Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua një propozim për ndarjen e 1 milion denarëve për ndihmën e familjeve të viktimave të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Koçan. “Ky veprim i Këshillit të Komunës së Çairit është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit të Çairit në periudha të vështira, dhe një mesazh i fuqishëm që tregon se komuniteti qëndron i bashkuar në momentet e dhimbjes dhe nevojës”, thuhet në njoftim. Kryetari i Komunës së Çairit shprehu mirënjohjen dhe angazhimin e tij për t’iu ofruar mbështetje familjeve të prekura. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Dje ishte një nga ditët më të rënda për vendin tonë. Tragjedia në Koçan më shqetësoi thellë, para së gjithash, si njeri dhe si prind. Në këto momente të vështira, është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në dhimbje dhe solidaritet. Më lejoni të shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet që po përballen me këtë humbje të pariparueshme, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. “Detyrimi ynë si shtet është të ofrojmë kushte adekuate trajtimi dhe mbështetje të plotë për të lënduarit. Gjatë…

Lexo më Shumë

Të hënën me fillim nga ora 12:30 do të ketë protesta në Tetovë për të kërkuar drejtësi për djegien e Spitalit Modular dhe tragjedinë në Koçan. Siç njoftoi Blendi Hodai nga Iniciativa Zero, protesta do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundoj para Gjykatës së Tetovës, shkruan TV21. Hodai tha se, kërkesat e tyre janë që të ketë rigjykim për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur që siç tha, të dënohen ata që janë përgjegjës. “Kërkojmë që të rigjykohen të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur duke filluar në 2019 me “Durmo Turs” më pas me Spitalin Modular, “Besa…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i shtetit, Lupço Koçevski, në një konferencë për media ka treguar se Prokuroria ka hap hetimin ndaj 27 personave, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, shkruan Alsat. Hetimet për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan deri më tani kanë përfshirë gjithsej 34 persona fizikë dhe tre persona juridik dhe të gjithë janë siguruar nga policia, njoftoi sot kryeprokurori publik, Ljupço Kocevski. “Të gjithë të dyshuarit në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars 2025 bashkërisht, por secili për nga kapaciteti, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, nuk kanë vepruar fare në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse…

Lexo më Shumë

Me datë 21.03.2025, në ora 02:00, në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë ndaluar R.H. (29), NH. (54) dhe A.H. (53), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 01:00 në parkingun e objektit të tyre, pas një debati të shkurtër për parkim të automjeteve, janë sulmuar fizikisht nga A.T. (33) nga Gostivari. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzimi përkatës.TS

Lexo më Shumë

Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42 vjeçaren Silvana Osmani dhe 39 vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”. Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vlerësim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir…

Lexo më Shumë

Me datë 20.03.2025, në ora 15:40 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga J.I.(56) nga i njëjti fshat që rreth orës 15:00 në oborrin e tij, pas një debati të shkurtër e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një send druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Ts

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 20.03.2025, në ora 23:15 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin S.T.(54) nga Kavadari, me banim në Gostivar. Ai dyshohet se në periudhën prej orës 12.00-13.00 në një dhomë ndihmëse të shtëpisë së R.N.(71) nga Gostivari ka kryer vjedhje, gjatë së cilës i ka marrë rreth 7.000 euro në prerje të ndryshme. Një pjesë e parave iu gjet dhe iu mor dheështë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Me datë 20.03.2025 në ora 13:10, në SPBTetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës ,,Blagoja Toska” me rrugën ,,Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, mjeti ngarkues ,,Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.S.(20) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, ka goditur këmbësoren F.D.(43) nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja F.D, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues i SPBTetovë ka kryer inspektim në vendin e aksidentit.

Lexo më Shumë

Yllka Bekteshi, bashkëshorja e ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan. Ajo përmes një statusi publik, ka shprehur solidaritetin me viktimat dhe familjarët e tyre, duke lutur për ata që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit. “Uroj Zoti tju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave..janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen mbrenda dhe jashtë vendit. Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare thotë se është përfshirë aktivisht në aksionin e madh për kontrollin e punës së kabareteve, diskotekave dhe lokaleve të natës. “Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktive në aksionin e gjerë për kontrollin e funksionimit të ambienteve që funksionojnë si kabare, diskoteka dhe klube nate në të gjithë vendin dhe vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore. Të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbulimin e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve”, thonë nga Policia Financiare.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp tha se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit në vendet tjera përgjithësisht është pa pagesë. Duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve në lidhje me spekulimet se po mblidhen para për mjekim, ai u përgjigj se nuk ka nevojë të përhapen gënjeshtra. “Përgjithësisht, 99 për qind e trajtimit është falas dhe nuk ka nevojë që askush të mbledhë para. Pra, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që u publikua tre-katër ditë më parë, nuk është tani. Ndoshta në disa vende, por përgjithësisht 99 për qind…

Lexo më Shumë