Author: IM

Nga Kim Mehmeti Jo nga sot, por qysh se ekziston ajo si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit maqedonas të ndihmuar nga vasalët shqiptarë. Dhe ai vasalitet kurrë nuk ka qenë kaq i dukshëm sa sot, kur atë e përbëjnë ‘motrat’ e përdala politike të vëllazërisë së ‘VLEN-it’. Dhe jo nga sot, por qysh se kanë filluar të bëhen pjesë e qeverive maqedonase, pushtetarët shqiptarë kanë bërë çmos që të jenë sa më promaqedonas e sa më properëndimorë, duke harruar se votën e kanë marrë nga populli i vet për të qenë vetëm sa më proshqiptarë. Dhe mbase kurrë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Pjesëmarrës në ngjarje ishin Presidentja Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrat Mexhiti dhe Fetai, Ministrat Taravari e Toshkovski, kryetarët e komunave, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lexo më Shumë

Në shënimin e 80 vjetorit të themelimit të Gazetës Zyrtare në Maqedoninë e Veriut, asnjë shkronjë në gjuhën shqipe. As në materialin e shtypur që iu shpërnda të pranishmëve. As në video materialin që u prezantua në sallë në asnjërin prej fjalimeve, nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, edhe pse Gazeta Zyrtare që nga viti 2002, përveç në gjuhën maqedonase funksionon edhe në gjuhën shqipe. “Botimi ‘Gazeta Zyrtare e Maqedonisë së Veriut’ shtypet dhe publikohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhë tjetër zyrtare që e flasin së paku 20 % e qytetarëve e që i përkasin…

Lexo më Shumë

Kosova i ka kryer të gjitha përgatitjet për të filluar me sistemin “One stop shop” në pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja. Në intervistë për TVM2, Ai thekson se tashmë pala e Kosovës e ka një përvojë të ngjashme me Shqipërinë. Andaj pritet që së shpejti të përfundojnë edhe përgatitjet nga ana e Maqedonisë së Veriut. “Jemi informuar se pala e Maqedonisë është në fazën finale të përmbylljes së aspekteve teknike dhe ne jemi informuar që ky model i ri, regjim i ri që është hyrje-hyrje, do të…

Lexo më Shumë

Shqiptari nga Çairi, Abu Qatada Albani, është bërë ministër në Siri. Albani, i njohur edhe si Abdul Jashari, udhëhoqi për vite me radhë grupin xhihadist “Xhemati Alban”, që përbëhet kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Aktualisht, ai është pjesë e qeverisë siriane, ndërkohë që është nën sanksionet e SHBA-së për lidhje me terrorizmin, sipas informacionit të siguruar nga disa media, përcjell Almakos. Lindur më 25 shtator 1976 në lagjen Çair të Shkupit, Albani ka qenë gjithashtu një lider i Frontit Al-Nusra, një grup i lidhur me Al-Kaidën, që çoi në vendosjen e tij në listën e zezë të Departamentit…

Lexo më Shumë

Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet e ka quajtur Kosovën ‘vend mik’, përderisa janë zotuar se do të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet. “I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në një postim në rrjetet sociale, të ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Lexo më Shumë

Dr. Nuridin Ahmeti Viti 1912 për shqiptarët shënonte largimin edhe te Perandorisë Osmane nga këto troje. Historiografia shqiptare dikur, largimin e Perandorisë Osmane e përshkruante si çlirim. Në fakt, vetë veprimtarët e Lëvizjes tonë kombëtare, e edhe Ismail Qemali, disa muaj para Shpalljes së Pavarësisë, kërkonte që trojet shqiptare duhet te kishin me shume liri të veprimit, por të ishin nën ombrellën e Perandorisë Osmane. Ky koncept, në fakt ishte përkrahur edhe nga disa veprimtar, emrat e të cilëve sot janë të skalitur në historinë tonë kombëtare. Këta veprimtar, duke e parë gjendjen gjeopolitike të kohës, analizuan se shkëputja eventuale…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas sulmeve që i bëhen nga qarqe të ndryshme kohëve të fundit atij. “Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet. Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë 🇦🇱me dinjitet. Përpara, me të njëjtin ritëm!” – thuhet në postimin në facebook nga Meidani.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj sulmeve ndaj Ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani, duke e cilësuar atë si një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme dhe qasje që imponon respekt. Ai thekson se Meidani po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare dhe rithekson mbështetjen e plotë për punën e tij. “Këto ditë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë. Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e din saktësisht çfarë bën, por që e…

Lexo më Shumë

Arben Zeqiri zyrtar i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar ndaj sulmeve që po i bëhen Ambasadorit Shqiptar në RMV, Denion Meidani. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Zeqirit: Çfarë sulmi i sinkronizuar ndaj Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë!? Filloi nga Znami, vazhdoi me VMRO dhe Stoilkoviç dhe po forcohet nga argatët e VREDI-t. Të parët i kuptoj, ju pengon çdo gjë që vjen nga Shqipëria, shumë për ta janë edhe takimet edhe fotografitë. Ndër vite atyre ju ka penguar Tirana dhe Shqipëria. Por siç duket do të fillojmë t’i kuptojmë edhe këta të VREDI-t. Janë po të njëjtit…

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit ka publikuar një njoftim këtë pasdite, në të cilin thuhet se ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të Inspektoratit të Ndërtimit, Zuhejr Rexhepit. “Komuna e Sarajit me përgjegjësinë më të madhe informon opinionin se gjatë gjithë kohës respekton dhe aplikon regullat pozitive ligjore edhe në sektorin e urbanizmit. Sot ne mënyrë flagrante inspektorati shtetror i ndërtimit në krye me Zuhejr Rexhepin ka bërë sulm në kompetencat e Komunës se Sarajit me të vetmin qëllimm që të demtoj imazhin e Komunës së Sarajit. Njoftojmë opinionin e gjërë se Komuna e Sarajit në vazhdimësi është në presion nga i…

Lexo më Shumë

Disa media dhe gazetarë maqedonas kanë filluar të kritikojnë punën e Ambasadorit Shqiptar në Shkup, Denion Meidani – madje duke shkuar aq larg saqë kërkojnë dëbimin e tij nga shteti. “Ambasadori Mejdani vazhdimisht mban takime me aktorët politikë në vend, ekonomik dhe kulturor. Duket se po bëhet agjent i bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Ballkan! Me veprimet dhe deklaratat e tij, Mejdani shtrohet një pyetje serioze, së cilës duhet t’i japë një përgjigje adekuate: cili është qëllimi i veprimtarisë së tij ambasadore në Republikën e Maqedonisë? A po i kalon edhe një herë ambasadori shqiptar në RMV kufizimet në…

Lexo më Shumë