Author: Hamdi Kumanova

Kina ka njoftuar se do të rrisë tarifat shtesë për mallrat amerikane në 125 për qind, një rritje të ndjeshme nga 84 për qind që ishin më parë. Ky ndryshim është një kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas autoriteteve kineze, dëmtojnë seriozisht interesat e Kinës në tregtinë ndërkombëtare, transmeton Periskopi. Ministria kineze e Financave ka sqaruar se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, duke e bërë këtë një hap të menjëhershëm dhe të rëndësishëm në politikën tregtare të Kinës. Ajo theksoi se, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të veprojnë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (10.04.2025) në ora 19:45 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, zyrtarë policorë të Policisë së Shtipit e kanë privuar nga liria R.P.(51) nga Strumica. “Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Strumicës, të cilën e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2,19 promilë”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga…

Lexo më Shumë

Pika kufitare Bllacë është ndër më të ngarkuarat dhe më të përfolurat e fundit. Kjo për shkak të radhëve të gjata kilometrike dhe pritjeve të gjata të qytetarëve për hyrje dhe dalje nga Maqedonia-Kosovë. Por tani ka shpresë se kjo po merr fund ngadalë, përcjell “Tv21”. Pas disa vonesave në fillimin e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Blacë”, tashmë është bërë e ditur se do të fillojë të shtunën, më 12 prill. Kryeministrat e RMV-së, Hristijan Mickoski dhe të Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrin pjesë në hapje të shtunën, e cila paraqet një hap të rëndësishëm simbolik drejt…

Lexo më Shumë

Në vend që të sjellë drejtësi për popullin, gjyqësori punon vetëm për të mbrojtur anëtarët e vet që shpërndajnë padrejtësi ose që e shpërndajnë drejtësinë në mënyrë selektive. Me veprimin e djeshëm, Këshilli Gjyqësor vetëm e konfirmoi këtë. Këshilli Gjyqësor u vu në shërbim dhe mbrojtje të një gjyqtari për të cilin jeta njerëzore vlen vetëm dy vite burg. Ata po e mbrojnë gjyqtarin që i shqiptoi vetëm dy vite burg një shoferi që përplasi dhe vrau një vajzë të re teksa kalonte në vijat e bardha, dhe po e mbulojnë turpin e tij. Të gjithë këta anëtarë të Këshillit…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kërkesat e studentëve që janë në bllokadë po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. “Kur dikush bën një revolucion të ngjyrosur, mospërballja është terren i përshtatshëm – këtë e kam mësuar nga miqtë e mi kinezë. Kur lë një terren bosh, e sheh gjithë egërsinë e tyre. Atëherë do të rrihnin dhe maltretonin njerëz, mendojnë se janë të fuqishëm sepse janë në turmë. Duhej të kishim filluar më herët me kundërshtim të qartë, politik. Sa më shumë bie fuqia e bllokuesve, aq më shumë zgjerohen kërkesat. Kërkesa e gjashtë është e pakuptimtë.” Ai…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) MPB njofton se dje (10.04.2025) janë ndaluar personat Z.N. (55), R.T. (55) dhe S.M. (37), të tre nga Shkupi, të cilët kërkoheshin me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burgim. “Policët e Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimeve kanë privuar nga liria Z.N pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për vepër penale të kryer nga neni 236 paragrafi 1 i Kodit Penal. Policët e Komisariatit të Policisë Kisella Vodë kanë privuar nga liria R.T pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muajsh…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast mashtrimi ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur me 8 prill rreth orës 21:00 në Prishtinë, ndërsa arrestimi i dy të dyshuarve është bërë dy ditë më vonë. “Dy të dyshuarit kanë mashtruar viktimën, shtetas i Maqedonisë së Veriut, duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash,” thuhet në njoftimin e policisë. Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë, me vendim të prokurorit të rastit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin…

Lexo më Shumë

Një 35 vjeçar, banor i fshatit Kondovë të Shkupit, dyshohet se përmes aplikacionit WhatsApp, disa herë e ka kërcënuar rëndë një fëmijë se do ta vrasë atë dhe babain e tij, njofton Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup, raporton SHENJA. Prokuroria thotë se i dyshuari në shtëpinë e tij në Kondovë mbante në mënyrë të paligjshme një armë zjarri – pistoletë gjysmë automatike të kalibrit 7.65 milimetra, me dy korniza dhe 24 fishekë. “Për t’u mburrur se ka armë zjarri, i dyshuari fillimisht në muajin shkurt ka dërguar një videoklip në numrin e telefonit që ka përdorur fëmija në atë…

Lexo më Shumë

Pasi në ambientet e shkollës fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit u panë minj, ka lindur ankth i madh tek prindërit e nxënësve. Prindërit dhe fëmijët e tyre kanë protestuar dje, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente. “Fëmijët nuk vijojnë mësimin për tre ditë. Ne kërkojmë që shkolla të pastrohet dhe dezinfektohet për sigurinë e fëmijëve tanë”, tha një nga prindërit për TV21. Prindërit njoftojnë se do të vazhdojnë protestën deri në sigurimin e kushteve të sigurta dhe higjienike për mësimin. Prindërit gjithashtu thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha se të gjitha mungesat e nxënësve do të…

Lexo më Shumë

Pas kërcënimeve nga ana e Serbisë dhe rritjes së tensioneve në veri, ish-ushararku Muharrem Maralusha propozon rikrijimin e FARK-ut si forcë shtesë për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Ai thotë se, në dispozicion janë 160 milionë dollarë, fonde të mjaftueshme për të pajisur deri në 20 mijë pjesëtarë të kësaj force të mundshme mbrojtëse. “Nëse Kosova mendon ta mbrojë veten nga hordhitë serbe që vijnë nga veriu, atëherë FARK-u duhet të krijohet. Në dispozicion janë 160 milionë dollarë – mjaftueshëm për të pajisur 20 mijë Dardanë”, shkruan ai.

Lexo më Shumë

Fotografia e djeshme e Prokurorit të Përgjithshëm Kocevski dhe Ministrit të Brendshëm Toshkovski, duke nënshkruar një memorandum për bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit, ishte një ironi e hidhur për drejtësinë dhe simbol i shtetit të kapur. Në vend të atij duarshtrengimi , ajo pamje duhej të ishte një skenë hetimi, ku Ministri i Brendshëm jep llogari për rolin e tij në tragjedinë e Koçanit. Për më shumë se një vit, një klub nate funksionoi pa licencë, me dijeninë e plotë të zinxhirit komandues të policisë lokale. Pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për shkeljet e rënda, përfshirë praninë e të miturve, përdorimin…

Lexo më Shumë

Qeveria britanike ka njoftuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake prej 450 milionë funte për Kievin, ndërsa Britania e Madhe dhe Gjermania përgatiten të presin një takim të 50 vendeve në Bruksel. Zyrtarët e mbrojtjes po mblidhen për të “grumbulluar presion” ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe për ta detyruar atë të përfundojë pushtimin e tij në Ukrainë, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey. “Ne duhet të rritemi për të penguar agresionin rus duke vazhduar të forcojmë mbrojtjen e Ukrainës”, shtoi ai. Paketa përfshin financimin për qindra mijëra dronë, mina antitanke dhe riparime të automjeteve ushtarake. Rreth…

Lexo më Shumë