Author: IM

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur mbështetje të plotë për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për drejtimin e qytetit. “Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët. Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski, duke i cilësuar si “shpifje të radhës” dhe përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e qeverisë aktuale. “Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme. VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri…

Lexo më Shumë

Ish-pjesëtari i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Komhëtare dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”. Lajmin e ka bërë të ditur Mesut Bajrami, kryesuesi i këshilltarëve të pavarur i cili përmes një postimi theksoi: Të nderuar miq, shokë e dashamirë, Me krenari dua t’ju njoftoj se ish-pjesëtari i tri luftërave të UÇK-së dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”. Besim Aliu, i njohur në mbarë trojet shqiptare, është një aktivist…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE reagojnë ndaj deklaratave të Gadaf Uzairit dhe Arben Taravarit, duke i akuzuar për manipulim të opinionit dhe mungesë të ideve politike. “Kur politikanët nuk kanë ide, nuk kanë program dhe nuk kanë çfarë të ofrojnë, e vetmja gjë që u mbetet është të përhapin gënjeshtra dhe konstrukte. Kjo është pikërisht ajo që po bëjnë sot Uzairi dhe Taravari, duke shpresuar se me shtrembërimin e së vërtetës do ta fshehin paaftësinë e tyre politike dhe faktin se partia e tyre mbështetet vetëm në krim, para dhe tenderë”, thuhet në reagim. Sipas VMRO-DPMNE-së, Uzairi duhet të tregojë guxim dhe të…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Krejt po e shohim se edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, fushata për zgjedhjet lokale me të madhe është duke u zhvilluar. Nga ajo që mund të vërehet deri më tani; Çairi do jetë kryemejdani ku do maten dy anët politike shqiptare në këto zgjedhje lokale. Çairi pra që është vetëm një nënkomunë nën Qytetin e Shkupit, që nuk ka liqe dhe lum si Struga, as rëndësi historike politike si Tetova, as kandidatë të pavarur si Dibra e Gostivari e as vota të bashkëqytetarve tjerë të rëndësishme si Kumanova ose Kërçova, por krejt çka ka Çairi janë…

Lexo më Shumë

Kandidati Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me profesor Adnan Ismailin, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një prej institucioneve më të rëndësishme të botimeve në gjuhën shqipe në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi profesor Ismailin si një figurë kyçe në promovimin e kulturës së leximit dhe zhvillimin intelektual të brezave në Çair dhe më gjerë. Ai theksoi se për dekada, shtëpia botuese Logos-A ka sjellë librin më afër zemrës së qytetarëve dhe ka ndikuar në ndërtimin e një kulture të leximit të qëndrueshme. Më poshtë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit shqiptar qeverisës VLEN, duke i akuzuar se po tentojnë të dobësojnë përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe të devijojnë kursin strategjik të vendit nga rruga evropiane në një orientim pro-serb. Osmani ka theksuar se strategjia e Mickoskit për të përjashtuar BDI-në nga qeverisja nuk ka pasur për qëllim luftën kundër korrupsionit, por dobësimin e faktorit politik shqiptar në mënyrë që të mos ketë rezistencë ndaj ndryshimeve të mëdha strategjike që po ndërmerren në prapaskenë. “Qëllimi i…

Lexo më Shumë

Poezi nga Ismail Bilalli GAZA (PALESTINË) Krahë të shtrirë Që shtrëngojnë në duar Tenxhere E sahana Për të marrë Me lugë Sa më parë Një copë jetë Që përzihet Nëpër kazana Uria me kosë S’bashku Me bomba Palestinezë Po kosit E ti Qiell e diell Po heshtni Nuk po shihni Që në tokë Po ndodh Gjithë ky tmerr Nuk po e shihni Se ndërgjegjen Njerëzore E ka mbuluar Një jorgan I trashë Me terr Njerëzimi Ka mbetur Pa sy Ka mbetur Pa ndërgjegje Ka mbetur Edhe pa shpirt E nuk po e sheh Këtë vdekje Të madhe Këtë vdekje Të…

Lexo më Shumë

Naser Selmani Gjatë dy muajve të kaluar kam intervistuar disa ish-funksionarë të lartë maqedonas, të cilët në periudha të ndryshme kanë ushtruar funksione shtetërore si kryetar shteti, kryeministër apo ministër i Brendshëm. Edhe pse vijnë nga kampe të ndryshme politike, të gjithë pajtohen për një gjë: Maqedonia e Veriut ka qenë dhe mbetet nën kontrollin e plotë politik të Serbisë. Si sukses më të madh të Beogradit ata vlerësojnë instalimin e strukturave proserbe në VMRO, një parti që historikisht ka qenë probullgare. Madje ish-kryeministri Lubço Georgievski, themeluesi i saj, sot e quan VMRO-n një “ironi të historisë”. Ky depërtim strategjik…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për Këshillin Komunal të Kumanovës, Mesut Bajrami, ka shpallur zyrtarisht emrin e kandidatit të dytë në listën e tij zgjedhore “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS”. Bëhet fjalë për Muharrem Iseni nga fshati Llopat i Kumanovës. Iseni vjen nga bota e sportit dhe është një emër i njohur për kontributin e tij të gjatë në klubin futbollistik KF Bashkimi, veçanërisht në periudhat kur klubi kishte më së shumti nevojë për mbështetje dhe përkushtim, thekson mes tjerash Bajrami. Më poshtë postim i plotë i Bajramit: Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë, Kandidati i dytë në listën “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS”…

Lexo më Shumë

U largua nga jeta një prej mendjeve më të ndritura të kohës sonë, Artur Zheji, mendimtar erudit, publicist i mprehtë dhe shpirt i paepur. Ai ishte një mentor dhe intelektual brilant që na ka sfiduar të shohim më thellë, më përtej, më me dritë. I lidhur ngushtë me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e këtij vendi, ai ishte pinjolli i një dinastie të madhe historike e kulturore shqiptare si djali i gjuhëtarit të shquar Petro Zheji dhe nipi i studiuesit të njohur Gjergj Zheji dhe si intelektual e deshi Shqipërinë si pakkush tjetër. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta le…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeminsitri i parë, dhe kandidat për komunën e Çairit, Izet Mexhiti në një dalje për media theksoi se si Qeveri synojnë që të gjallërojnë Çarshinë e vjetër të Shkupit për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve. “Po nisim një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Çarshisë. Po fillojmë pastrimin dhe rregullimin e parkingut nëntokësor që ka kapacitet për 60 vetura dhe gjendet në Qendrën Konservatore në Muzeun e Maqedonisë. Gjithashtu do të pastrojmë dhe do të rregullojmë edhe hapësirën e hapur për parkim me kapacitet edhe për 60 vetura. Brenda 10 ditëve parkingu do të jetë funksional dhe në…

Lexo më Shumë