Lideri i LSDM-së Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, në të cilat në mënyrë katastrofike humbi edhe BDI, vlerësoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski. Është i bindur se Shkupi do ta bëjë zgjedhjen e vërtetë dhe se kandidati për kryetar të VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski do të jetë kryetari i ardhshëm. “Orce kalon 1:3”, theksoi Nikolloski. Lidhur me kandidatin kundërshtar për Qytetin e Shkupit, Amer Mecinoviq nga E Majta, theksoi se “jemi partnerë me SHBA-në dhe NATO-n” dhe se kjo është një nga arsyet pse kemi progres. E theksoi, siç tha, fitoren e bindshme të…
Author: IM
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar me respekt procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin me kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim në disa komuna të Shkupit. Në një status publik, Rexhepi ka theksuar se pavarësisht rezultatit, pjesëmarrja në këtë fushatë ka qenë një nder dhe privilegj, duke përmendur bashkëpunimin me Bujar Osmanin në Çair, Blerant Ramadani në Saraj dhe Isamedin Azizin në Butel. “Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, mbetet nder dhe privilegj që në këtë fushatë të kemi qenë bashkë me Bujar Osmanin, Blerant Ramadani dhe Isamedin Azizin – personalitete me vizion të…
Kur ende po vazhdojnë numërimet dhe mbetet e paqarte nëse ka kaluar si këshilltar në qytetin e Kumanovës, Mesud Bajrami, bartësi i listës “Për Shqiptarët e Kumanovës” ka dalë me një reagim publik. Më poshtë shkrimi i plotë i Bajramit: Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë, Dua t’ju informoj se lista e pavarur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS, me bartës unë, Mesut Bajrami, numër 96, ka arritur të grumbullojë rreth 1 mijë vota, që është një arritje historike për një kandidat të pavarur në qytetin e Kumanovës. Njëkohësisht, dua t’i falënderoj një për një të gjithë ata që besuan në kauzën…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka uruar Izet Mexhitin për fitoren në komunën e Çairit, duke e cilësuar atë si një fitore të padiskutueshme. Në një postim publik, Qehaja shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Mexhitin dhe rolin e tij si lider që ka shtyrë përpara agjendat ndër-shtetërore. Ai shtoi se, ndonëse do t’i mungojë nivelit ekzekutiv dhe atij qendror, qytetarët e Çairit meritojnë një profil si ai për zhvillimin e kësaj komune me shumicë shqiptare.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja e votuesve ka qenë 3.06%, që është 0.58 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021, kur dalja ishte 3.64%. Në nivel komunal, tendenca e rënies vërehet në shumicën e komunave me popullsi shqiptare: Tetovë: Dalja ka mbetur pothuajse e njëjtë, me një rritje minimale nga 2.06% në 2.07%. Çair: Ka shënuar një rritje të lehtë, nga 2.63% në 3.65%, duke qenë ndër komunat me përfshirjen më të…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë Zgjedhjeve lokale në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor. “Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, pjesëtarët e policisë do të jenë të pranishëm pranë vendvotimeve si dhe në pikat kyçe të komunikacionit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe zbulimit në kohë të mundësive për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde teknike e materiale, ekipe mobile dhe punë nëpër pika kontrolli.…
Mesut Bajrami, bartës i listës së pavarur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS (nr. 96), i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 19 tetor për ta “ndëshkuar” sipas tij “hajdutërinë e barnave të fëmijëve” në komunë. Në një deklaratë të publikuar pas përfundimit të fushatës, Bajrami kërkoi që qytetarët ta shfrytëzojnë “armën më të fortë që e kanë në dorë — votën” dhe të rrethojnë listën e tij, me arsyetimin se kështu “do t’i dërgojnë ata atje ku e kanë vendin – në plehun e historisë.” Mesazhi përfundon me sloganin: “VOTA JUAJ PËR NE ËSHTË AMANET.”
Shkruan: Zlatko Kramarić, Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri Në çdo shoqëri ka njerëz që me praninë, veprën dhe qëndrimin e tyre i tejkalojnë kufijtë e ngushtë të profesionit, gjuhës apo kombit. Kim Mehmeti është një nga ata. Prej dekadash ai është njëkohësisht shkrimtar, intelektual publik, përkthyes dhe urë lidhëse midis dy kulturave – asaj shqiptare dhe maqedonase – por edhe midis Ballkanit dhe Evropës. Jeta dhe veprimtaria e tij zhvillohen në atë zonë të ndërlikuar, shpeshherë kontradiktore, ku takohen identitetet, gjuhët, historitë dhe përkatësitë politike. Pikërisht në këtë kompleksitet Mehmeti ka gjetur hapësirën e vet të veprimit – hapësirën e…
Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka bërë të ditur përmes një postimi se ka zhvilluar një takim të këndshëm me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani. Gjatë takimit, u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë bashkëpunimin ndërshqiptar, sfidat e përfaqësimit dhe nevojën për një zë të bashkuar e dinjitoz të shqiptarëve në rajon. Selmani vlerësoi përkushtimin e ambasadorit në detyrë, duke theksuar angazhimin e tij për të qëndruar pranë komunitetit shqiptar dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve kulturore, shoqërore dhe politike. Në vijim shkrimi i plotë i Selmanit: Takim i këndshëm…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me Adnan Idrizin, një emër të njohur që lidh traditën, dijen dhe kulturën në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Adnan Idriz është djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, ndërsa vetë njihet si teolog dhe gazetar me kontribut të veçantë gjatë luftës së Kosovës, ku raportoi për disa nga mediat më të mëdha turke. Më pas, ai ishte ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe platformës TRT Balkan në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe serbo-kroatisht. Në vijim shkrimi i plotë i Osmanit: Sot…
Ramadan Ramadani Opinioni publik dhe angazhimi shoqëror, që në esencë ështëangazhim politik, në periudhat parazgjedhore ka dy karakteristika. Dhe kjo është kështu sidomos në Maqedoninë e Veriut dhe këtu nëpjesën shqiptare. Karakteristika e parw është se gati krejt polemikat në opinion janë në funksion të fushatës zgjedhore dhe të rënduara me aspekt politik, por partiak. Pra, cila do e vërtetë të artikulohet në opinion ose të niset cilido aksion, ai do rëndohet nga akuza se është me këta ose me ata, ose bëhet për këta ose për ata. Kjo vlen për, prej çështjeve më të mëdha si ngërçi rreth procesit…

