Shqiptarë që jetojnë jashtë kufijëve të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, janë duke dhënë shembuj të ndryshëm dhe diametralisht të kundërt kur bëhet fjalë për pushetin dhe rolin opozitarë të partive që funksionojnë në këto hapsira. Derisa në Malin e ZI, komunën e Tuzit, shqiptarët u bashkuan dhe fituan pushtetin në këtë komunë, në pjesën tjetër, në Preshevë, ka filluar një luftë aggressive nga një pjesë e partive opozitare. Edhe pse fushata pë zgjedhje është larg, në Preshvë, një parti opozitare me mediumin e saj arriti deri aty sat ë përdorë një të moshuar për të lansuar një fushatë deskriditimi…
Author: IM
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili do të transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi. Në pyetjen se “Ministria e Arsimit a ja ka marrë kompetencat Komunës së Gostivarit për arsye politike?”, Ademi është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë dhe se ky veprim është ndërmarrë pasi janë shkelur procedurat ligjore nga Komuna e Gostivarit. Ndiqni përgjigjen e plotë më poshtë:
Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që 15 familjeve të viktimave të aksidentit të 13 shkurtit t’ju ndajë nga 100 mijë denarë. Vendimi është miratuar me propozim të kreut të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Qyteti i Shkupit, në shenjë solidarizimi ndaj familjarëve të viktimave të aksidentit në magjistralen Shkup-Tetovë, secilës familje do t’i ndajë nga 100 mijë denarë”, thuhet në vendim.
Shkruan: Kim Mehmeti “Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të…
“Automjetet e tona janë të sigurta, të servisuara rregullisht dhe kanë të gjitha licencat e nevojshme”. Kështu janë shprehur nga kompania e autobusëve Durmo Tours, autobusi i së cilës u aksidentua një ditë më parë në autostradën Shkup-Tetovë. Ata më tej shprehin ngushëllime për familjet e viktimave dhe rikuperimin të shpejtë për të lëmtuarve. “Dita fatale e djeshme është një tragjedi e madhe për kompaninë, për të plagosurit, për familjet e të ndjerëve dhe për të gjithë vendin. Nuk kemi fjalë për ngushëllimet e të vdekurve dhe familjeve. Ne ju dëshirojmë të lënduarëve shërim të shpejtë. Presim që institucionet të…
Në gjendje kritike, janë tre nga tetë pacientët që po trajtohen në Klinikat Kirurgjikale në Shkup, të cilët u plagosën dje në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë pranë fshatit Laskarcë. Drejtori i Qendrës së Urgjencës, Ilir Hasani, tha se një nga tre pacientët pak para u transferua Spitali “8 Shtatori” me lëndime të rënda të gjoksit, të cilat do të duhet të riparohen. “Po merren masa për të stabilizuar situatën edhe për dy pacientët e tjerë kritikë, një vajzë dhe një burrë që është operuar disa herë në gjoks. Ai ka gjakderdhje serioze dhe tek ai është ndërhyrë disa herë.…
Shkruan: Xhevdet POZHARI Gjatë viteve të kaluara, Qeveria e Kosovës ndante rreth 70 mijë euro për festën e pavarësisë. Por, në vitin jubilar, në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përmes një Këshilli Organizativ, me urdhër të Ramush Haradinaj u ndanë 600 mijë euro. Në shtetin më të varfër evropian erdhi dhe mbajti koncert këngëtarja me famë botërore, Rita Ora. Sivjet Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro! Nuk është bërë e ditur se si do të shpenzohen këto mjete, pos që është nënvijëzuar se këto para do të merren nga kategoria e shpenzimeve rezervë dhe do të barten…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk ka pranuar të flasë në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Maqedonisë lidhur me kamerat e sigurisë, që sipas autoriteteve maqedonase nuk janë dorëzuar nga pala shqiptare. “Megjithëse objekti i komuniikimit për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni”, u shpreh Veliu. Pak ditë më parë Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra. “Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare.…
Siç jeni në dijeni, në prag të bisedimeve përfundimtare Kosovë-Sërbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me problemet e shumta në të gjitha sferat e rëndësishme jetësore. Komuna e Preshevës, që nga viti 2016 nuk ka pasur stabilitet politik duke ndërruar kështu tre pushtete brenda tre viteve, ndërkaq kjo ka shkaktuar përçarje të skajshme dhe kacafytje të panevojshme politike. Në kohën kur duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët në Preshevë për arritjen e synimeve tona për bashkim me Republikën e Kosovës, jam i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme si dhe masat e përkohshme do të dëmtojnë rëndë procesin politik…
Ka filluar projekti “Trashëgimia e Përbashkët Osmane” i organizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” në Shkup, me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA). Evenimenti me rastin e fillimit të projektit u organizua në sallën e konferencave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, në të cilën morën pjesë kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë. Kreu i YTB-së, Abdullah Eren, në deklaratë për gazetarët, tha se në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni ka zhvilluar takime me…
Shkruan: Driton Maliqi Qeveria me 5 milion Euro ndihmë ndaj WizzAir-it deri në vitin 2022 don që ta zbraze këtë vend me bileta të lira për migrim? Maqedonia është duke kaluar njërën nga kohërat më të vështira qysh prej ekzistimit të saj. Më herët pasuria i takonte popullit kurse sot shumica e pasurisë që i takonte popullit ka kaluar në duar të individëve. Korporatat të cilat janë duke udhëhequr me botën janë pikërishtë rrënjët e problemit. Globalizimi i rrjetit të korporatave nëpër botë ka bërë destabilizimin e ekonomisë botërore, duke bërë luftëra, kërcënime për luftëra, borxhe dhe keqpërdorimin e resurseve…
Transaksionet me vlerë 100 milionë euro janë bërë me kartat e pagesave për blerje onlajn në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, ose 28 për qind më shumë se periudha e njëjtën në vitin 2017. Transaksionet individuale në këtë periudhë shënojnë prirje të rritjes edhe më të madhe prej 39 për qind, kështu tregon hulumtimi i publikuar sot, që e ka realizuar Asociacioni për e-Tregti i Maqedonisë. Shumica e blerjeve onlajn, ose 63 për qind, janë shpenzuar për blerje prej e-tregtarëve të huaj ose pothuaj 63.34 milionë euro, përballë 31.15 milionë euro të realizuara te e-tregtarët vendas, që…

