I pyetur për paralajmërimet për protesta pas ngjarjes tragjike në Koçan, ku jetën humbën 59 persona, kryeministri Hristijan Mickoski tha se e kupton zemërimin e qytetarëve, por që sipas tij “brejtësit politik duan të marrin pikë politike”, përmes këtyre protestave, transmeton TV21. Mickoski thotë se partia e tij është shtylla e fundit në mbrojtje të shtetit të Maqedonisë.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1808058633369984/?ref=embed_video
“Ndryshe, absolutisht i kuptoj të gjithë ata që kanë vendosur që zemërimin e tyre legjitim, ta shprehin përmes mjetit demokratik, që janë protestat. Por nuk mundem assesi t’i arsyetoj ata brejtësit dhe shkabat politik, të cilët nuk duan qeveri të fuqishme me VMRO-në, sepse është mbrojtës dhe shtylla e fundit që nuk lejon shkatërrimin e Maqedonisë si shtet”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv