Ambasadori shqiptar në Shkup, Shkëlqesia e tij, Denion Meidani, në vazhdimësi realizon takime me faktorin politik, ekonomik e kulturor në vend. Ndërkaq, duket se tashmë Meidani po bëhet një faktor unifikues i të gjithē shqiptarëve nē Ballkan. Vetëm sot ka takuar deputetin e zëshëm nga Presheva, Shaip Kamberin. “Kënaqësi të bashkëbisedoja në Shkup me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 në Maqedoninë e Veriut 🇲🇰, SH.T. Denion Meidani” – ka shkruar Kamberi. Kurse Meidani për këtë takim është shprehur: 🇦🇱🤝📌 Ishte kënaqësi të mirëprisja në ambasadë në një takim miqësor deputetin e Partisë për Veprim Demokratik, z. Shaip Kamberin, të…
Author: IM
Nga Kim Mehmeti Dikur moti, BDI-ja u lëvdua me arritjen e madhe që kufirin shqiptaro – shqiptarë, pra atë me Kosovën, qytetarët e Maqedonisë ta kalojnë vetëm me letërnjoftime. Naiv siç kemi qenë gjithmonë, besuam se nga Shkupi në Prishtinë do mund të shkonim pa pengesa e pa humbur kohë, por ndërkohë ndodhi e kundërta: u zgjatën kolonat e makinave që me orë të tëra pritnin që ta kalonin kufirin e Maqedonisë. Mëkot ankoheshim për pritjet abnormale, ngaqë gjatë pjesëmarrjes së tyre njëzetvjeçare në qeveri, për kryetrarin e BDI-së – njësoj si për VLEN’istët e sotëm – Maqedonia ishte shteti…
Ish – Ministrija e Mbrojtjes Sllavjanka Trajkovska ka reaguar në lidhje me ardhjen e Dodik në RMV, përderisa shumë qeveritarë shqiptarë kanë zgjedhur të heshtin, përcjell Almakos. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Petrovska: Qeveria e DPMNE-së lejoi një njeri nga lista e zezë amerikane në qendër të Shkupit, në prani të kryeministrit dhe ministrave në qeverinë maqedonase, të sulmojë sovranitetin e vendimeve të Maqedonisë dhe të poshtërojë Maqedoninë duke dhënë “leksione” për vlerat e BE-së dhe NATO-s, dhe duke bërtitur: Rroftë Rusia. Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe shumica e qytetarëve edhe sot e mbështesin këtë, ashtu…
Një nga kompanitë me të njohura gjerësisht për parfuma në botë “Gisada” sot e ka hapur dyqanin e saj më të ri në një nga lagjet më elitare biznesore në glob. Kështu është përuruar së fundmi “Gisada” në lagjen Banhov të Zyrihut me çka ky brend po tregon se gjithnjë e më shumë po prek majat e suksesit në fushën e së bukurës – parfumave dhe kozmetikës. Por jo vetëm. Tashmë në këtë dyqan i cili ndodhet në një nga lagjet kryesore sa i përket biznesit dhe brendeve më të njohura – do të mund të gjeni edhe garderobën tuaj…
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, dje në Ankara ka pritur në takim përfaqësuesit e sektorit civil të RMV-së. Delegacioni nga RMV, i përfaqësuar nga zv. kryetari i Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC), Prof. Dr. Adnan Ismaili, kryetari i shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki, kryetari i shoqatës “Kopru”, Husrev Emin dhe përfaqësuesi i SHK “Vizioni – M”, Taxhudin Shabani, në takimin miqësor me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, biseduan rreth projekteve kulturore , sociale dhe humanitare të sektorit civil në vend dhe rajon. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe mbi projektet kulturoro-humanitare të shoqatave…
Intervistë e Presidentit Meta për “Ora News” dhënë gazetarit Andi Kurti, Ilir Meta: Diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti Z.Meta po bëhen tre muaj që nga arrestimi i juaj dhe kanë mbetur më pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqetësuar për fatin e Partisë së Lirisë në këto zgjedhje? Meta: Personalisht ndihem shumë mirë si nga aspekti i shëndetit dhe parametrat fizikë dhe po kështu optimist për të ardhmen edhe pse ajo nuk është më ajo që ishte prej shumë vitesh që atëherë kur Kushtetuta e Shqipërisë u…
Reagon Nënkryetari i parë i Alternativës Për Ndryshim Almin Shaqiri me rastin e largimit nga puna të djalit të dëshmorit Shaban Shahinit. Shkrimi i tij i plotë: Ata që i japin mirënjohje Aleksandar Vuçiçit dhe zyrtarëve të lartë të sns-it mos pritni me pas rrespekt dhe nder për dëshmorët dhe familjet e tyre! Kur kanë qenë në gjendje menjëherë pas heqjes së lapidarit me i dhon mirënjohje e me prit me lule, qka pret sot pas kaq shumë vitesh! Kur nuk ke turp, bëj ç’të duash.
