Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të saj për shtyp, jashtë Shtëpisë së Bardhë, kritikoi sot Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe mbështeti planet e Presidentit Trump për të eliminuar (mbyllur) agjencinë. Kjo vjen mes një shqyrtimi të konsiderueshëm nga Departamenti i sapokrijuar i Efiçencës Qeveritare (DOGE) i Elon Musk, tha ajo. Leavitt dënoi USAID-in për atë që ajo e quajti “shpenzime të kota” dhe “çmendura”, duke përmendur shpenzime specifike që ajo beson se janë shembuj të keqmenaxhimit të agjencisë. Karoline Leavitt, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me paratë…
Author: Hamdi Kumanova
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017. Dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut. Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun. E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit…
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars. Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara…
Memedali Jusufi Mediat në vendet demokratike ushtrojnë funksionin e njohur si “watchdog”duke shërbyer si roje në mbrojtje të interesit publik. Përmes investigimeve të tyre ato nxjerrin në dritë dhe denoncojnë aktet korruptive dhe abuzimet e shume ne jeten publike nje theks i vecant abuzimi me fondet publike, veprimtaritë keqbërëse të njerëzve në pushtet apo të rrjeteve të krimit, aktivitetet e paligjshme dhe mjaft akte të tjera që cënojnë rendin publik dhe sigurinë, pronën dhe mirëqenien e qytetarëve. “Frika nga shtypi bën që të ndalen më shumë krime, korrupsion dhe imoralitet se sa frika nga ligji” – ka thënë gazetari dhe…
“Të gjithë skijatorët që në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të frekuentojnë Kodrën e Diellit, do t’iu ofrohet zbritje në bileta për 30 për qind, por kjo zbritje nuk do jetë vetëm për biletat e ski ashensorëve apo teleferikun me gjashtë ulëse, por do vlejë edhe për ata që do duan ta kalojnë natën në hotelin “Sllavia””, njofton Alsat. Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji tha se më 17 shkurt, planifikohet të ketë edhe organizime të tjera me qëllim që mysafirëve të shumtë nga Kosova t’iu urohet një mirëseardhje ndryshe. “Atë ditë kemi planifikuar që të…
Duke filluar nga viti 2011, Enti Shtetëror i Statistikave ka ndërprerë llogaritjen e shportës së konsumit sipas kritereve të mëparshme dhe ka kryer Anketën për të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës, e cila, sipas statistikës, ishte plotësisht e harmonizuar sipas rekomandimeve të Eurostatit. Më 24 shkurt 2011, Sindikatat e Maqedonisë prezantoi Shportën Minimale të Sindikatave. Sipas pikëpamjeve sindikale , Shporta Minimale Sindikale është një model më realist për llogaritjen e kostos së jetesës. Së fundmi, pas kontestimit javën e kaluar të Metodologjisë nga Qeveria dhe kryeministri Hristijan Mickoski, ajo të hënën është kontestuar edhe nga punëdhënësit, të cilët kanë kërkuar…
Nga dje mbi 100 infermiere, 56 prej të cilave vetëm në Prilep kanë mbetur pa kontrata të punës. Edhe pse pa kontrata, infermieret vazhdojnë të punojnë. Nga Shoqata “Për ne” apelojnë për zgjidhje sistematike të këtyre punësimeve, shkruan Alsat. “Në spitalin e Prilepit kemi 56 infermiere që u janë ndërprerë kontratat, kemi në Kavadarë, Manastir. Ndërprerje të 56 kontratave, ku vetëm për 27 pëlqime janë dhënë, dhe kemi infermiere në të gjitha Institucionet shëndetësore ku kemi numra të saktë se sa janë, të cilave nuk i është thënë të mos vijnë në punë dhe të cilët nuk do të kenë…
Policia suedeze ka njoftuar të martën se pesë persona janë plagosur në një sulm në një shkollë në qytetin e Orebro rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, duke shkaktuar një reagim masiv nga shërbimet e shpëtimit. “Pesë persona janë konfirmuar të qëlluar”, ka thënë policia në një deklaratë, raporton Reuters. “Kjo aktualisht shihet si tentativë vrasje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”. Ambulancat, shërbimet e shpëtimit dhe policia janë në vend, tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të shpëtimit. Një zëdhënës i policisë nuk pranoi të komentojë më shumë rreth rastit.
Kim Il-sung e shkatërroi ekonominë, përqendroi pushtetin dhe pa bashkatdhetarët e tij të masakroheshin, zbulon vepra Tirani aksidental [Accidental Tyrant] i Fyodor Tertitskiyt. Nga: Christopher Harding / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Më 14 tetor 1945, një turmë në Phenian u mblodh për të dëgjuar një fjalim që do të përcaktonte një epokë të re. Sundimi kolonial japonez në Kore kishte përfunduar, gadishulli ishte në prag të pavarësisë dhe popullit në veri, nën kontrollin sovjetik, i ishte premtuar një udhëheqës i ri me një emër heroik që lidhej me luftëtarët e mëdhenj të lirisë të së kaluarës – Kim Il-sung.…
Zëvendëskryeministri Lulzim Aliu është pritur në takim nga Rektori i UT-së Prof, DR. Jusuf Zejneli së bashku me kryetarin e Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektorin për shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe anëtarë të tjerë të Senatit. Lulizim Aliu gjatë takimit me Rektorin dhe stafin e UT-së, kanë biseduar rreth sfidave dhe nevojave të arsimit të lartë në përgjithësi dhe të Universitetit të Tetovës në veçanti. Gjatë takimit u theksua se UT ka nevojë për mbështetje financiare për kërkime shkencore dhe mundësi për zhvillim profesional të stafit akademik. Gjatë këtij takimi përpos tjerave vëmendje e veçantë i është përkushtuar…
Me datë 02.03.2025 në ora 19:00 në SPB Tetovë, personi GR.(45) nga Tetova ka raportuar se djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën ,,146” në Tetovë. Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Tetovë, mirëpo ende nuk ka reagim të autoriteteve komunale në parandalimin e rasteve të tilla.
Sipas raportit të fundit të Transparency International – Maqedoni, përmes projektit “Pastër-Trubullt, muaji janar ka sjellër zhvillime shetësuese për sistemin gjyqësordhe ekonomisë, duke përfshirë arresime, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe demtime të buxhetit. Një prej ngjarjeve më të diskutueshme ishte arrestimi i një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Veles dhe pronarëve të një zinxhiri farmacish, për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe përdorimin e informacionit të rremë. “Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë kundër një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Veles, dy bashkëshortëve pronarë të një zinxhiri barnatorësh dhe një personi juridik, për falsifikim të shkresës zyrtare dhe shfrytëzim të…

