Author: Hamdi Kumanova

Një e mitur që ka qenë e pranishme në këtë diskotekë në natën tragjike, gjatë një prononcimi për “Bastisje me Landovin” ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit. Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike. E MITURA “Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë tollovi, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë” Në natën kritike…

Lexo më Shumë

Serioze, por stabile është gjendja e pacientëve të lënduar të cilët për momentin janë në mjekim nga lëndimet e marra nga zjarri në Koçan. Po mendohet edhe për kthimin e disa prej atyre të cilët po mjekohen jashtë vendit. Pas obduksionit të kryer të personave të vdekur nga zjarri, tek të gjithë është konstatuar vdekje e dhunshme nga ngulfatja që drejtpërdrejtë është shkaktuar nga zjarri. Sipas informatave të fundit, gjithsej 162 pacientë të lënduar për momentin po mjekohen nga lëndimet e marra në zjarrin në Kopan, prej të cilëve 115 janë për mjekim jashtë vendit. “Përveç një pacienti që po…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se do të kontrollohen të gjitha licencat e dhëna, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Nikollovski tha se, do të bëhet obligim ligjor që çdo 6 muaj të ketë kontrolle për licencat që jepen nga institucionet. “Kemi marrë vendim që të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara nga ministritë, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Ky vendim vlen për të gjitha ministritë dhe të gjitha institucionet që lëshojnë licenca të çfarëdo lloji. Pas përfundimit të këtyre procedurave do të pasojnë ndryshime të qarta ligjore, të cilat do ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ka ndarë informacionet e fundit në lidhje me tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan. Mbi 30 persona janë të dyshuar për zjarrin, që mori jetën e 59 personave. “Dy kallëzime penale janë ngritur për 34 persona fizikë dhe 3 ndaj personave juridikë në lidhje me zjarrin në Koçan që ndodhi në një diskotekë më 16 mars, që si pasojë humbën jetën 59 persona. Kallëzimet janë ngritur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 lidhur me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit penal. Një person është paraqitur…

Lexo më Shumë

Redaktori i portalit Infomax, Aleksandar Mitovski, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ai shihet në një takim me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Mitovski ka mohuar çdo insinuatë të re dhe ka deklaruar se takimi nuk është i kohës së fundit, por ka ndodhur në vitin 2023. Ai ka theksuar se videoja po përdoret për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një narrativë të rreme. Aleksandar Mitovski ka shkruar ne facebook Hahaha, më kapët P.S. Folëm në anglisht që të mos na kuptojë Bojan Hristovski nga ANB P.P.S. Viti 23/24

Lexo më Shumë

Dy persona përgjegjës në objekte gastronomike u privuan nga liria sepse lëshuan muzikë dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objekte hotelierike në rajonin e Qendrës, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A. (26) nga rrethina e Shkupit dhe V.V. (22) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Gjatë ditës së djeshme, në objektet hotelierike ku ata janë persona përgjegjës, është lëshuar muzikë, përkatësisht nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë është…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 21.03.2025 në ora 17:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në afërsi të rrethrrotullimit me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, automjeti “Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga E.J. (31) nga fshati Çellopek i Tetov;s, ka aksidentuar një këmbësor të mitur nga fshati Saraqinë. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit” kundër V.A (53) nga Ohëri, dhe kundër L.A (42) nga Struga, V.A (59) nga Radolishta e Strugës, A.M (55) nga Struga, V.P (49) nga Ohri dhe J.B (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. Siç njoftoi sot MPB, i denoncuari i parë, gjatë vitit 2023, në cilësinë e ushtruesit të detyrës Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” – Shkup, dega Ohër, pas shpalljes së konkursit për…

Lexo më Shumë

Deri më tani janë mbledhur 51.822.579 denarë për përkrahje të viktimave nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre, njoftoi sot Kryqi i Kuq. Ata bëjnë të ditur se janë në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të prekurit nga zjarri. Ata bëjnë thirrje që të gjithëqë të vazhdojmë të tregojnë humanizëm dhe solidaritet për viktimat dhe të shprehin mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhuruan. Qeveria njoftoi se të gjitha familjet e prekura nga tragjedia fillimisht do të marrin nga 150 mijë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe studiojnë në Selanik, saktë në mesditë organizojnë tubimin “Selaniku në heshtje për Koçajnin” në sheshin qendror “Aristotel”, për t’iu shprehur respekt viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lexo më Shumë

MPB njofton se me 21.03.2025, në orën 15:20, policia nga Sektori i Punëve të Brendshme Prilep ka ndaluar P.K. (51 vjeç) nga Prilepi, për shkak të dyshimeve se më 21.03.2025, rreth orës 14:30, ka ndezur bar të thatë në disa vende të ndryshme pranë Prilepit, duke shkaktuar zjarr në pemë, shtyllën elektrike të EVN-së dhe bar të thatë në afërsi të shtëpive. Zjarri është shuar nga Njësia Teritoriale e Shuarjes së Zjarrit Prilep. Po ashtu, më 21.03.2025, në orën 13:20, policia nga Sektori i Punëve të Brendshme Resen ka ndaluar G.M. (60 vjeç) nga Reseni, për shkak të dyshimeve…

Lexo më Shumë

Një persona ka informuar policinë se hajnat i kishin vjedhur para në banesën e tij, në rrugën “Skënderbeu” të Vushtrrisë, të premten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe rasti duke u hetuar.

Lexo më Shumë