Author: Hamdi Kumanova

Me dëshminë e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, sot me fillim në ora 09:00 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Gjorçevski në seancën e kaluar tha se nuk ka pasur absolutisht asnjë involvim dhe se as i njeh dhe as nuk mund t’i shoh të akuzuarit në rastin e vrasjes së vajzës së tij Vanjës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës, avokatit Vladimir Tufegxhiq, Gjorcevski përshkruan në detaje jetën e tij, marrëdhënien me familjen, momentet kur Vanja u zhduk dhe marrëdhëniet e tij me…

Lexo më Shumë

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Durrës, Etleva Budini thotë se garën nuk e ka me kandidatët socialistë, por me njerëzit e thjeshtë. Në një intervistë për “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, Budini u shpreh se do të kërkojë t’i fitojë jnerëzve besimin, për t’i përfaqësojë në parlament. Budini shtoi se është pasioni i saj që të merret me njerëzit. “Sot është data e çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore. Jam kandidate e re, kandidoj për parlamentin e ri shqiptar 2025-2029, por nuk jam aq e re në angazhimin tim në komunitet. Angazhim i gjatë dhe serioz. E kam filluar në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar zyrtarisht sot përmes një Note Verbale, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të konvertojnë patentë shoferët e tyre pa pasur nevojë t’iu nënshtrohen provimeve teorike apo praktike në vendin pritës. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky zhvillim është rezultat i…

Lexo më Shumë

Një udhëtim pasdite i një familjeje turistësh spanjollë mbi bregdetin e Manhatanit u shndërrua në tragjedi kur helikopteri me të cilin ndodheshin u rrëzua në një lumë në brigjet e Nju Xhersit, duke vrarë të gjithë familjen dhe pilotin. Gjithçka u dëshmua nga kalimtarët të cilët panë helikopterin të rrëzohej nga qielli. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams tha se familja ishte nga Spanja. Agustín Escobar, gruaja e tij Merce Camprubí Montal dhe fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11 vjeç, janë identifikuar si viktima të aksidentit, së bashku me pilotin 36-vjeçar, konfirmuan burime policore për ABC News.…

Lexo më Shumë

Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork. Një zëdhënës i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët si Agustin Escobar, një shef ekzekutiv i Siemens dhe Merce Camprubi Montal – që besohet të jetë gruaja e tij, raportoi NBC News. Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit. “Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjera u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy nderruan jete nga…

Lexo më Shumë

Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) publikoi gjetjet e tij për Serbinë, Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe Maltën, pasi shqyrtoi pesë shtetet palë gjatë sesionit të tij të fundit. Gjetjet përmbajnë shqetësimet dhe rekomandimet kryesore të Komitetit për zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, si dhe aspekte pozitive. Për sa i përket Serbisë, Komiteti i rekomandoi vendit tonë fqinj që “të kriminalizojë zhdukjen e detyruar si një vepër autonome, të rishikojë dënimet dhe statutet e kufizimeve për të pasqyruar peshën e saj dhe të zgjerojë përkufizimet e viktimave…

Lexo më Shumë

Tribunali i posaçëm për krimin e agresionit kundër Ukrainës pritet të organizohet në Hagë, Holandë. Tribunali i posaçëm që kombet perëndimore kanë ndërmend të krijojnë për të ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës nuk do të gjykojë Vladimir Putinin në mungesë, për sa kohë ai mbetet president i Federatës Ruse. Të njëjtën dispozitë do të zbatohet për kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas dy zyrtarëve evropianë që janë në dijeni të procesit dhe që folën për Euronews. Prokurimi i këtyre funksionarëve të lartë do të lejohet vetëm nëse të pandehurit janë fizikisht të…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, është dorëhequr nga posti i saj pasi afro tri vjetësh në Kiev, në mes të pasigurive mbi përpjekjet e administratës së Trumpit për të arritur një marrëveshje paqeje për të përfunduar luftën Rusi-Ukrainë, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”. Departamenti i Shtetit të enjten tha se Bridget Brink do të largohet nga posti i saj në të ardhmen e afërt, edhe pse nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të largohet. Brink e ka marrë postin nën administratën e ish-presidentit Joe Biden dhe ka qenë avokuese e vendosur…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike do të nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky moment paraprihet të nisë që prej orës 18:00 nga aktivitetet e të rinjve, në sheshin “Nënë Tereza”. Drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, do të jetë krah Sali Berishës, të cilët do tu drejtohen shqiptarëve më fjalimet e tyre. Ndërkohë vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dje nuk zbuloi detajet e hapjes së fushatës elektorale, por ai foli për mbështetje të madhe të shqiptarëve për PD-në në garën e 11 majit. Në prag të çeljes zyrtarisht të fushatës, Berisha nuk tregoi shumë detaje dhe…

Lexo më Shumë

Para me thasë e grushte te të mbushura plotë ku reklamohen prurje të reja e të cilat po tentohen të iu shiten qytetarëve. Kjo skemë mashtrimi që po zhvillohet lirshëm në rrjetet sociale është shumë lehtë e qasshme, mjafton të kërkohen para falso dhe të dalin disa llogari në rrjetin social TikTok.Padyshim për të verifikuar krejt veprimtarinë e paligjshme të këtyre personave, Kiksi kontaktoi me ta për të marrë më shumë informata rreth tyre. Në momentin që i shkruajmë këta persona na dërgojnë ofertat e tyre, të cilat janë vështirë të refuzueshme për qytetarët të cilët se kuptojnë që po…

Lexo më Shumë

Pas katër ditë kërkimesh, të enjten është gjetur tërhequr trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i rajonit të Hasit në Shqipëri, i cili ishte shpallur i zhdukur për disa ditë në malin e Pashtrikut. Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet e kërkim-shpëtimit nga Kosova. Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, deklaroi se si ekip kanë marrë pjesë dy ditë ne kërkimin e Lleshit.“Për shkak të kushteve atmosferike ai kishte lëvizur në një drejtim ku pretendohet se ka dalë për gjueti dhe ka humbur drejtimin në mjegull të dendur, si dhe dyshohet…

Lexo më Shumë

Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është tejet i lartë, madje më i shtrenjtë sesa në vende si Zvicra, që kanë të ardhura shumë më të mëdha për kokë banori. Ai tregoi se krahasoi çmimin e faturës së energjisë në Kosovë me atë të një deputeti shqiptar në Zvicër, duke thënë se dallimi është absurd në raport me të ardhurat. “Kontaktova me një deputet shqiptar të kantonit të Bernit. Tha se çmimi i faturës së energjisë më ka ardhë 110 franga, që i bie rreth 118 euro, për katër anëtarë të familjes. Ndërkohë,…

Lexo më Shumë