Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar në lidhje me zërat se palestinezët duhet të largohen nga vendlinjda e tyre në Gaza. “Çdo përpjekje për ta detyruar këdo palestinez të Gazës të largohet nga shtëpia dhe vendlindja e tij është një akt padrejtësie historike dhe një rrezik serioz përtej stabilitetit rajonal. Një veprim i tillë nuk është vetëm i papranueshëm moralisht, por edhe një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të të drejtave të njeriut. Kjo do t’i hapte rrugë secilit shtet apo grup shtetesh që cilindo konflikt ta zgjidhte përmes dhunës dhe…
Author: IM
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim nënkryetarin e BDI, Bujar Osmani. “Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian. Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta. Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, – ka thënë Meidani pas takimit.
Ambasadori Denion Meidani u takua me Ambassador-at-Large të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor z. Anzej Frangeš dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z. Gregor Presker. Gjatë takimit u diskutua mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në rajon, procesin e integrimit në BE dhe reformat kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm. U theksua rëndësia e bashkëpunimit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta dhe forcimin e stabilitetit rajonal. Integrimi dhe progresi rajonal kërkojnë dialog dhe angazhim të përbashkët.
Yllka Nuredini nga krahu i Arben Taravarit, ka reaguar në raport me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës, duke thënë se partinë e bëjnë aktivistët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët dhe jo vulat e Gjykatave, në labirintet e të cilës është ndarë vite me radhë padrejtësi. “Përkrahja e madhe popullore ndaj Arben Taravarit shihet në takime me aktivistë e qytetarë, në çdo qytet e fshatë që shkojmë t’i takojmë përkrahësit tanë dhe ta bëjmë ristrukturimit e partisë. Aty po takojmë numrin më të madh të përkrahësve që kanë qenë afër nesh në kohë të vështira…
Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti njofton se vulat e partisë i janë kthyer krahut të Ziadin Selës. Ajo thotë se Sela tani është i vetmi kryetar legjitim i ASH-së. “Aleanca për Shqiptarët rikthehet në duart e Shqiptarëve. Ziadin Sela, Kryetar legal dhe legjitim. Urime çdo anëtari të familjes tonë të madhe”, shkruan Dauti.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar kërkesën e Arben Taravarit nga VLEN për dorëheqje të Ali Ahmetit, përcjell TV21. Ademi thotë se Taravari këtë po e bën për të defokusuar opinionin nga vendimi i sotëm i gjykatës që kryetar i ASH-së të jetë Ziadin Sela. “Spin-doktori i Mickoskit, dr. Taravari, që fraksionin e një partie shqiptare e ktheu në nëndegë të VMRO-DPMNE-së, pasi humbi vulat dhe legalitetin për t’u thirrur rrejshëm si kryetar i atij subjekti, kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit – liderit të ligjshëm, të zgjedhur nga organet partiake dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, të zgjedhur nga populli…
Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka hedhur poshtë komentet e presidentit Donald Trump për të ardhmen e Gazës, duke theksuar se enklava palestineze e shkatërruar nga lufta izraelite duhet të rindërtohet për palestinezët dhe jo për investitorët e pasur, transmeton Anadolu. Në platformën sociale X, Sanders kujtoi se më shumë se 47 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 111 mijë të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. “Përgjigja e Trumpit… dëboni me forcë palestinezët për ta bërë Gazën ‘një zhvillim të pasurive të paluajtshme për të ardhmen, një copë toke të bukur’. Jo, Gaza duhet të rindërtohet për popullin palestinez, jo…
Arben Taravari përmes një statusi në rrjetet sociale, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij, kjo kërkesë është e motivuar nga abuzimet me pushtetin dhe pasurimin e familjes së Ahmetit. Ali Ahmeti e mbushi kupën! Është koha për Dorëheqje. Kjo është një deklaratë që ka ardhur pas një analize të gjatë, e cila kërkon dorëheqjen e z.Ali Ahmeti nga jeta politike. Kariera e tij në politikë është sa e gjatë po aq edhe e errët dhe është në fund por…nuk duhet lejuar që përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’i shpëtuar drejtësisë, të ndikojnë sadopak në…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një audio regjistrim të bërë nga qelia thotë se ndaj tij janë bërë presion sot në orët e para të ditës, teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin. Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Rama, që e quan skizofren, i kërkohet që ti bëjnë një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë edhe bukën. “Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit…
Shkruan Visar Ademi E mira me e madhe por në të njejtën kohë edhe keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti. Pse është më e mira? Sepse Albini, sipas meje, është sot poltikani më i mençur ( i lexuar), i artikuluar dhe patriot i rallë i hapësirës shqiptare (patriotizmi nuk është në modë te ne). Në qoftë se këtu shton edhe luftën me korupcionin që shqiptarët e kanë te shpërndarë si kolera atëherë permasa e tij njerëzore bëhet hyjnore. Ka një diferencë të madhe në mendimet dhe modelin e veprimit ndërmjet tij dhe të tjerëve. Po ashtu, diferenca…
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para disa minutave në Fushë Topanë, raporton SHENJA. Jozyrtarisht ka ta plagosur, ndërkohë policia ka dal në vendin e ngjarjes, por akoma nuk ka ndonjë informatë zyrtare nga autoritetet policore.
Chris LaCivita, një nga drejtuesit e fushatës së Donald Trump në SHBA, do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai u prezantua sot nga Kreu i PD Sali Berisha. Berisha shprehet se LaCivita do drejtojë fushatën e PD-së drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit. “Mirëdita, sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë…

