Sh.B. “Logos-A”, gjatë këtyre ditëve ka risjellë veprën poetike të Mehmet Akif Pejanit (Ersoj), “Safahat” në gjuhën shqipe. Komunikata e plotë e Logosit: 𝗩𝗘𝗣𝗥𝗔 𝗣𝗢𝗘𝗧𝗜𝗞𝗘 𝗘 𝗠𝗘𝗛𝗠𝗘𝗧 𝗔𝗞𝗜𝗙 𝗣𝗘𝗝𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗘 𝗥𝗜𝗦𝗝𝗘𝗟𝗟𝗘̈ 𝗡𝗘̈ 𝗚𝗝𝗨𝗛𝗘̈𝗡 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 Shumë nga personalitete të shquar dhe aq të rëndësishëm që jetuan në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, që i kontribuuan jetës kulturore, sociale e politike qoftë osmane e më pas edhe asaj turke kishin origjinë nga viset e ndryshme shqiptare. Ndonëse roli i tyre nuk mund të reduktohet vetëm në një shtresë identitare, ata ngelin dysi ndërmjet asaj çfarë janë për nga…
Author: IM
Arianit Reka është zgjidhur kryetar i Akademisë Politike në suaza të Aleancës për Shqiptarët – Arben Taravari. ”Sot, në Strugë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin e Partisë, ku të gjithë dhamë llogari para të njëjtit, duke vendosur kështu një standard të ri në transparencën tonë politike dhe partiake. Krahas kësaj, për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh profesor Arianit Reka”, njoftoi Taravari. Ky Kuvend dëshmoi përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë dhe transparente, duke promovuar kështu një model të ri politik në vend, thonë nga ASH.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Veliaj është thirrur në cilësinë e deklaruesit nga prokurorët e posaçëm dhe ndodhet prej 3 orësh në SPAK. Ndërkohë, dy javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. https://www.youtube.com/watch?v=YrbUYZH4f6g
Ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, u prit në një takim nga kryeministri Hristijan Mickoski, raporton Anadolu. Ministri Bolat, i cili arriti sot në Shkup për të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Türkiye-Maqedoni e Veriut dhe për takime zyrtare, zhvilloi takim me Mickoskin në ndërtesën e Qeverisë. Bolat dhe Mickoski gjatë takimit u shoqëruan nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski dhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Në një postim në llogarinë e tij në X pas takimit,…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani i është përgjigjur reagimeve të BDI-së, në lidhje me hapjen e çerdhes në Haraçinë. Limani thotë se qëllim mbi qëllimet e tij, “mbetet prangosja e hajdutëve”. Reagimi i Limanit: PËRPARËSI Qëllim mbi qëllime mbeten: ● Prangosja e hajdutëve, të cilët pasuruan familjet dhe sojin e tyre. ● Ndjekja e sorra-vistëve deri përtejë diellit, pavarsisht çmimit që duhet të paguaj. ● Ndëshkimi i bashkëpunëtorëve të tyre, të cilat janë përfshirë në kriminalitet dhe shit-blehen në çdo cikël zgjedhor. NJËKOHËSISHT Veprimtaria do të zhvillohet në: ● Hapjen e vendeve të punës, të cilat…
“Kur flasim për korrupsionin mendojmë për BDI-në non grata. Korrupsioni nuk është sëmundje por dukuri famëkeqe që vjen prezent në një shoqëri si pasojë e njerëzve të pa ngopur, keqpërdorues, e shkatërrues”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. “Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për…
Zëvendës Ministria për Euro – Integrime, Viktoroja Trajkov, ka theksuar rëndësinë e platformës INNOX.MK, e cila paraqet një shembull të shkëlqyer se si talentet e rinj dhe inovacionet mund të nxisin zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë. Me fokus në teknologjinë dhe kreativitetin, INNOX.MK ka krijuar mundësi të reja për të rinjtë në vend, duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në krijimin e zgjidhjeve të avancuara dhe të qëndrueshme. Kjo platformë sipas Trahkov, ka treguar se përmes bashkëpunimit dhe investimeve në ide të reja, Maqedonia mund të zhvillohet më shpejt dhe të arrijë nivele më të larta të konkurrencës në…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkovka, sot në Kuvend ka mbajtur fjalimin vjetor, ku ka theksuar siç tha, problemet dhe zgjidhjet e mundshme në vend. Siljanovska theksoi se “për të BE-ja është sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia jonë”. Por tha se nuk është rastësi që sot qytetarët e anëtarëve të BE-së kanë një mendim më të mirë për kapacitetin e saj demokratik. “Instrumenti im themelor politik në politikë ka qenë dhe do të mbetet një dialog i zhvilluar me vullnet të mirë. Liderët e BE-së kurrë nuk duhet të shpikin se komuniteti evropian ishte një projekt…
Një bombol gazi ka shkaktuar zjarr në një shtëpi në Kumanovë, një boler i djegur ka përfshirë edhe konstruksionin e kulmit të një shtëpie në Çerkez, njoftojnë sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë. “Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në një bombol gazi të djegur në një shtëpi familjare në rrugën “Narodna Revolucija”. Është intervenuar në orën 10:20 me një veturë dhe pesë zjarrfikës dhe është përfshirë një dhomë e objektit dhe është bërë dëm material, i cili ende nuk është konstatuar”, thonë nga QMK. Zjarri është lokalizuar dhe fikur në orën 11:20. Ndërhyrja e dytë është bërë nga shpërthimi i…
Kryeministri Hristijan Mickoski ua ka kërkuar falje banorëve të Komunës së Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet e krijuara një ditë më parë nga ministri I Politiës Sociale, Fatmir Limani. Ky i fundit tha çerdhja në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, e posaçërisht ajo në Haraçinë nuk do të nisin me punë derisa kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk i kërkon falje sepse e ka quajtur ministër jolegjitim. Gjithashtu, Limani tha se jolegjitimiteti dhe firmosja e pëlqimeve për punë në këto çerdhe nuk shkojnë bashkë dhe janë dy gjëra të ndryshme. Mickoski nga ana tjetër tha se pëlqimet…
BDI ka dënuar vendimin e djeshëm të Prokurorisë për të lirimin e të dënuarve për rastin e “27 prillit”. Nga atje thonë se dënojnë ashpër kapjen sistematike të institucioneve të drejtësisë nga kjo qeveri dhe konformizmin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë vënë në shërbim të politikës. Ky trend shqetësues, shtojnë nga atje, po minon shtetin e së drejtës dhe po shkatërron besimin e qytetarëve te institucionet që duhet të garantojnë drejtësi për të gjithë. “Vendimi i djeshëm i Prokurorisë për të liruar ata që u shpallën fajtorë për përpjekjen për grusht shteti më 27 prill, për të parandaluar…
Shkruan: Rami MISLIMI Venera Latifi është një nga zëdhënset e para shqiptare në Qeverinë e RMV-së dhe ajo sapo ka nis sfidën e madhe për mediat e vendit, që të kemi informacione dhe të kemi qasje elektronike falas nga qeveria. Venerës i bëj thirrje publike që të rishikojë një nga vendimet më skandaloze të qeverisë së shkuar, por vazhdon edhe sot ai vendim që shpalljet publikohen në gazetë ditore e duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe duke mos i shërbyer asnjë qytetari. Sot, kur flasim mbi 90% e qytetarëve informohen në forma elektronike dhe në të gjitha rrjetet sociale atëherë…

