Sot në mëngjes fshati Vollkovë-Shkup u zgjua në gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e qetë kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, mëson Plusinfo. Sipas burimeve, menjëherë pas të shtënave, vrasësi i ka marrë jetën me një plumb në kokë. Banorët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve – trupi i pronarit ishte…
Author: Hamdi Kumanova
Gjendja e të 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë shtruar në spitalin e Bullgarisë, është stabile, tha mbrëmë për “BTV” ministri bullgare e Shëndetësisë Silvi Kirilov. Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit. “Kemi dy pacientë të eksubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile”, tha Kirilov.\ Ministri Kirilov tha se në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv janë pranuar gjithsej…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ashpër ndaj fushatës online të koordinuar të ngacmimit dhe diskreditimit të drejtuar ndaj redaktorit të Infomaks, Aleksandar Mitovski, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale nga një takim i tij me një ish-kryeministër. Materiali video është keqpërdorur me qëllim të qartë për të krijuar narrative negative ndaj Mitovskit, të cilat më pas janë shpërndarë nga provokatorë, por edhe nga bota anonime, duke rezultuar në një sulm masiv online, fjalë të urrejtjes dhe thirrje për dhunë. SHGM kujton se çdo punonjës i medias ka të drejtë të lëvizë dhe të…
Zelensky akuzon Putinin se vazhdon të veprojë si një “agresor” në luftë, ndërsa Kremlini vazhdon bombardimet e tij të rënda ajrore të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes së kufizuar të armëpushimit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Rusisë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm. Bëhet e ditur se pavarësisht se Putini ra dakord për një “armëpushim të kufizuar”, sulmet e Moskës në Kiev kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit. “Për më shumë se një javë ka një propozim për një armëpushim të plotë. Dhe nuk ka ende heshtje, vetëm sepse Putini nuk e…
MPB ka njoftuar se me 21.03.2025 në orën 15:00, një burrë 42-vjeçar ka raportuar në SPB Shkup se më 03.03.2025 rreth orës 17:35 në shtëpinë e tij në Shkup, ka pësuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij, I.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, rreth 900,000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në luftën kundër Ukrainës. Sipas ministrisë, deri në 250,000 nga këta ushtarë u vranë. Rusia tashmë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe Kremlini ka investuar shumë në rekrutimin e trupave të reja. Rreth 900,000 ushtarë rusë janë plagosur ose vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë, shkroi Ministria Britanike e Mbrojtjes në një deklaratë të enjten. “Nga këta, ndoshta 200,000 deri në 250,000 ushtarë rusë u vranë, humbjet më të mëdha të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi ministria. Në deklaratë…
Dy ish-kryetarë ekomunës së Koçanit ndodhen në Burgun e Kumanovës, raportuan autoritetet e burgut sot. Sipas njoftimit, aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan, përfshirë edhe dy ish-kryetarë të këtij qyteti. Dje, Prokuroria Themelore e Koçanit njoftoi se kishte lëshuar një urdhër për zhvillimin e një hetimi kundër 27 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se si bashkautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike, sipas nenit 292 lidhur me nenin 288 të Kodit Penal.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se kjo marrëveshje në fushën e mbrojtjes është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane. Vengu në një postim në platformën X shkruan se të tri shtetet nënshkruese kanë vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë. Ai ka thënë tutje se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu. “Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë. Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij.”, shkruan në rrjetet sociale Spiropali.
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është një marrëveshje e mirë, derisa ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, s’ka pse shqetësohet meqë marrëveshja në mes të këtyre tri shteteve është për mbrojtje. Marrëveshja e arritur në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes ka marrë shumë vëmendje dhe ka nxitur reagime të shumta, sidomos në Serbinë e Aleksandër Vuçiqit. Ka qenë vetë kreu i shtetit serb që i ka dhanë dramë gjithë ngjarjes. Duke folur në Bruksel pas takimit me Sekretarin…
Gjatë ndërtimit të objekteve gastronomike duhet të përdoren materiale rezistente ndaj zjarrit të cilat mund të përballojnë nxehtësinë e lartë për një kohë më të gjatë, në mënyrë që vizitorët të mund të largohen nga objekti në rast zjarri, bëjnë thirrje nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit në Ohër. Por, përvojat e tyre tregojnë se, shumë shpesh, përdoren materialet që ndizen lehtë për të shmangur shpenzime më të larta. Zjarri në diskotekën në Koçanë, hapi shumë dilema. „Objektet gastronomike digjen shpejt sepse para së gjithash, janë ndërtuar nga materiale lehtësisht të djegshme. Vetë fakti që përdoren materiale të tilla, do të…
Një person është rrahur dhe është sulmuar me thikë nga gjashtë të dyshuar, në rrugët “Nuhi Gashi” dhe “19-Qershori” në Podujevë, të shtunën. Më raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima pas lëndimeve trupore që ka pësuar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pesë nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

