca tjera, shkruan Portalb.mk. Pas katër seancave të anuluara për rigjykimin në e rastit të zjarrit në spitalin modular në krye me gjykatësin Jordan Vellkovski, në seancën e pestë në krye të lëndës erdhi gjyqtari Rexhep Musa. Nga Gjykata e Tetovës thonë se Vellkovski është tërhequr nga lënda për shkaqe shëndetësore. “Pas shqyrtimit të kërkesës suaj, Gjykata Themelore…
Maqedonia e Veriut ka kohë edhe tre muaj për t’i përmbushur reformat që në Agjendën Reformuese janë të afatizuara deri në qershor. Megjithatë, kjo kohë nuk konsiderohet edhe aq e gjatë, pasur parasyshë listën e gjatë të punëve që duhet bërë në këtë periudhë. Këto reforma dhe shumë të tjera, vendit i mundësojnë marrjen e 750 milionë eurove. Vendi, nuk ndodhet në ditët e tij më të mira, edhe opozita kritikon se Agjenda e reformave ka ngecur, se asnjë ligj nuk ka hyrë në procedurë parlamentare. Se cilat reforma duhet t’i bëjë vendi brenda tre muajsh Portalb.mk ua sjell në…
Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në pres-konferencën e sotme ka potencuar se për momentin 116 pacientë mjekohen jashtë vendit në 14 shtete. Sipas tij, 31 në Serbi, 15 – Bullgari, 12 – Turqi, 12 – Greqi, 7 – Spanjë, 6 – Austri, 6 – Hungari, 5 – Rumani, 4 – Belgjikë, 4 – Slloveni, 4 – Lituani, 4- Kroaci, 4 – Suedi dhe 2 – Poloni Sic tha Mucunski, që të shmangen manipulimet, mjekimi I të gjithë pacientëve jashtë vendit mbulohet nga vendet nikoqire, derisa harxhimet e rrugës, akomodimi, harxhimet e transportit, e të ngjashme mbulohen nga Qeveria. TIMÇO MUCUNSKI…

