Author: Hamdi Kumanova

Me datë 20.03.2025, në ora 15:40 në fshatin Reçicë e madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPBTetovë kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga J.I.(56) nga i njëjti fshat që rreth orës 15:00 në oborrin e tij, pas një debati të shkurtër e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një send druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup kanë larguar përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. Në komunën Kisella Vodë janë realizuar aktivitete në rugën „Hristo Tatarçev”, në afërsi të sallës sportive Rasadnik, ku janë ngritur 30 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe me bar, ndërsa në rrugën “Divizioni 50” në komunën Qendër janë larguar 20 metra kub kryesisht mbetje të përziera komunale të hedhura në sipërfaqe të trafikut. Është intervenuar edhe në rrugën “Boris Sarafov” në…

Lexo më Shumë

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, kjo komunë sot ka njoftuar se ka miratuar një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e Koçanit. Vendimi u mor gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, e cila filloi me një minutë heshtje për të nderuar 59 jetët e humbura në zjarrin tragjik të 16 marsit. Kryetari Limani theksoi se në ngjarje të tilla të rënda duhet të jemi të bashkuar, përcjell TV21.

Lexo më Shumë

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas turk në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë. “Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë ndaluar T.J (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën “Renault Clio” me targa boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti. Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Një burrë po dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Gjermani dhe pasi ka kryer aktin e ka telefonuar djalin e tij për t’i treguar. Ai më pas e kishte raportuar në polici. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 19 mars 2025. Burri u arrestua në adresën e shtëpisë së tij. Departamenti i Hetimeve Kriminale të Memmingen ka marrë përsipër hetimin për rastin. Paraditen e së mërkurës, i dyshuari 54-vjeçar në një bisedë telefonike me djalin e tij ka thënë se ka vrarë nënën 55-vjeçare. Djali më pas njoftoi menjëherë policinë dhe disa ekuipazhe patrulluese shkuan…

Lexo më Shumë

Më së ftohti në mëngjes ka qenë në Berovë -8 gradë, në Manastir -4 gradë, në Shkup, Demir Kapi, Veles, Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës, Tetovë dhe Shtip – 3 gradë, Gjevgjeli, Prilep, Kumanovë dhe Kavadar – 2 gradë, në Ohër -1, në Vinicë 1 dhe në Krushevë 2 gradë, kumtoi DPHM-ja. Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë Celsius. Në Shkup, mot diell me erë të dobët nga drejtimi…

Lexo më Shumë

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në…

Lexo më Shumë

Me dhimbje dhe solidaritet të thellë ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim – dega Çair ka vendosur të anulojë të gjitha iftaret e planifikuara për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, thanë nga BDI. Mjetet e parapara për organizimin e këtyre iftareve do të ridestinohen për të ndihmuar familjet e viktimave, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre në këtë moment të rëndë. Ramazani është muaj i reflektimit, sakrificës dhe ndihmës për njëri-tjetrin. Në këtë frymë, ndjejmë për detyrë që në vend të grumbullimeve festive, të qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur…

Lexo më Shumë

“Detajet e hetimit, të dyshuarit dhe masat e propozuara të sigurisë do të bëhen të ditura në një konferencë për media para ndërtesës së Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, sot më 21 mars 2025 në ora 12:00”, thonë nga Prokuroria. Mbrëmë Sitel, raportoi se janë arrestuar kryetarët e mëparshëm të Koçanit, Nikollço Iliev, Ratko Dimitrovski dhe Lupço Papazov. Lupço Papazov pas tragjedisë në lokalin “Puls”, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të komunës. Ai më 17 mars ishte në bisedë informative në PTHP Koçani. Dimitrovski ishte kryetar në periudhën 2009-2017, ndërsa Iliev në periudhën 2017-2021. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë vendim me të cilin caktohet 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, mes të cilëve edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, shkruan Alsat. Gjykata gjatë ditës do të vendosë edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë, të cilëve më parë u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nga e hëna priten kthimet e para nga jashtë të pacientëve të lënduar që janë dërguar për trajtim pas zjarrit në Koçan. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në vend, duke qenë se trajtimi i djegieve është një proces që mund të zgjasë . “Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolave ​​të gazit në një shtëpi familjare në Kumanovë, njoftoi dje Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës. Siç njoftoi prej atje, dje (20 mars) në ora 20:23 në SPB Kumanovë është raportuar se nga shpërthimi i bombolave ​​të gazit në një shtëpi në rrugën “Gjorce Petrov” në Kumanovë ka rënë zjarr. “Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D (60) nga Kumanova. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, njoftuan nga SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë