Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -4 gradë Celsius. Temperatura nën zero ka edhe në Llazaropolë, ku është matur -1 dhe në Kriva Pallankë dhe Strumicë me 0 gradë. Temperaturat janë në intervalin plus: 1 gradë në Manastir, Shtip, Pretor, 2 në Tetovë, Ohër, Prilep, Gjevgjeli, Kavadar, Veles, Kodra e Diellit, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, 4 në Demir Kapi, Vinicë, Krushevë, Mavrovë, njofton DPHM. Gjatë ditës do të ketë mot me vranësira të shtuara dhe me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite përgjatë lumit…
Author: Hamdi Kumanova
Më 21.03.2025 (e premte) zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria H.H.(39) nga fshati Krushopek, rajoni i Shkupit, pasi rreth orës 14:30 në Bl. “Arradhët Partizane” në Gjorçe Petrov, duke drejtuar veturën “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur 12-vjeçare nga Shkupi. E mitura është transportuar me autoambulancë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime të rënda. Nga ana e SPB Shkup janë kryer kontrolle dhe shoferit i është hequr liria dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim me procedurë urgjente.
Anëtari i mbijetuar i grupit ADN, Vlladimir Bllazev-Panço, i lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, është në gjendje stabile dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, njoftoi këshilli mjekësor në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, ku ai po trajtohet. Pacienti Vlladimir Bllazev-Panço është në reanimacion që nga pranimi. Në këtë repart aplikohet niveli më i lartë i kujdesit mjekësor. Pas kryerjes së trajtimit intensiv, ajo që mund të themi është se pacienti është në gjendje stabile dhe aktualisht është jashtë një gjendjeje të rrezikshme për jetën. Trajtimi i tij vazhdon në repartin e terapisë intensive”, thonë nga Sistina.…
Prokuroria Themelore e Gjevgjelisë ka nxjerrë një urdhër për të kryer një procedurë hetimore kundër tre personave, pasi ekziston dyshim i arsyeshëm se ata kanë kryer një vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal. Dy nga të dyshuarit janë banorë të fshatit Stojakovo dhe njëri është nga Vallandova. Ata kanë marrë pjesë dhe kanë ndërmjetësuar në shitjen e rreth 5 kilogramëve kanabis, të cilën e ka siguruar personi i parë i dyshuar. Tre kilogramët e drogës janë marrëveshje që të shiten një shtetasi…
Nën qiell të hapur, në ajrin e pastër të fushave të Allashecës, me ujin e pastër si loti të “Burimit”, anëtarët e SHBA “Karadaku” çelën iftarin! Aty ku dritë bënte Hëna, vazhduan bisedat e këndshme të Ramazanit, meditimit dhe shoqërisë, si dhe aktiviteteve që do të vazhdohen të realizohen pas Ramazanit. Një bjeshkatarë është i lidhur për Natyrën si foshnja pas Nënës! Një bjeshkatarë i gëzohet të gjitha stinëve, sidomos pranverës, aty ku për së afërmi preket lindja e një jete të re të bimëve, luleve dhe gjallesave të ndryshme.
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka përsëritur kërkesën për automatizimin e të pothuajse të gjitha proceseve administrative, konkretisht digjitalizimin e shërbimeve shtetërore dhe modernizimin e kompanive. Maqedonia nuk duhet të mbetet prapa dhe duhet të krijohen kushte të favorshme për aplikimin e teknologjive moderne dhe zgjidhjeve digjitale në ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, konsideron Antonio Argir, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Grupit NLB, përgjegjës për menaxhimin, pagesat dhe inovacionet në këtë bankë. BIZNESI PRO “Nëpërmjet digjitalizimit, unë e shoh shpëtimin në luftimin e korrupsionit dhe ekonomisë në hije. Digjitalizimi si i shërbimeve ashtu edhe i…
Shkruan: Naser Pajaziti A e mbani mend? Kjo ishte Qendra Kovid në Tetovë, që nga hapja u shoqërua me debate dhe paralajmërime se nuk ishte funksionale! Dhe ashtu ndodhi? Natën e 8 shtatorit 2021 u shkrumbua, mori 14 jetë njerëzish dhe ende askush nuk ka dhënë llogari! 3.6 milionë euro nga buxheti i shtetit u dhanë për 17 qendra kovid, mes tyre edhe kjo që u kthye në hi në Tetovë. Tenderin e fitoi “Brako”, kompania e ish-zv.kryeministrit Koço Angjushev, pjesë e Qeverisë së parë të Zaevit. Ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe, shoku i…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, njoftoi se në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e Institutit të Psikologjisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Oda e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq, ofruan mbështetje psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, e cila do të jetë më intensive në komunat ku një numër i madh i të rinjve, në fatkeqësinë në Koçan humbën vëllezërit, motrat, shokët dhe bashkëmoshatarët. “Menjëherë pas ngjarjes tragjike u përgatitën dhe u dërguan udhëzime shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve për veprim në periudhën e ardhshme, gjegjësisht për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes…
Secila familje e prekur nga tragjedia e Koçanit fillimisht do të marrë 150.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve aktuale, informoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. Qeveria apelon qytetarët që dëshirojnë të dhurojnë mjete për familjet dhe pacientët, që këtë ta bëjnë vetëm përmes llogarisë zyrtare të Kryqit të Kuq, në mënyrë që të shmanget çdo mundësi e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe dëmtimit të familjeve, transmeton Portalb.mk. “Qeveria ka kërkuar që të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim. Kjo nuk është e vërtetë. Trajtimi për të gjithë pacientët ofrohet dhe…
Ballina Telegrafi Një person ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në afërsi të Sokolarcit në autostradën Shtip – Koçan. Në aksident trafiku një automjet i URM-së është përmbysur në rrugë. Nga Ushtria konfirmojnë se ka ndodhur një aksident trafiku, por më shumë detaje njoftuan më vonë. I lënduari nga spitali i Koçanit është transferuar në spitalin e Shtipit. Për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 13:00, trafiku është ndërprerë për të gjitha automjetet, ndërsa trafiku është duke u ridrejtuar përgjatë rrugës…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia është lodhur nga ata që po e terrorizojnë që katër muaj”, duke shtuar se ata duhet të bëjnë gjithçka që të shmangin dhunën, por po ashtu të kundërshtojnë ata që “shkatërrojnë” shtetin. “Po vlon në Serbi, por vetëm ata nuk e shohin këtë. Serbia është lodhur me ata që e kanë terrorizuar tash e katër muaj. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që t’iu përgjigjemi atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Vuçiq përmes një video-adresimi në Instagram. Ai shtoi se i fton njerëzit që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të…
Edhe një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e tmerrshëm në diskotekën Puls në Koçan. Sipas prokurorit të shtetit, ai dyshohet për import dhe përdorim të lëndëve piroteknike. “Një anëtar i grupit muzikor dyshohet gjithashtu për futjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Dyshohet se anëtarët e grupit kanë aktivizuar eksplozivin rreth orës 2:32 të mëngjesit si pjesë e performancës dhe efektit të tyre skenik – shatërvanë piroteknikë që hodhën shkëndija drejt tavanit mbi skenë, të cilat menjëherë dogjën çatinë e objektit dhe më pas zjarri u përhap në të gjithë objektin”, tha Kocevski.

