Author: IM

Në të enjten e ngarkuar të 6 nëntorit me veprimtari në qytetin e Vlorës, Fondacioni ALSAR zhvilloi dhe ceremoninë e dhënies së bursave të ekselencës për studentë të Universitetit “Ismail Qemali”. Aktiviteti u mbajt në mjediset e këtij universiteti publik dhe u organizua në bashkëpunim me të. Fjala e rastit në ceremoni i takoi kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili vuri në dukje rëndësinë që i jep institucioni i drejtuar prej tij arsimimit të brezit të ri, duke e ilustruar këtë me format e mbështetjes për të rinjtë e të rejat në rrugën e dijes. Pas tij…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, që duhet të jetë instancë e objektivitetit, vlerave, virtyteve dhe etikës shkencore e akademike firmos skandalin e radhës që s’e rrok dot mendja me asnjë matematikë humane. Ditë më parë për anëtarë korrespondentë në shkencat shoqërore janë zgjedhur prof. dr. Gordana Lazhetiq nga Universiteti Shën Cirili dhe Metodi me 33 citime ne google scholar, e radhitur  në vendin 1287 sipas citimeve në RMV (https://www.adscientificindex.com/scientist/gordana-lazetic/6307813), ndërsa për përbërjen punuese është zgjedhur prof. dr. Stojko Stojkov me 34 syresh, me h index 3 dhe i radhitur në pozitën 1641 dhe (https://mk.h-index.com/en/author/lPdUegIAAAAJ) 1731 në nivel…

Lexo më Shumë

Muamet Demiri BDI e di që është në rënie, prandaj u fsheh pas “Frontit Europian” në zgjedhjet parlamentare dhe tash pas AKI-së në ato lokale. Por koalicionet e frikës nuk ndalin trendin e rënies — vetëm e vonojnë përballjen me realitetin. BDI në vend që të ndalë rënien, po ndryshon partnerët si maskat në karnaval. Sot me AKI, nesër me këdo që pranon ta mbajë për krahu në tatëpjetë. Në fakt, rënia e BDI-së nuk është vetëm çështje rezultatesh zgjedhore — është pasojë e një krize të thellë politike, morale dhe brezash. BDI është në rënie jo pse mungon struktura,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të pushtetit, të cilat, sipas tij, synojnë të imponojnë “kryetarë ushtrues detyre” në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit. “Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit. Kështu po ndodh edhe sot me përpjekjet për të sjellë kryetarë të përkohshëm në Gostivar e Vrapçisht”, – ka shkruar Taravari. Ai ka theksuar se këto ndërhyrje vetëm sa forcojnë më shumë vullnetin e qytetarëve: “Sado paradoksale, historia dëshmon se lëvizje të tilla e bëjnë edhe më të fortë vullnetin e sovranit. Fitues dhe…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani është deklaruar publikisht pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, ku ai humbi garën për kryetar të Çairit. Me anë të një postimi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Osmani ka bërë të ditur “se humbja për të nuk është fund, por një moment reflektimi dhe riorientimi”. Ai ka folur për heshtjen pas zgjedhjeve, për mësimet që ka nxjerrë dhe për rikthimin e tij në profesionin e kirurgut. “Humbja nuk është fund, është rikalibrim i drejtimit. Ajo të mëson dhe jep edhe më shumë durim, empati dhe një ambicie të re: jo për t’u ngjitur, por për…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Në rrethana të çuditshme dhe për shumëkënd të pashpjegueshme, në Gostivar nuk u arrit censusi për vetëm 22 vota. Kjo ndodhi, edhe përskaj asaj se kandidati nga radhët e opozitës, Valbon limani, mori rreth 17 mijë vota, duke u bërë kështu kandidati më i votuar në RMV për kryetar komune. Ky rezultat ngre shumë pikëpyetje, jo vetëm për organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor, por edhe për mënyrën se si trajtohet vullneti i qytetarëve kur ai nuk përputhet me interesat e pushtetit. Sot, kryeministri ka deklaruar se do të ulet me partnerët e tij të koalicionit për të…

