Author: IM

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, Ramadan Imeri, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve që e mbështetën në raundin e parë të zgjedhjeve. Në një deklaratë publike, Imeri falënderoi bashkëqytetarët për besimin e dhënë, duke e quajtur votën e tyre një “amanet”, për të cilin ai zotohet se nuk do të bëjë kompromis. “Të nderuar bashkëqytetarë, më lejoni që, në emrin tim, të ekipit tim dhe të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh, t’ju falënderoj nga zemra për çdo votë tuajën. Vota dhe besimi juaj për mua janë amanet, e unë me amanetin…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Janë qesharak ata që thonë se BDI’ja i ka humbur këto zgjedhje vendore. Jo, edhe këto zgjedhje, njësoj si gjitha të tjerat gjatë njëzet viteve të mëparshme, i fitoi partia e cila, duke u shërbyer sunduesve maqedonas, e mbulonte të vërtetën se shqiptarët e këtushëm nuk janë as popull shtetëformues, as popull bashkëdrejtues të Maqedonisë së Veriut. Pra, në këto zgjedhje lokale ndodhi ajo që ka ndodhur me gjitha partitë e mëparshme shqiptare të cilat i ka mposhtur e bija që e kanë lindur ato vetë. Pra ndodhi që krahu i Çairit i BDI’së – që mbulohet…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi: Me këto numra, në zgjedhje parlamentare AKI do kishte 20 deputetë, VLEN 15 Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se nëse rezultatet aktuale do të përktheheshin në zgjedhje parlamentare, atëherë Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të siguronte 20 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN vetëm 15. Ndaj Ademi ka shtuar se ata kërkojnë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se nuk duan të jenë në qeveri me çdo kusht pasi janë koalicion kombëtar. “Nëse këto numra do ishin në zgjedhje parlamentare, atëherë fitues do të ishte AKI me 20 deputetë, krahasuar me…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i është kundërpërgjigjur koalicionit VLEN në lidhje me mosrealizimin e censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke thënë se “pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike”. Ata thonë se AKI ka marë mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i. Në vijim reagimi i plotë i ASH – Taravari: Deklaratat e fundit të VLEN janë shprehje dëshpërimi dhe përpjekje për të fshehur dështimin e tyre të thellë në zgjedhje. Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komuna e Strugës, ku subjekti Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë fitues i parë me 7,587 vota, që përbën 28,80% të votave të përgjithshme. Sipas rezultateve zyrtare, lista e udhëhequr nga Fatoni ka siguruar tetë këshilltarë komunalë, duke u renditur dukshëm përpara Koalicionit VLEN, i cili ka marrë vetëm 4,056 vota ose 15,41%. Në reagimin e tij, Lloga ka theksuar se ky rezultat është “baza më e mirë për fitoren e Dr. Arsimit pas dy javësh”, duke nënvizuar se pason një periudhë e re…

Lexo më Shumë

Për herë të parë kryetar komune të Çashkës u zgjodh një shqiptar. Ai është Suat Shaqiri i AKI-së, i cili me vota la pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin dhe Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së. “Prioritetet e mia për komunën e Çashkës, për qytetarët e komunës së Çashkës, për shqiptarët maqedonasit dhe të tjerët janë ato të cilët ishin dhe të inkorporuar në programin tim zgjedhor, dhe sigurisht në ato do të fokusohemi”, tha Suat Shaqiri. Shaqiri për TV21 deklaroi se prioritet për t’u zhvilluar do t’i jep edhe shkollës modulare në fshatin Banjicë. “Ndërsa nëse flasim për çështjen e arsimit…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së shtunë në turneun e “LNN Boxing Night”, boksieri shqiptar Meriton Karaxha fitoi me nokaut teknik përballjen ndaj serbit Djordje Stojkovicit në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku në raundin e katërt gjyqtari i dha fund ndeshjes. Megjithatë, pas meçit, mediumet serbe dhe Federata e Boksit e Serbisë filluan të shkruajnë e të flasim për fitoren e Karaxhës, duke e akuzuar gjyqtarin se i dha fitore shqiptarit pa e merituar, teksa pretenduan se e kafshoi serbin. “Ishte shumë me rëndësi për mua ky meçi me serbin sepse kisha shumë stres. Kurrë nuk kam pasur stres në asnjë ndeshje,…

Lexo më Shumë

Përmes një postimi në FB kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundër-kandidatin e tij duke i dëshiruar sukses në shërbim të komunës. Postimi i plotë i Ramadanit: Të nderuar qytetarë të Sarajit, Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo. Sepse beteja për idealet, për drejtësinë dhe për dinjitetin e këtij vendi sapo ka hyrë në një fazë të re. Unë e uroj kundër-kandidatin për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në shërbim të komunës sonë. Por mbi çdo fitore numerike qëndron një fitore më e madhe, ajo e ndërgjegjes, e besës dhe e qëndrimit për…

Lexo më Shumë

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një prononcim për televizionin A2 CNN ka vlerësuar procesin zgjedhor në Çair si shembull të demokracisë dhe maturisë politike. Në pyetjen për gjestin e kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani që iu uroi fitoren Mexhiti e përshëndeti këtë gjest si reflektim i vlerave demokratike. “Po, do shfrytëzoj rastin ta përshëndes, ishte një gjest i mirë nga kundërkandidati që e pranoi fitoren tonë, vlerësoi procesin zgjedhor që ka qenë tejet demokratik, pa incidente, pa presion. Pra, kemi dhënë leksion,” u shpreh Mexhiti. Ai theksoi se ndonëse shumëkush kishte pritur tensione gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, i cili doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë kësaj fushate. Postimi i plotë: “Të dashur qytetarë të Dibrës, Faleminderit nga zemra për çdo votë, përkrahje dhe besim që më dhatë gjatë kësaj fushate. Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo përqafim në rrugët e Dibrës më kanë dhënë forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit që e duam të gjithë. Një falënderim i veçantë shkon për oponentët e mi politikë, për një fushatë të qetë dhe të qytetëruar.…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së, Selver Ajdini, për 58 vota nuk mundi të kalojë në balotazh me kryetarin aktual të komunës së Kumanovës dhe liderit të ZNAM-it, Makism Dimitrievski. Referuar të dhënave zyrtare të KSHZ-së, në balotazh shkon Goran Stojkovski nga Grupi i qytetarëve DIRO i cili ka marrë 5.973 vota ose 13.86% të trupit votues. Ndërkaq, Selver Ajdini nga AKI ka marrë 5.915 vota ose 13.73 % të trupit votues. Edhe pse Maksim Dimitrievski qëndron larg me vota duke marrë 16.391 vota, në duel me Selever Ajdinin nga AKI do ta bënte intriguese dhe interesante garën në rrethin e dytë për…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për Këshillin Komunal në Saraj. Fitues për Këshillin e Sarajit është AKI me 9.205 vota (47,89%). VLEN ka siguruar 9.004 (46,85%) vota, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 589 (3,06%). Kujtojmë se garën kryetar të Komunës së Sarajti e ka fituar kandidati i VLEN-it, Muhamet Elmazi me 50,28%.

Lexo më Shumë