Një shtetase e Sllovakisë është arrestuar të dielën në Sllakoc të Gjilanit.
Në raportin e Policisë, thuhet se ajo dyshohet për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa identifikimi dhe arrestimi i saj ka ndodhur pas tre muajsh.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.