Nga Mentor Nazarko Është krejtësisht e qartë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka hyrë në një rrugë pa krye. Ardhja e drejtuesve të rinj në krye të Unionit, përfundimi i mandatit të Lajcakut dhe zëvendësimi eventual i tij, zgjedhjet në Gjermani, ato të 9 shkurtit në Kosovë- nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi,- e bëjnë të paqartë se kur do të kemi sërish dialog të nivelit të lartë. Brenda frontit europian vijnë megjithatë propozime të reja të ndrojtura. Deputeti I CDU gjermane Knut Abraham, që është konsideruar mik i Kosovës, thotë se BE…
Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se alarmi i ngritur nga UNESCO për nevojën urgjente të përmirësimit të financimit të arsimit dhe shpërndarjes së burimeve, provon edhe njëherë atë që PL ka paralajmëruar, që fatkeqësisht sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare. Postimi i Metës: Alarmi i ngritur nga UNESCO për nevojën urgjente të përmirësimit të financimit të arsimit dhe shpërndarjes së burimeve, provon edhe njëherë atë që kemi paralajmëruar si Parti e Lirisë, që fatkeqësisht sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare. Ulja e financimit…
Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova për bllokimin e licencave dygjuhësore për çerdhet. “Siljanovska vetëm ka ekzekutuar atë që ja përgaditën Kryeparlamentari, këshilltari i saj dhe funksionarët e tjerë të VREDI! Tani le të bëhen “burra” deri në fund dhe le të dalin edhe ta mbrojnë Siljanovskën kundër opozitës shqiptare dhe kundër popullit shqiptar.”, ka shkruar Zeqiri.
Një aksident tragjik ka tronditur RMV-në kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar. Katër nga pasagjerët humbën jetën, ndërsa vetëm fëmija shpëtoi nga tragjedia. Për këtë ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në RMV, Shkëlqesia e tij Denion Meidani. “Aksidenti tragjik që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën katër persona, ka lënë një dhimbje të thellë në zemrat e të gjithëve. Jam pranë familjeve që po përballen me humbjen e më të dashurve të tyre. Në këto momente të vështira, shpëtimi i një fëmije të vogël sjell një…
“Mbulimi i humbjeve të komunave, mendoj se është një qasje krejtësisht e gabuar, e cila në fakt nxit joproduktivitetin, masë që u praktikua nga Qeveria e kaluar. Kjo Qeveri konsideron se një model i tillë nuk është i përshtatshëm. Edhe pse është e vërtetë që komunat po përballen me buxhet të kufizuar, kjo nuk është arsyetim për rezultatet e tyre negative financiare”, tha në një intervistë për “Llokallno”, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, i pyetur nëse kredia hungareze me të vërtetë do të ndihmojë ose është vetëm një zgjidhje për borxhet e komuneve. Synimi dhe pritshmëritë tona janë që…

