Fondacioni ALSAR ka publikuar botimin më të ri nga kolana e veprave kushtuar dokumenteve osmane. Ky cikël përfshin gjashtë tituj me rëndësi të veçantë historike dhe dokumentare: “Tirana në dokumente osmane”, “Shkodra në dokumente osmane”, “Elbasani në dokumente osmane”, “Ulqini në dokumente osmane” “Novi Pazari në dokumente osmane”, “Nishi në dokumente osmane”. Botimet sjellin për publikun një përzgjedhje të pasur dokumentesh arkivore, të cilat hedhin dritë mbi zhvillimet administrative, shoqërore dhe kulturore të këtyre qyteteve gjatë periudhës osmane. Me këtë kolanë, Fondacioni ALSAR synon të kontribuojë në studimet historike dhe të ofrojë burime të besueshme për studiues, studentë dhe të…
Author: IM
Naser Selmani Në raportin e fundit të progresit, Bashkimi Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në reformat në gjyqësi dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Megjithatë, kryeministri Mickoski i cilësoi këto vlerësime si “politike”, duke pretenduar se lidhen me refuzimin e qeverisë për të bërë ndryshimet e kërkuara kushtetuese. Ai nuk paraqiti asnjë fakt që do të kontestonte vlerësimet e Brukselit. Përveç kësaj, Mickoski bëri një krahasim të panevojshëm dhe keqdashës me Shqipërinë, duke pretenduar se Maqedonia e Veriut është “shumë përpara” saj në rrugën e integrimit. Qëllimi i këtij krahasimi ishte të zhvendoste vëmendjen…
Turneu ndërkombëtar në Osielsko, Poloni përfundoi me sukses për mundësit e KM “Liria”, të cilët u kthyen me tri medalje: 🥇 Bekon Bislimi – 38 kg (medalje ari) 🥈 Trim Pacolli – 75 kg (medalje argjendi) 🥉 Endrit Sulejmani – 41 kg (medalje bronzi) Skuadra u udhëhoq nga trajnerët Ertan Rexhepi dhe Ruzhdi Elezi. Një paraqitje dinjitoze që e vendos klubin “Liria” sërish në hartën e suksesit ndërkombëtar.
Në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit Komunal të Sarajit, Iljas Veseli u zgjodh kryetar i Këshillit me 11 vota pro. Megjithatë, vëmendjen e mori vota e një këshilltari të koalicionit VLEN, i cili doli kundër qëndrimit të grupit të vet politik. VLEN ka gjithsej 9 këshilltarë, ndërsa AKI ka 10, por pikërisht një këshilltar i VLEN nga radhët e Lëvizjes BESA votoi pro Veselit, duke e bërë të mundur zgjedhjen e tij. Ky veprim ka hapur dilema dhe ka nxitur diskutime për mundësinë e tensioneve të brendshme brenda koalicionit VLEN. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga VLEN apo…
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate zyrtare, duke shprehur mbështetjen institucionale për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, si edhe për Pastor Akil Panon, pas publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale që, sipas saj, përmbajnë gjuhë denigruese dhe sulme ndaj tyre. Në deklaratë, Qendra thekson se si institucion i angazhuar për dialogun dhe harmoninë ndërfetare, shpreh “shqetësim të thellë” për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj një përfaqësuesi të klerit dhe një organizate që mbështet vlerat e familjes, jetës dhe lirisë së besimit. Sipas saj, çdo formë kërcënimi apo diskreditimi ndaj klerikëve bie…
Shkruan Emad Mehmeti Disa diplomatë në Maqedoninë e Veriut, në forma jozyrtare, kanë kërkuar sqarime nga Albin Kurti për qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike tek ne, duke pasur parasysh hovin që ka marrë e ashtuquajtura “Bota Serbe” në rajon. Sipas burimeve, Kurti është përgjigjur se nuk ka argumente për të folur për këtë temë. Por, meqë kryeministri Kurti nuk i gjen argumentet, le t’ia kujtojmë një prej tyre. Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, thuhet qartë: “Parlamenti Evropian shpreh shqetësim për të ashtuquajturin projekt ‘Bota Serbe’ dhe thekson se disa përfaqësues të Qeverisë së…