Lexo më Shumë

Naser SELMANI Ajo i shkaktoi opozitës maqedonase një disfatë të thellë, të paparë më parë në historinë e zgjedhjeve, duke e mundur me një diferencë shumë të madhe. VMRO fitoi në 54 komuna, ndërsa LSDM vetëm në gjashtë. Përveç opozitës maqedonase, VMRO mundi edhe partitë shqiptare — VLEN dhe Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI) — në tre komuna me shumicë shqiptare: Kërçovë, Butel dhe Bërvenicë. Në këto komuna, Mickoski arriti të përçajë votën shqiptare duke ushtruar presion mbi drejtuesit e VLEN-it që të tërhiqeshin jo vetëm nga mbështetja për kandidatin e opozitës në Kërçovë, por edhe nga kandidati i tyre…

Lexo më Shumë

Qenan Aliu Analisti juridik Qenan Aliu ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të Konventës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, me theks të veçantë për rastin e Gostivarit, ku ende diskutohet se kush duhet ta udhëheqë komunën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Aliu thekson se normat e Konventës shpërfaqin frymë të qartë liberale drejt autonomisë së pushtetit lokal, duke garantuar që organet përfaqësuese lokale të kenë të drejtë mbikëqyrjeje në detaje vetëm për kompetencat e deleguara nga qeveria. Por, sipas tij, Qeveria nuk mund të ndërhyjë në kompetenca që janë të sanksionuara me ligj si përgjegjësi e pushtetit lokal. “Qeveria mund…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Ka pas gjithnjë, por tash pas këtij rezultati spektakolar të zgjedhjeve lokale në Maqedoni u shfaqën edhe më shumë defetistë shqiptar. Me defetistë i emërtoj krejt ata lluzera, propagandistë, konjukturalistë dhe oportunistë në pjesën e opinionit shqiptar të vendit ku shfaqen e dalin kudo që munden; edhe nga dy tre herë në ditë, duke bë zhurmë dhe propagandë koti dhe duke tentuar që humbjet e klaneve, sekteve, partive dhe të vet tyre ti paraqesin si gjithshqiptare! Po, këto vet njëmend kanë humbur dhe janë mundur, por kjo ishte një fitore spektakolare politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Shqiptarët, qetësisht,…

Lexo më Shumë

Nga 31 tetori deri më 2 nëntor 2025, në Edirne të Turqisë u mbajt “Takimi i 2-të i Dijetarëve Ballkanik” nën moton “Nën kupolën e nënqiellit tonë”, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Muslimanë në bashkëpunim me Fondacionin “Mimar Sinan” dhe Platformën e Bashkëpunimit të Qyteteve Ballkanike, nën mikpritjen e Guvernatorit të Edirnesë. Në takim morën pjesë dijetarë, udhëheqës fetarë dhe akademikë nga dymbëdhjetë vende të Ballkanit, si dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Trakia…

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka bërë të ditur se është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës për një rast tragjik që ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti. Sipas njoftimit, është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka theksuar se ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet përkatëse policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e vdekjes së shtetases kosovare, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Lexo më Shumë

strong>Shkruan: Prof. Dr. Metin İzeti Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, diskutimi shpesh reduktohet në një konflikt thjesht emocional. Megjithatë, nëse e shohim këtë dinamikë përmes një thjerrëze racionale dhe politike, kërkesat e shqiptarve nuk janë kërkesa radikale, por parakushte të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm dhe demokratik. Ato përfaqësojnë një projekt të qartë për barazi dhe përfaqësim, i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me stabilitetin e vetë vendit. Në zemër të këtyre kërkesave qëndron Marrëveshja e Ohrit. Ky nuk është thjesht një dokument i vjetër, por një Kushtetutë e jetesës së përbashkët.…

Lexo më Shumë