Author: Hamdi Kumanova

Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami më 24 mars 2025, ka miratuar një vendim që ndihmon në forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe ruajtjen e sigurisë publike në territorin e Komunës. Ky vendim, i miratuar në përputhje me nenin 71, paragrafi 1 të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese dhe nenin 50, paragrafi 1, pika 16 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ka për qëllim të rregullojë më tej veprimtaritë dhe objektet me frekuencë të lartë të qytetarëve, siç janë qendrat tregtare, objekte fetare, objekte hotelerike…

Lexo më Shumë

I pyetur për paralajmërimet për protesta pas ngjarjes tragjike në Koçan, ku jetën humbën 59 persona, kryeministri Hristijan Mickoski tha se e kupton zemërimin e qytetarëve, por që sipas tij “brejtësit politik duan të marrin pikë politike”, përmes këtyre protestave, transmeton TV21. Mickoski thotë se partia e tij është shtylla e fundit në mbrojtje të shtetit të Maqedonisë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1808058633369984/?ref=embed_video “Ndryshe, absolutisht i kuptoj të gjithë ata që kanë vendosur që zemërimin e tyre legjitim, ta shprehin përmes mjetit demokratik, që janë protestat. Por nuk mundem assesi t’i arsyetoj ata brejtësit dhe shkabat politik, të cilët nuk duan qeveri të fuqishme…

Lexo më Shumë

Pikërisht një javë më parë Maqedonia u godit nga tragjedia më e rëndë në historinë e fundit. Humbëm 59 jetë të rinj. Në ato momente më të vështira, si parti vendosëm të heshtim dhe të mos politizojmë. Ne vendosëm që të mos i hedhim kripë plagës së familjeve të të ndjerit. Ishte e përgjegjshme dhe njerëzore, thonë nga LSDM. I kemi dhënë shtatë ditë afat organeve të drejtësisë që të dëshmojnë se po kryejnë një hetim të pavarur, të plotë dhe mbi të gjitha jo selektive për këtë ngjarje të tmerrshme. LSDM-ja përkrah një hetim të pavarur, të plotë dhe…

Lexo më Shumë

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se janë asgjësuar mbi 40 ton ushqime të pasigurta nga një depo ilegale në Shkup. Nga AUV thonë se MPB gjithashtu ka gjetur 360 kilogramë produkte të mishit dhe ëmbëlsira në një automjet për transport të mallrave, të cilat gjithashtu janë asgjësuar. “Pas njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon një depo ilegale e ushqimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objekt ilegale ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Në objektin që shërbente si depo ushqimore, e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mire, Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se Qeveria po bën gjithçka për të ndriçuar tragjedinë e Koçanit. Ai ka komentuar edhe arrestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, për të cilin ka thënë se po mbrohet nga avokatat e Mijallkovit, të cilët sipas tij, kanë mbrojtur kriminelët më të mëdhenj të vendit. “Deklaratat e BDI-së janë perverstet i llojit të vet. Dalin e të na mbajnë ligjerata për drejtësi e llogaridhënie njerëz që në partinë e tyre kanë me qindra njerëz që janë të përfshirë në afera korruptive…

Lexo më Shumë

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHM) njoftojnë se ka mashtrime në internet në emër të këtij institucioni. Nga ky institucion thonë se persona të panjohur përmes faqes fzom.net, po përpiqen të marrën të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa theksojnë se faqja zyrtare e FSSHM-së është (fzo.org.mk). “Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) informon qytetarët për një mashtrim serioz phishing që po zhvillohet përmes një faqeje të rreme të internetit me adresën fzom.net. Kjo faqe interneti paraqitet si faqja zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe synon të vjedhë të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve. Mashtruesit përmes…

Lexo më Shumë

Drama e re e Netflix, “Adolescence”, nuk është thjesht një goditje kritike, por edhe një katalizator i një debati kombëtar mbi ndikimin e maskulinitetit toksik dhe rolit të rrjeteve sociale në formimin e djemve të rinj. Seriali ka tronditur opinionin publik dhe ka detyruar qeverinë britanike të reflektojë mbi këtë fenomen shqetësues. Një histori që pasqyron realitetin e errët “Adolescence” ndjek historinë e Jamie Miller, një 13-vjeçari nga Yorkshire, i cili arrestohet pas vrasjes së shokut të tij të klasës. Seriali e shfaq hapur dhe pa kompromis rrugën e radikalizimit të tij, duke nxjerrë në pah rolin e platformave online…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pas homazheve ajo qëndroi edhe Kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Në kullë ndodheshin edhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e shumë familjarë të dëshmorëve, por edhe bashkëluftëtarë. Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete në atë që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit. Aktivitetet e shënimit të Epopesë së Dukagjinit janë organizuar nga Komuna e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta nga Saranda teksa u shpreh se shezlongët në Ksamil janë aq shumë ngjitur saqë vizitorët “po të futesh me familjen në fund të 15 ditëshit mund të dalësh me familje tjetër”. “Në Ksamil duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur edhe hapësirë për ata që nuk duan të futen në atë regjimin e kazermës me shezlongët”, tha kreu i qeverisë. Rama shtoi me humor gjithashtu se duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale, ndërsa shtoi se gjatë asaj periudhe ka shumë shtatzëni. “Jam i bindur që me atë plazh që ka…

Lexo më Shumë

Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M.(45) nga Tetova për shkak se ka sulmuar fizikisht një polic i cili po kryente veprime zyrtare. I.M. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është (20.3.2025) drejtuar komunave të cilat janë themeluese dhe në përputhje me procesin e decentralizimit përgjegjës për funksionimin e shkollave fillore dhe të mesme për kontrollin e përmbushjes dhe respektimit të standardeve të sigurisë në objektet shkollore. Vetëqeverisjet lokale duhet të përcaktojnë nëse të gjitha shkollat ​​në territorin e tyre kanë përgatitur Vlerësim të rrezikut nga katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, Plan për mbrojtje dhe shpëtim në situata të krizave të vertetuara nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Rregullorja për mbrojtje nga zjarri dhe shpërthimet, të cilat gjithashtu duhet të miratohen nga…

Lexo më Shumë