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri, Mustaf Veseli u prit në Parlamentin e Republikës së Austrisë ku zhvilloi një takim miqësor dhe konstruktiv me deputetin austriak, z. Alois Schroll. Në shoqërimin e deputetit Schroll, Veseli vizitoi hapësirat e parlamentit aktual dhe godinën historike të Parlamentit Austriak, duke pasur mundësinë të njihet nga afër me institucionet dhe trashëgiminë politike të vendit. Dy bashkëbiseduesit zhvilluan një dialog të gjatë mbi proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deputeti Schroll shfaqi interes të veçantë për reformat që po ndërmerren në vendin…
Në Komunën e Sarajit u mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Komunal. Mbledhje zhvillua në prani të kryetarit të Komunës, Muhamet Elmazi, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur komunal. Gjatë seancës u zgjodh edhe kryetari i ri i Këshillit Komunal, Iljas Veseli, i cili mori mbështetjen e shumicës së këshilltarëve. Iljas Veseli deri pak ditësh ka qenë ushtryes detyre kryetar i Komunës së Sarajit. Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, institucioni komunal zyrtarisht e ka nisur mandatin e ri, duke hapur rrugën për punën dhe vendimmarrjet e ardhshme në interes të qytetarëve të Sarajit. Ndryshe, AKI…
Komuna e Gostivarit ka dalur me sqarim pas deklaratës së kryeministrit lidhur me miratimin e dy Planeve Detale Urbanistike, duke theksuar se çdo procedurë është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe se kryeministri është “keqinformuar” për rastin. Në reagim thuhet se procesi është bazuar në nenin 38, paragrafi 2 të Ligjit për planifikim urbanistik, i cili përcakton afatet dhe kompetencat mes komunës dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. “Sipas këtij neni, Ministria e Transportit ka një afat 20-ditor për të dhënë pëlqim ose për të dorëzuar njoftim me vërejtjet e konstatuara. Në rast se Ministria nuk vepron brenda…
Denis Preshova për 360 Gradë: Gostivari është “rast i veçantë” për shkak të ekzistimit të një ushtruesi detyre të kryetarit të komunës, i zgjedhur sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Prešova thotë se Gostivari është “rast i veçantë” për shkak të ekzistimit të një ushtruesi detyre të kryetarit të komunës, i zgjedhur sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mandati i të cilit, sipas ndryshimeve të vitit 2024, duhet të zgjasë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës në zgjedhjet e para të rregullta. Profesori vlerëson se zgjidhja e parashikuar në Ligjin Zgjedhor, sipas së cilës Qeveria duhet të emërojë një…
📝 Emad Mehmeti Të shohësh një xhami në Manastir të kthyer në servis makinash është plagë për çdo besimtar dhe turp për çdo institucion që hesht. Nuk është vetëm një ndërtesë e përdhosur, por një kujtesë e shenjtë që shkelet me vaj motori e pluhur. Manastiri, dikur vatër e bashkëjetesës dhe kulturës, sot përballet me një skandal që nuk duhet kaluar në heshtje. Ku janë zërat e atyre që duhet të jenë rojtarët e vlerave fetare⁉️ Ku është BFI-ja, që hesht sikur të mos bëhej fjalë për një objekt të shenjtë, por për një ndërtesë të braktisur⁉️ Dhe ku janë…
Një objekt kulti, më saktësisht një xhami në qytetin e Manastirit, është shndërruar në servis veturash, duke shkaktuar reagime dhe indinjatë në opinionin publik. Sipas burimeve lokale, në ambientet e xhamisë tashmë po kryhen punime mekanike dhe mirëmbajtje automjetesh, gjë që për shumë qytetarë përbën fyerje ndaj një vendi të shenjtë për besimtarët myslimanë, përcjell Almakos. Ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje është heshtja e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe e institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim apo reagim publik në lidhje me këtë çështje delikate. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe rivlerësim…

