Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë.
Pasi që pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, e kishte kanosur me thikë.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte kanosur edhe zyrtarë policorë gjatë arrestimit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


