MPB njofton se me datë 11.04.2025, në ora 21:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Jordan Zlatanoski” e kanë privuar nga liria një të mitur 14-vjeçar nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe i është dorëzuar inspektorit për delinkuencë të të miturve, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se me datë 11.04.2025, në ora 06:55, në SPB Shkup është raportuar se në një kazino në rajonin e Çairit, një person mashkull, duke kërcënuar me armë një punonjës, ka vjedhur 1.460.856,00 denarë. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 11.04.2025, në ora 11:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “171” në Tetovë, afër Tregut të Bagëtive, e kanë privuar nga liria D.A. (24) nga fshati Gradec, Gostivar. Gjatë kontrollit, te ai është gjetur dhe konfiskuar drogë narkotike – kokainë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Rasti është raportuar mbrëmë në Prishtinë, ku të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre, kanë goditur zyrtaren policore. Sipas Policisë, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje. Ndërsa, e dyshuara tjetër e mitur është liruar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vendosjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës tha se qytetarët e të dy vendeve do të kontrollohen vetëm në hyrjen e shtetit pritës dhe se të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes sistemit të përbashkët teknologjik. Tutje Kurti tha se policët do të punojnë krahë për krahë me njëri tjetrin. Lojtës Videosh
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në fjalën e tij gjatë vendosjes në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonise së Veriut dhe Kosovës tha se kufiri nuk duhet të jetë mur, por duhet të jetë urë që lidh njerëzit, idetë dhe mundësit. Mes tjerash Mickoski potencoi se kur ka vullnet të sinqertë politik nuk ka sfidë që nuk mund të kalohet. “Kufiri mund dhe duhet të jetë urë e jonë e përbashkët. Urë e cila lidh njerëzit idetë dhe mundësit. Urë pëmres të cilës flasim dhe flitet për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe të turizmi. Urë…
Ish-ministri i Ekonomisë dhe ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit, ku përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizituar shtëpinë e tij në Shkup. Më poshtë e keni reagimin e plotë të Kuçit në facebook: Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.…
LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit. Sipas opozitës maqedonase Qeveria ka vendosur vet të bëj përllogaritjen së sa kushton jeta e qytetarëve dhe tenton ta bind popullin se me 400 euro mund të jetohet. LSDM thekson se për Qeverinë qytetarët duhet të jetojnë vetëm për të paguar faturat dhe për ushqime edhe atë në bë bazë të listës së rekomanduar me prodhime nga Qeveria. Opozita maqedonase kërkon nga Qeveria të heqë dorë nga shporta e planifikuar e saj. “Për Qeverinë Papaha, mango dhe asparagus, ndërsa për qytetarët vetëm thërrime. Për qytetarët pushimi…
“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe qytetarët meritojnë përgjigje. Por, në vend të kësaj, kemi një hetim selektiv, i cili herë pas here bëhet edhe në mënyrë bombastike”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë në Telma. Ajo thotë se pas një tragjedie si kjo, askush nuk ka të drejtë të justifikohet apo të bëjë përzgjedhje. “Megjithatë, tani po shohim një hetim selektiv. Ndërkohë që ministri i mëparshëm i Ekonomisë është në paraburgim, ky aktual pretendon se nuk ka dijeni për përgjegjësitë dhe kompetencat,…
Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë. Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë. Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi. Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen…
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë. Pasi që pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, e kishte kanosur me thikë. Sipas Policisë, i dyshuari kishte kanosur edhe zyrtarë policorë gjatë arrestimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Memedali Jusufi Ate qe ben Izraeli ne Palestine kalon cdo nocion historik qe mund ti jepet nje shfarosje masive, ku e pesojn e me shume gra dhe femij te pambrojtur. Kjo e tejkalon edhe fashizmin e HItlerit dhe eshte me shume se gjenocid . thjeshte eshte vrasje e njerzimit. Vrasjet politike janë ndër vrasjet më të njohura dhe më të përfolura në historinë e njerëzimit. Shumë vrasje të liderëve politikë dhe shoqërorë lanë gjurmë të thella dhe ndryshuan historinë e njerëzimit . Por kjo qe ndodhe aktualishte me cionistet, eshte dicka qe do mbetet ne memorien e secilit banor te…

