Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska tha se çdo pore në shoqërinë në Maqedoni është e mbuluar me korrupsion. “Tek ne çdo pore është e mbuluar nga korrupsioni. Tani na ka shkuar në mendje se korrupsioni vret vërtet. Ndërgjegjësimi i zyrtarëve nuk ishte në nivele të larta dhe qytetarët ishin shumë tolerues. Ne po sillemi në vend. Ky është një dush i ftohtë për të gjithë dhe do t’i kthjellojë të gjithë dhe ata do të jenë më të vetëdijshëm dhe do të nxjerrim një mësim nga e gjithë kjo. Situata është komplekse dhe pasojat me të cilat përballemi janë…

Lexo më Shumë

Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet. Kështu shkruan ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa i përgjigjet deklaratës së zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili sot tha se “avokatët e Kreshnik Bekteshit janë avokatët e Gruevskit dhe Mijallkovit” Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët, shkruan Osmani. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si…

Lexo më Shumë

Më 23.03.2025 në orën 23.38 në Stacionin Policor Çair, D.D. nga Shkupi, këshilltar në komunën e Butelit të një partie, denoncoi se rreth orës 20.00 ka vërejtur se në një rrjet social ishte publikuar një status nga personi D.K. në të cilin janë shkruar kërcënime dhe shpifje në drejtim të partisë së tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë

Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës. Ajo menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit dhe sipas informatave të para nga drejtori i Spitalit, ajo është në gjendje stabile. Nga shërbimi i urgjencës janë ftuar në Qendrën për të ofruar ndihmë në ora 13:55. Sipas shefit të Ndihmës urgjente, Boshe Millosheski, punëtorja sociale (38) ka plagë nga plumbi në stomak. Prokurori publik dhe policia po kryejnë ekspertizë në hapësirat e Qendrës dhe së shpejti paralajmëruan informata për rastin dhe sulmuesin,…

Lexo më Shumë

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër B.P.(21) nga Negotina dhe S.S.(22) nga Rosomani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,kontrabandë të emigrantëve“. Më 13.03.2024, i denoncuari me automjet pasagjerësh „audi“ nga Gjevgjelia në drejtim të Shkupit transportonin tetë emigrantë nga Siria, nga të cilët një i mitur.TS

Lexo më Shumë

Më 23.03.2025 rreth orës 19.45 në SPB Shkup u denoncua se ishte djegur një shtëpi në territorin e Shuto Orizarës, në pronësi të R.B.(57) dhe А.B.(53), të dy nga Shkupi, të cilët momentalisht ndodhen jashtë shtetit. Në vendngjarje u gjet Е.D.(51) nga Gostivari, i cili u privua nga liria dhe u shoqërua në stacion policor. Zjarri ishte shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër S.D.(44) nga f.Debreshtë, komuna e Dollnenit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,vjedhje“ dhe kundër S.D.(55) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 03.11.2020 i denoncuari i parë në zonën e f.Peshtalevë, i denoncuari u gjet duke drejtuar automjetin transportues „man“ i ngarkuar me dru ahu për të cilin nuk kishte dhe nuk posedonte dokumentacion. Ndërsa, i denoncuari i dytë – inspektor kryesor për krime të përgjithshme në Zyrën e Jashtme për Çështje…

Lexo më Shumë

Më 23.03.2025 rreth orës 23.30 në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë i arrestuan А.I.(21) nga f.Shum, rrethi i Strugës dhe I.М.(22) nga Struga. Gjatë kontrollit të automjetit „folksvagen golf“ me targa regjistrimi të Strugës, të cilin e drejtonte А.I., ndërsa bashkudhëtar ishte I.М., te I.М. ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë