Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nga sot, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.Sipas informatave të pranuara nga zyrtarët kufitarë të palës serbe, ndërprerja vjen si pasojë e protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, të organizuara për shkak të masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit. Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë.QKMK paralajmëron se këto protesta do të ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave, si dhe mund të shkaktojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta…
Një grua 86-vjeçare nga Vinica ka raportuar në polici se është mashtruar dhe ka mbetur pa 30.000 euro, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kallëzimit të paraqitur në SPB Vinicë, më 23 janar 2026, rreth orës 08:50, një person i panjohur i është prezantuar si mjek nga Sllovenia. Ai i ka thënë se vajza e saj, e cila gjoja qëndronte dhe punonte në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda dhe kishte nevojë urgjente për një operacion, për të cilin kërkohej një shumë e madhe parash. Gruaja, duke u besuar këtyre informacionëve, ka tërhequr 30.000 euro nga banka…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka theksuar se vendimi për aktivizimin e sistemit “Safe City” është një vendim që mbron drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve. “Votimi i i Ligjit për Kundërvajtje është një konfirmim i qartë se kur ka guxim politik dhe përgjegjësi, mund të merren vendime që mbrojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Mirënjohje e sinqertë për të gjithë deputetët që mbështetën ligjin dhe treguan se siguria në trafik, mbrojtja e jetës njerëzore dhe interesi publik janë më të rëndësishme se politika ditore. Me këtë vendim, Parlamenti dërgoi një mesazh të fortë se shteti më në…
Nga e hëna është paralajmëruar ndërprerje e trafikut të mallrave në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët. Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Punë Kufitare dhe Migracion informon opinionin publik se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar një njoftim për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata “Makam-trans”, e cila është paralajmëruar të fillojë më 26.01.2026 në ora 12:00. Sipas njoftimit të dorëzuar, protesta është planifikuar të zhvillohet në pikat kufitare në vijim: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot në Kongresin e partisë se të tjerët e shohin Maqedoninë si pre, si territor për të sunduar, teksa ne e shohim si shtëpi. “Ne ofrojmë diçka tjetër, nivel, ndryshe. Duhet të ofrojmë strehim nga kjo çmenduri. Platforma dhe programi ynë është një marrëveshje me çdo qytetar. Ne ofrojmë një ekonomi dinjitoze, patriotizëm ekonomik, një model ekonomik në të cilin figura qendrore është personi dhe nevojat e tij. Një strategji ekonomike që përqendrohet në atë se si paratë që paguani në buxhet mund t’ju kthehen përsëri, përmes pagave më të larta, arsimit më të…
Projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parasheh masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë. Mesazhi që po e dërgojmë është se sistemi u ndihmon duhanpirësve të heqin dorë nga duhani, pa u stigmatizuar, shpjegon ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Parashihen obligime ligjore për zbatimin e programeve parandaluese për lënien e duhanit, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje e gjithanshme gjatë procesit të largimit nga kjo varësi. “Varësia nga nikotina paraqet problem mjekësor dhe të shëndetit publik. Është e dëshmuar se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se trajtimi, prandaj…
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Kodin Zgjedhor, deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë arritur nominime për formimin e grupit punues. “Janë dërguar dy shkresa zyrtare drejt Kuvendit. Njëra më 31 dhjetor 2025 dhe tjetra më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet kërkesës sonë, me të cilën kërkojmë të nominohen nga dy përfaqësues të partive parlamentare dhe deputetëve të pavarur, pas çka do të formohet grupi punues që do t’i qaset përgatitjes së Kodit Zgjedhor”, theksoi ministri Filkov. Ai shtoi se Kodi Zgjedhor është një zgjidhje ligjore…
Më 23.01.2026 në ora 16:40 në SP Tetovë, një banore 40-vjeçare e Tetovës ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.A.(50), i cili pas sulmit i ka drejtuar kërcënime për jetën, i ka marrë para, telefonin celular dhe dokumentin e udhëtimit, pas së cilës është larguar nga shtëpia. Ndaj personit është shpallur kërkim për shkak të dyshimit për lëndim trupor dhe rrezikim të sigurisë.
Arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Pa arsim cilësor nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe të forcohemi si shtet. Prandaj po i rrisim mjetet që i investojmë në shkolla të reja dhe salla sportive, në pajisje dhe mjete teknike, në digjitalizim dhe në mundësi për shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie. Magjia vërtet qëndron në dije, veçanërisht në një kohë kur po rriten sfidat globale. Përgjigjja më e mirë është t’i kthehemi arsimit dhe të theksojmë se secili mund të kontribuojë që ai të jetë më cilësor, qoftë si mësimdhënës, prind, kompani me përgjegjësi shoqërore apo organizatë…
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues të akuzuar për kontrabandë droge në Paqësorin lindor, duke shënuar sulmin e parë të njohur që nga arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë një operacioni në fillim të këtij muaji. Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (U.S. Southern Command) bëri të ditur në rrjetet sociale se anija ishte “e përfshirë në operacione të trafikut të drogës” dhe se në sulm u vranë dy persona, ndërsa një tjetër mbijetoi. U theksua se Roja Bregdetare është njoftuar për të nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi…
Më 23.01.2023, rreth orës 05:55, në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Probishtip, zyrtarë policorë nga Sveti Nikollë ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P. (32) nga Probishtipi, pas informacioneve operative të mëparshme se ai po lëvizte drejt Sveti Nikollës me qëllim kryerjen e një vepre penale. Pas ndalimit të automjetit, M.P. doli nga mjeti dhe filloi të sillej në mënyrë agresive dhe të papërshtatshme ndaj zyrtarëve policorë, duke sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Ndaj tij u krye testimi i alkoolit, me ç’rast u konstatua se kishte 2,38 promil alkool në gjak. Në koordinim me prokurorin publik, ndaj…

