Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Ky takim vjen në një kohë kur Serbia ka pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim i bërë publik nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020. “Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet…
Author: Hamdi Kumanova
Është përuruar pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive, informon Telegrafi Maqedoni. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se kjo nismë do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Sot po nisim një histori të re për bashkëpunim dhe përparim. Sot shënojmë një moment për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, po realizojmë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se sot nga ora 10.30 deri në ora 12 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në drejtim të pikës kufitare Bllacë. Vendosja e regjimit të veçantë për shkak se sot do të lëshohet në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. “E shtunë, 12.04.2025 në ora 11:00, në Pikë kalimin kufitar “Bllacë – Hani i Elezit” do të mbahet ceremoni solemne për vënien në përdorim të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë delegacione të larta qeveritare…
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka kritikuar ashpër qeverisjen shtatëvjeçare të koalicionit LSDM–BDI, duke e cilësuar atë si një periudhë që ka lënë pasoja të rënda dhe të përhershme në funksionimin e institucioneve shtetërore, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Sipas qëndrimit të shprehur nga VMRO-DPMNE, gjatë kësaj periudhe është instaluar një sistem i ri i krimit dhe korrupsionit që ka depërtuar në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Ata theksojnë se një nga sektorët më të dëmtuar është ai i gjyqësorit, ku për vite me radhë, sipas tyre, përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë në mënyrë të njëanshme dhe…
Më 10.04.2025, në ora 15:00 në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se më 08.04.2025 rreth orës 10:00, në oborrin e shtëpisë ku qëndronte partneri i saj F.H. (46) nga fshati Saraj i Shkupit, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar dy telefona mobilë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Duke reaguar për uljen e dënimit të të dënuarit Mensur Pajaziti, i cili përplasi për vdekje Teodorën, nga VMRO thonë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor vendosën ta relativizojnë padrejtësinë, duke i dhënë arsyetim juridik. Apelojnë deri te Këshilli Gjyqësor dhe ai i prokurorisë, të ndërmarrin nismë për revizion dhe vërtetim të çfarëdo veprimi të papërshtatshëm dhe jo profesional të prokurores Elmazi. “Në vend që të distancohen nga ndikimet politike, ata vazhdojnë të zbatojnë linjën e pushtetit të kaluar, simbolikisht e quajtur “gjyqësi e lulëzuar si sytha”, etiketë e cila sot paraqet rikujtim të dhimbshëm të mos funksionimit të sistemit. Apelojmë…
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër B.М.(45) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës”. Më 04.04.2025 në Makedonski Brod, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin transportues, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast u konstatua se kishte kryer transportin publik të mallrave, pa pasur licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.TS
Nga Beqir Sina/ “Ç’është ky lajm që tokën drodhi? Nxin dhe diellin këtë herë. Po si vallë ne ta besojmë që na la shoku Enver?”. Për Mero Bazen, vdekja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi me dorë të hekurt për mbi 40 vjet në Shqipëri, ishte diçka e tmerrshme, e pabesueshme. Mero ishte student kur vdiq Enveri me 11 prill të vitit 1985, dhe lajmi për humbjen e diktatorit, u kthye në ngjarjen më të tmerrshme të jetës së tij. Kishte humbur “simboli i lirisë” dhe kjo gjë nuk mund të besohej. “Vunë kujën malet, shpatet, ku ka shkelur këmb’e…
MPB Maqedoni njofton se dje (10.04.2025), zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një person juridik që zotëron leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në pronësi të A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë dhe A.R nga Bosnja dhe Hercegovina. “Kontrolli dhe këqyrja e objektit u krye në prani të njërit prej pronarëve dhe drejtuesve A.K dhe punonjësit…
Pacientët e Klinikës për Onkologji sërish po përballen me mungesën e ilaçeve kyçe, nga të cilat varet drejtpërdrejt jeta e tyre, akuzojnë nga LSDM. “Megjithëse Klekovski premtoi publikisht se nuk do të ndodhte më që të mungonin ilaçet, këtë javë mungon ilaçi biologjik “Palbosiklib”, ka mungesë edhe të ilaçit Bevacizumab (Avastin), terapi që e marrin një numër i madh pacientësh dy herë në muaj, terapi nga e cila varet jeta e tyre. “Cili është arsyetimi i Klekovskit dhe Taravarit tani? Kush do të mbajë përgjegjësi? Në vend të zgjidhjeve konkrete dhe prokurimit në kohë, institucionet nën udhëheqjen e OBRM-PDUKM…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, njoftoi se në mbledhjen e mbajtur më 10 prill 2025, Komisioni i Etikës pranë Aleancës për Shqiptarët (ASH) shqyrtoi rastin e Muhsin Arifi, kryetar i Degës së Sarajit dhe Drejtor i Spitalit të Geriatrisë, i dyshuar për marrje ryshfeti nga autoritetet kompetente. Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësisë së Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente. “Kodit i Etikës së ASH-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të…
Memedali Jusufi Qytetrimi ne te cilin jetojme , ka vetëm një rjedhë, atë ne të cilën jemi duke hecur ne dhe të tjerët, ose janë të mvarun prej saj ose janë të gjykuar të humben në rëren e shkretëtirës. Fukujama pandeku se me liberalizmin dhe demokracine erdhe edhe fundi i evolucionit ideologji dhe fundi i historisë në kuptimin e funditë të evolucionit ideologjikë të njerzimit dhe të sidomos te univerzalizimit të demokracisë liberale. Me thellimin e kërkimeve, u gjetën një nga një ligjet fizike, kimike dhe biologjike në univers, forcat themelore si ato të rëndesës dhe të elektromagnetizmit, strukturën në…

