Author: Hamdi Kumanova

VLEN ka reaguar pas akuzave nga BDI në lidhje me raportin e Transparency International për korrupsionin në vend. Nga VLEN thonë se është ironi e pastër që BDI/AKI flet për korrupsion. “Për një moment menduam mos ua ka thyer dikush faqen, sepse është e pabesueshme që pikërisht partia që e çoi Maqedoninë e Veriut në pozitat më të ulëta historike në Transparency International sot del të na japë leksione. Partia me disa persona non grata për korrupsion sot mban ligjërata për Transparency International”. “Nëse BDI ka harruar, opinioni nuk ka pse harron. Në kohën e tyre vendi zbriste…

Lexo më Shumë

Sipas Tetovasot, SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër S.J. (48) nga Kavadari për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”. Më 23.08.2025, gjatë një kontrolli në automjetin “Volkswagen Passat” që e drejtonte i dyshuari, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe metamfetaminë.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 21.01.2026 në ora 11:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.P.(65) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 60-vjeçare se rreth orës 10:30 në shtëpinë familjare ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Me “kartonë të verdhë” u protestua mbrëmë para çimentores USJE në Shkup. Këta qytetarë pretendojnë se fabrika është ndotëse dhe po dëmton shëndetin e shkupjanëve. Ata nuk u besojnë matësve të fabrikës USJE, duke theksuar se asnjë ndotës nuk mund të pranojë vetë se sa ndot. Nëse fabrika nuk dislokohet, nuk vendoset monitorim 24-orësh dhe nuk ka reagim institucional, protestuesit paralajmëruan se do të radikalizojnë protestat. Kërkesat e tyre janë dërguar në mbi dhjetë institucione, duke kërkuar reagim të shpejtë. -Saktë para 6 vitesh, së bashku me një grup qytetarësh aktivistë, për herë të parë bllokuam USJE-n. Edhe atëherë…

Lexo më Shumë

Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshme në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Tre prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë. Për herë të…

Lexo më Shumë

Dy persona janë privuar nga liria gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gostivarit për raste të ndara të kërcënimeve dhe sulmit fizik, ndërsa në Tetovë është realizuar aksion kontrolli në trafik me dhjetëra sanksione. Sipas informacioneve që i raporton Tetovasot, më 21.01.2026 rreth orës 11:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria G.P. (65) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 60-vjeçare. Ajo ka raportuar se rreth orës 10:30, në shtëpinë familjare, ai kishte drejtuar kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të “Transparency International”, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka rënë për 12 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë. “Fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm dy pikë më pak krahasuar me vitin 2023 tregon qartë se problemi nuk është statistik, por politik dhe institucional. Ky regres lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet e kontestuara në Kodin Penal, të cilat u perceptuan gjerësisht si ndërhyrje për amnisti të fshehtë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të paraqitura në Perspektivën e-Tregtisë në Ballkanin Perëndimor 2025, të përgatitur nga Shoqata e-Tregtisë, 63.2% e përdoruesve të internetit në Maqedoninë e Veriut kanë blerë online në vitin 2024, gjë që e pozicionon Maqedoninë midis tregjeve kryesore në rajon për sa i përket pjesëmarrjes në blerjet online, por është ende nën mesataren evropiane. Nga Shoqata e e-tregtisë thonë se ky është një sinjal i fortë i kërkesës në rritje, por raporti tregon se rritja e tregtisë elektronike nuk është e mjaftueshme më vete. Çështja kryesore është nëse ekonomia është gati për fazën tjetër, e cila është e-tregtia…

Lexo më Shumë