Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën. Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Përveç tyre, 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve.…
Author: IM
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Sira ma njohur shtetin e Kosovës. “Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shënoi sot 102-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, duke u zotuar të mbrojë unitetin, pavarësinë dhe forcën e kombit, transmeton Anadolu. “Ne po punojmë me të gjitha forcat tona për ta mbajtur Republikën e Turqisë të përjetshme”, tha Erdogan në një deklaratë zyrtare të publikuar nga Presidenca e Turqisë. Duke e përshkruar republikën si shfaqjen më të fundit të një tradite shekullore shtetërore të ndërtuar përmes sakrificës kombëtare, ai tha: “Republika e Turqisë është çatia e fundit e kombit tonë që u kap me të gjitha forcat për lirinë dhe pavarësinë pavarësisht vështirësive, privimeve…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për Ditën e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu. Presidentja Osmani nëpërmjet rrjetit social amerikan X, në 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, tha se Turqia mbetet mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. “Turqia mbetet një mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e palëkundur, dhe mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkroi Osmani. Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar…
Osman Atalay Serbia dhe Shqipëria, herë pas here tregojnë një qëndrim ndaj Izraelit që nuk shihet madje as në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ku Evropa dhe NATO kishin luajtur rol udhëheqës, shoqëritë tradicionale në Ballkan fituan identitete të reja, ndërsa politika, kultura dhe ekonomia u rindërtuan rrënjësisht. Brenda këtij kuadri, kombet dikur armiq sot po krijojnë partneritete nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Një prej shembujve më të dukshëm të kësaj është harmonia midis Serbisë dhe Shqipërisë në procesin e tyre të integrimit evropian. Këto dy vende, që përfaqësojnë dy kombet më të mëdha të…
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ramadan Imeri, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Dibrës, zhvilloi një takim me biznesmenë dhe zejtarë të qytetit. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe shkëmbimi i ideve për zhvillimin e qendrës së qytetit, veçanërisht të shëtitores, ku janë të përqendruara shumica e bizneseve dhe dyqaneve të dibranëve. Gjatë diskutimeve, Imeri paraqiti programin dhe idetë e tij për përmirësimin e jetës ekonomike dhe urbane, ndërsa pjesëmarrësit kontribuan me mendime dhe propozime të vlefshme për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. “Ne japim ide dhe plane konkrete – jo fjalë boshe,” theksoi Ramadan…
Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar gjatë qëndrimit në Ankara titullarin e YTB-së, Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike. Z. Mehdi Gurra i është rezervuar një pritje të ngrohtë nga kryetari i YTB-së, z. Abdulhadi Turus, e shoqëruar nga një bisedë e hapur, miqësore, në kuadër të bashkëpunimit. Duke e çmuar njohjen e hershme dhe miqësinë e gjatë të tij dhe të institucionit që drejton me kryetarin e YTB-së, z. Gurra i përcolli atij urimet dhe kënaqësinë e veçantë për këtë detyrë të re dhe të rëndësishme. Në takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet…
Në një reagim të Aleancës për Shqiptarët kanë akuzuar VLEN-in për festën e djeshme me anëtar të VMRO-DPMNE-së dhe pa himnin kombëtar. “Festa e djeshme e të ashtuquajturës “fitore” në një komunë shqiptare tregoi më qartë se kurrë kush është në kontroll dhe kush janë vasalët politikë në këtë pushtet të degraduar. Pamjet ku Martin Stojanovski, kryetar i komunitetit komunal të VMRO-DPMNE-së, feston në mesin e drejtuesve të VLEN-it, janë dëshmia më e pastër se kjo “fitore” nuk ishte e shqiptarëve, por e VMRO-së. Ishte VMRO që ua dha votat, dhe sot kërkon hise në pushtet e në festë –…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Vepra e Franz Kafkës, “Metamorfoza”, shumë më tepër se një tregim grotesk për një njeri të kthyer në insekt, është një alegori e mprehtë për gjendjen njerëzore. Përtej pamjes fantastike, tragjedia e Gregor Samsa’s nuk është aq e largët nga ekzistenca e shumë njerëzve në shoqërinë tonë të sotme. Duke e shqyrtuar karakterin e tij përmes një prizmi modern, shohim se metamorfoza e tij nuk është vetëm fizike, por është një pasqyrim ekstrem i ndjenjave të alienimit, shfrytëzimit dhe humbjes së identitetit që përjetojnë individët sot. Gregor Samsa është një rob i sistemit. Para transformimit,…
Përfaqësuesit e OKH Merhamet gjatë këtyre ditëve kanë qenë pjesëmarrës në Forumin Ballkanik për Zhvillimin e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërinë e Organizatave Humanitare që është mbajtur në Stamboll. Komunikata e plotë e OKH Merhamet: Më 25 dhe 26 Tetor 2025 në Stamboll, u mbajt Forumi i Ballkanit, organizuar nga organizatat ndërkombëtare: Toplum Vakfı, Qatar Charity, Usva Vakfı, IDSB, Yedi Cihan dhe Wamy. Organizatën Kulturore Humanitare Merhamet në këtë forum e përfaqësuan z. Bekim Sulejmani dhe z. Xhihad Husejini. Ky forum kishte për qëllim të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe reflektimi për organizatat humanitare të rajonit të Ballkanit, duke synuar rritjen e…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se opozita shqiptare ka dalë dukshëm më e fortë se kampi qeverisës. “Pa dyshim se nëse i mbledhim votat e listave për këshilltarë komunalë, për ansambleistë komunalë, Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI ka 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës, VLEN. Nëse analizohet edhe numri i votave që morën kandidatët për kryetarë komunash nga Aleanca Kombëtare, edhe aty jemi mbi 20% me më shumë vota se VLEN-i, edhe…
Bartësi i listës së pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës, Mesut Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se subjekti i tij është dëmtuar ndjeshëm gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave. Sipas Bajramit, lista e tij ka marrë rreth 1,500 vota, por janë evidentuar “parregullsi serioze” në disa qendra votimi. Ai pretendon se vetëm në kutinë e votimit ku ai vetë ka votuar (1021) janë bërë të pavlefshme 60 vota, ndërsa në qendrën e votimit në burgun e Idrizovës janë “humbur” edhe 15 vota. “Komisionerët e VLEN-it, në bashkëpunim me AKI-në, sipas analizave tona, na kanë…

