Author: Emad

Partitë politike të shqiptarëve edhe sikur të duan nuk mund të devijojnë nga kursi pro-evropian dhe proamerikan, sepse mbështetja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë përcaktim strategjik të shtetit është jashtëzakonisht e madhe, njohës të zhvillimeve politike në thonë vendi “Frontline”. Ish-deputeti dhe kandidati për president Zudi Xhelili thotë se këtë vendosmëri e kanë ushqyer shqiptarët dhe elita politike e di saktësisht se perspektiva e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE). “Sa herë janë anketuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sa janë të interesuar për hyrjen e vendit në BE, veçanërisht shqiptarët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) Mendi Qyra i ka dërguar një telegram urimi ministrit turk të Tregtisë, Omer Bolat. Më poshtë e gjeni të plotë telegramin e urimit: I nderuar dhe shumë i respektuar Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer BOLAT, Lajmi për emërimin tuaj si Ministër i Tregtisë së Republikës së Turqisë ishte një lajm shumë i këndshëm dhe i mirëpritur për ne, por aspak i befasishëm sepse besojmë fuqishëm nga eksperienca e veprimtarisë tonë, që jeni personi më adekuat për të menaxhuar me këtë resor shumë të rëndësishëm. Me këtë telegram urimi,…

Lexo më Shumë

A ju pëlqen Mercedes G-Class, por nuk keni 166 mijë euro për të përmbushur ëndrrën tuaj? Tani nuk duhet shqetësuar, pasi 6 mijë euro “mjaftojnë” për G-Classin e ri. Por duhet bërë një kompromis. Ky Mercedes, megjithëse duket si një Mercedes, nuk është vërtet një Mercedes. Siç shkruan Autoblog, bëhet fjalë për një kopje kineze nga kompania Shanxi Huayu Technology që ka “përdhosur” G-Classin dhe e ka ofruar në një reklamë në faqen e Alibaba. Përveçse është dukshëm më i vogël se origjinali (vetëm 3.5 metra i gjatë), “Mercedesi kinez” ka një motor të vogël elektrik që ka një distancë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me deskalimin në katër komunat në veri. Kurti ka paraqitur pesë pikat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për deskalim të situatës në veri. Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë…

Lexo më Shumë

Në vazhdim ju përcjellim video material ku atentatori i Ali Ahmeti, i kërkon falje tek varri i nënës së tij Huma: Si e përjetuat lajmin për faljen nga ana e Ali Ahmeti? z. Ahmeti është një burrë shumë i madh, një hero shumë i madh, është hero kombëtar, dhe unë kam pasur fatin që të takohem edhe me shumë bashkëpunëtor të z. Ahmeit dhe ata më kanë thënë se edhe prej momentit që ke gabu’ nga z. Ahmeti je i falur sepse z. Ahmeti pushkë për shqiptarët nuk ka. Nuk ka pas kurrë dhe nuk ka. Fjalët e nënës time…

Lexo më Shumë

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur për 24-vjetorin e Çlirimit ë Kosovës. Ai ka thënë se kjo ditë ka ardhur me shumë sakrificë. Kurti ka falënderuar të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën, përfshirë NATO’n për ndërhyrjen ushtarake. “Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë, demonstrata e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore. Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve të popullit të Kosovës, pas sakrificës të Jasharve, pas luftës së UÇK-së. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e…

Lexo më Shumë

Ish-diplomati dhe profesori amerikan Daniel Serwer, ka analizuar në një shkrim deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA’së në Beograd Christopher Hill për Kryeministrin Albin Kurti. “Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë” kishte thën Hill. Për Serwer, kjo deklaratë ka probleme. “Nuk është vetëm joprofesionale. Edhe kolegut të tij në Prishtinë ia vështirëson punën. Herën e fundit që zyrtarët amerikanë sulmuan kryeministrin Kurti dhe madje…

Lexo më Shumë

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se kishin çliruar tre fshatra të vijës së frontit në Donetsk perëndimor, disa ditë pasi filloi kundërofensiva verore e Ukrainës. Ushtarët ukrainas u shfaqën në video duke ngritur flamurin ukrainas mbi fshatin Blakhodatne, në jug të qytetit të Velika Novosilka, një nga akset kryesore të kundërofensive deri më tani. Ushtarët e një brigade tjetër filmuan veten me banderolën e njësisë së tyre në Neskuçne. Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë çliruar fshatin Makarivka në rajonin e Donetsk nga pushtuesit rusë, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar. “Vendbanimet Blakhodatne dhe Makarivka janë pushtuar”,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të anketës së Institutit për Kërkime Politike-Shkup (IPIS), nga 1112 të anketuar, 63,3 për qind kanë pikëpamje pozitive për nismën “Ballkani i Hapur”, në të cilën përfshihen Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, informon PRESSonline. Analiza krahasuese me anketën e IPIS nga viti 2020 tregon rritje të besimit të qytetarëve tek iniciativa “Ballkani i Hapur”, duke marrë parasysh se në atë kohë 42.4 për qind e të anketuarve kishin qëndrim pozitiv ndaj nismës, ndërsa 39.9 për qind qëndrim negativ. Këtë vit, vetëm 15.9 për qind e qytetarëve të anketuar kanë qëndrim negativ ndaj “Ballkanit të Hapur”. Në anën…

Lexo më Shumë

RMV-ja raporte më të mira ka me Serbinë, kurse më të këqija me Bullgarinë, përcjell KlanM anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas anketës, 56.5% e qytetarëve vlerësojnë se marrëdhënie më të mira ka me Serbinë. Në vend të dytë është Shqipëria me 11.3%, kurse në të tretin Turqia dhe Kosova. Shumica dërmuese e Maqedonasve apo 72% vlerësojnë se raporte më të mira vendi ka me Serbinë. Shqiptarët 39.8%, siç njofton KlanM, vlerësojnë se marrëdhënie më të mira kemi me Shqipërinë. 64.6% e qytetarëve vlerësojnë se raporte më të këqija vendi…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tashmë ka bërë të ditur se i ka vendosur disa kushte shumicës parlamentare dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, që opozita të mbështesë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që Maqedonia e Veriut të hapërojë rrugën drejt BE-së. Një nga kërkesat e Mickoskit për shumicën parlamentare është një Qeveri e zgjeruar në të cilën do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE, por pa BDI-në. Analisti politik, Berat Azizi tha në një prononcim për “Frontline” se partitë politike të shqiptarëve tashmë e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese, se për ta prioritet është integrimi i…

Lexo më Shumë

Qeveria duhet të merret vazhdimisht me çështjet që kanë të bëjnë me nacionalizmin dhe ndërtimin e një shoqërie multikulturore, thekson presidenti  i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në prezantimin e tij në ngjarjen publike “Dialogje civile për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet”, që u mbajt në Gostivar më 29 maj. “Qeveria duhet të merret më me ndershmëri dhe konsistencë me këto çështje. Vlen të theksohet vërtetë, se është një ministri e tërë që merret me këto çështje, se ka një koordinator kombëtar në Kryeministri që merret me këto çështje, se qeveria është e hapur ndaj sektorit civil dhe kështu jemi kyçur…

Lexo më Shumë