Author: Hamdi Kumanova

Edhe një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e tmerrshëm në diskotekën Puls në Koçan. Sipas prokurorit të shtetit, ai dyshohet për import dhe përdorim të lëndëve piroteknike. “Një anëtar i grupit muzikor dyshohet gjithashtu për futjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Dyshohet se anëtarët e grupit kanë aktivizuar eksplozivin rreth orës 2:32 të mëngjesit si pjesë e performancës dhe efektit të tyre skenik – shatërvanë piroteknikë që hodhën shkëndija drejt tavanit mbi skenë, të cilat menjëherë dogjën çatinë e objektit dhe më pas zjarri u përhap në të gjithë objektin”, tha Kocevski.

Lexo më Shumë

Ministri i MPB, Panço Toshkovski sot në një konferencë për shtyp deklaroi se ndaj 34 personave fizik dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike” në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik, ku një person është akuzuar edhe për pranim të ryshfetit. “Ministria e Brendshme aktivizoi menjëherë të gjitha kapacitetet. Nga sigurimi i vendit të tragjedisë, evakuimi dhe rikuperimi i të plagosurve, rregullimi i trafikut, deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Mbi 250 persona u transportuan shpejt dhe sigurt në spitalet anembanë vendit…

Lexo më Shumë

Macron: Samit i ri për Ukrainën në Paris, merr pjesë edhe Zelensky Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar një samit të ri të vendeve të gatshme për të ndihmuar në garantimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Pas një samiti të liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Bruksel të enjten, Macron njoftoi se një samit i ri për Ukrainën do të mbahet në Paris të enjten e ardhshme. “Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky”, tha Macron. “Ne do të finalizojmë punën tonë për të mbështetur ushtrinë ukrainase dhe për…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë vazhdoi gjykimi ndaj shtetasit bullgar Predrag Milenkov (60 vjeç) nga Sofja, i cili mashtroi G. V. (66 vjeç) nga Kumanova për 30.000 euro, raporton Sdk.mk. Ai dhe persona të tjerë të panjohur më 31 janar të këtij viti i telefonuan dhe kërkuan që ajo të paguante një shumë të madhe parash për të shpëtuar vajzën e saj nga burgu, pasi kishte ngacmuar një migrant 20 vjeçar. Paratë i mori Milenkov, i cili u arrestua më 12 shkurt. Në seancën e djeshme u shfaqën video nga kamerat, ku duket se si i akuzuari merr paratë dhe…

Lexo më Shumë

ër të 59-të viktimat e zjarrit në Koçanë shkaku i vdekjes është ngulfatja e dhunshme që lidhet drejtpërdrejtë me zjarrin në diskotekën “Pulse” – ka njoftuar Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, duke komentuar obduksionin e trupave të viktimave. “Obduksionet nisën në orët e mbrëmjes më 16 mars dhe përfunduan në orët e pasditës së 18 marsit. Paralelisht me obduksionet ishte grumbulluar materiale dhe ishte kryer identifikimi i viktimave. Identifikimi fillestar ishte bërë nëpër spitale ku ka qenë viktimat, por me ndihmën e njohjes ose dokumenteve të viktimave. Në kushte stresi këto metoda nuk janë shumë të besueshme dhe mund…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të fundit të qeverisë për kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në diskoteka dhe kabare janë kryer gjithsej 82 kontrolle me procesverbal. Siç njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, nga 23 objekte të licencuara, 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe po përgatiten vendime për heqjen e licencës dhe ndalimin e funksionimit të tyre. Në periudhën e kaluar kanë funksionuar edhe pesë me licenca të skaduara. “Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës,…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve mediatike që pretendonin se ministria e tij kishte paguar 66 mijë euro për largimin e mobilieve nga objekti i mëparshëm i AAK-së. Ai i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe tendencioze. Në një deklaratë për media, Peci gjithashtu ka mohuar pretendimet se ka qëndruar deri në mesnatë në ministri për të fshehur dokumente. “Dje kam pasur një agjendë shumë të ngarkuar. Fillimisht kam qenë në komunën e Gjakovës në aktivitete, mandej në Deçan, në Pejë, në Istog, në Gjilan edhe në fund në mbrëmje si adhurues i futbollit kam…

Lexo më Shumë

Dogana dhe policia në fshatin Komogllavë në magjistralen Viti-Ferizaj kanë kapur makina të rrojës dhe qethjes tek një 39 vjeçar. I dyshuari i kishte kontrabanduar këto mjete nga Maqedonia e Veriut, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës.…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS). Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim. Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve. Paga mesatare mujore bruto tek të punësuarit në janar arrin 64.697 denarë.

Lexo më Shumë

Sistemi “One Sto Shop” me Kosovën në kufirin Bllacë-Hani i Elezit e ka kaluar testin e parë dhe më 1 prill, edhe zyrtarisht nis kontrolli i zvogëluar në kufirin më të ngarkuar Kosovë-Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Dy ditë më parë, dy policitë kufitare, ajo e Maqedonisë dhe Kosovën e kanë testuar procesin me sistemin “One Stop Shop” dhe rezultati është pozitiv, me çka është sjellë vendimi përfundimtar që më 1 prill, të nis funksionimi normal i kalimit me këtë sistem.

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve. “Thirrjet për sulme ndaj mediave dhe punonjësve të medias, drejtpërdrejt kërcënojnë sigurinë e gazetarëve dhe paraqesin sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thonë në ASHMAA. Agjencia edhe një herë u kujton mediave gjatë krijimit të programit të tyre që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbajtjeve të emisioneve, filmave dhe serialeve veçanërisht në atë se çfarë rëndësie mund të marrin në kontest të këtyre momenteve të ndjeshme. “Informacioni dhe përmbajtjet për ditë zie dhe njëkohësisht të respektojnë standardet më të larta…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua një propozim për ndarjen e 1 milion denarëve për ndihmën e familjeve të viktimave të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Koçan. “Ky veprim i Këshillit të Komunës së Çairit është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit të Çairit në periudha të vështira, dhe një mesazh i fuqishëm që tregon se komuniteti qëndron i bashkuar në momentet e dhimbjes dhe nevojës”, thuhet në njoftim. Kryetari i Komunës së Çairit shprehu mirënjohjen dhe angazhimin e tij për t’iu ofruar mbështetje familjeve të prekura. Ai theksoi…

Lexo më Shumë